• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Kush e nxori në pritë Azem Hajdarin dhe përse Fatmir Haklaj ndodhet pikërisht aty?!

11/02/2020
in Aktualitet, Dosja X
A A
Kush e nxori në pritë Azem Hajdarin dhe përse Fatmir Haklaj ndodhet pikërisht aty?!
3.3k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në 12 Shtator, në Tiranë do të mbërrinte Fatmir Haklaj. Ai shoqërohej nga Shefi i Rendit Jaho Mulosmani, shefi i qarkullimit Ismet Haxhia dhe Naim Çangu.

Nga Tropoja, pjesë e eskortës së Fatmirit ishte edhe furgoni i Grupit të Gatshëm. Në Tiranë atë ditë kanë qenë edhe Halil Haklaj, dhe xhaxhai Elez Haklaj. Mendohet se ata kanë ardhur pikërisht me mjetet e eskortës së Fatmirit.

Gjatë ditës, Fatmiri u takua edhe me Izet Haxhinë, truprojën e kreut të opozitës Sali Berisha. Pikërisht, ky detaj do ti kushtonte shtrenjtë Haxhisë që do të akuzohej si bashkëpunëtor në atë që njihet si vrasja e shekullit.

Azem Hajdari ndodhej në Fier atë ditë ku zhvilloi një miting. Më pas, ai u ndal në Lushnje për disa takime dhe diku nga pasditja ka mbërritur në Tiranë. Gjatë kohës që ishte në Fier dhe Lushnje, ai ka marrë disa telefonata që i kërkonin të kthehej në Tiranë. Në mbrëmje, Hajdari shkon në zyrën e tij në selinë e Partisë Demokratike, në katin e dytë.

Rreth orës 21:00 aty afrohet një mjet tip Mercedez me targa të Vlorës. Pasagjerë ndodheshin Fatmir Haklaj, Naim Çangu dhe Jaho Mulosmani. Vetura kishte një fenelinë policie.

“Sië më ka treguar Fatmiri ata kanë pritur një mik për ta takuar, ne kemi plot miq në PD edhe sot e kësaj dite, në këtë kohë del Azem Hajdari”, – tregon Zylfije Haklaj, motra e Haklajve ne “Top Story”.

Në orën 21:13 minuta nga selia e PD-së del Azem Hajdari i cili merr drejtimin për tek mjeti ku ndodheshin Fatmir Haklaj, Jaho Mulosmani dhe Naim Çangu. Burime të ndryshme dhe dëshmitarë rrëfejnë se para se të dilte, ai kishte folur në telefon me dikë që i kishte kërkuar të dilte.

“Sali Berisha mund ta ketë nxjerrë në pritë Azemin, duke pasur parasysh takimin e Azemit me babain, mund ta ketë kërcënuar i ka thënë ke bërë marrëveshje me Haklajt, e mund ta ketë detyruar të dalë”, – tregon Zylfije Haklaj, motra e Haklajve.

Ajo që është thënë nga dëshmitarë të ndryshëm është se dikush ka telefonuar në zyrën e Azemit për të njoftuar lidhur me një mjet të dyshimtë që qëndronte pranë selisë së Partisë Demokratike. Atë mbrëmje në selinë e demokratëve ndodhej edhe kryetari Sali Berisha, por nuk dihet nëse ai ka pasur informacion për mjetin e dyshimtë që lëvizte pranë selisë.

Nuk dihet as fakti se pse për të sqaruar këtë situatë, doli pikërisht Azem Hajdari. Në momentet kur po dilte nga selia, atij i bashkohen truprojat Zenel Neza dhe Besim Çerja që ndodheshin te një kafene aty pranë.

Një dëshmitar, do të deklaronte gjatë procesit se Azemi mbante në dorë një celular dhe dukej sikur sapo kishte mbyllur një telefonatë. Një tjetër person prezent, kishte pohuar se Azemi mbante në dorë një pistoletë me silenciator.

Në fakt, në vendngjarje, referuar dosjes zyrtare hetimore ishte gjetur edhe një pistoletë pranë viktimave. Prokuroria nuk e sqaroi kurrë nëse pistoleta i përkiste Azem Hajdarit, duke lënë të pazbardhur një moment që mund të tregonte shumë për dinamikën e ngjarjes.

“Fatmiri tregoi që Azemi doli me pistoletë, erdhi në drejtimin tonë dhe shoqëruesit e tij ishin me armë automatike dhe s’kishte rrugë tjetër, dhe Fatmiri është kacafyt me Jahon e Naimin, nuk donin ta linin të dilte nga makina”, – tregon Zylfije Haklaj, motra e Haklajve.

Kur Hajdari i është afruar automjetit, ai ka shkëmbyer disa fjalë me Fatmirin i cili më pas e ka qëlluar me breshëri kallashnikovi. Plumbat i marrin jetën në vend truprojës Besim Çerës ndërkohë Hajdari ndërron jetë pas disa orësh në spital. I plagosur lehtë mbeti edhe Zenel Neza.

Plumbat që dolën nga kallashnikovi i Fatmir Haklajt, gabimisht i morën jetën edhe mikut të tij Naim Çangu. Sipas motrës së Haklajve, Aishe Haklaj, e cila jep gjithashtu një intervistë ekskluzive për Top Story-n, rrëfeu se vrasja e Naimit ndodhi pasi ky i fundit shkoi për ti bllokuar armën, në mënyrë që të ndalte plumbat mbi Hajdarin.

Por Fatmir Haklaj është trembur për një moment dhe ka kujtuar se pas tij po vinte truproja e Azem Hajdarit. Për këtë arsye, është kthyer pa vëmendje dhe ka qëlluar me breshëri mbi Naim Çangun.

Më pas, Fatmiri e ka tërhequr deri te makina Çangun e plagosur dhe e ka transportuar drejt spitalit, ku ndërroi jetë disa orë më vonë. Vdekja e Çangut ishte një barrë e rëndë për Fatmirin. Arma e tij i kishte marrë jetën një prej miqve më të afërt.

“Kur e kam pyetur për vrasjen e Azem Hajdarit, kur i thashë që more më qafë tjerët që kishte me vete, ai më është drejtuar, kur një njeri të sulmon për ta marrë jetën ëfarë do të bësh ti, do ti ngresh duart lart apo do ti thuash, këtu jam, vetëm bjeri këmbëzës, dhe koka e tij është varur, dhe ndoshta gjysëm ore se ka ngritur”, tregon Aishe Haklaj, motra e Haklaj-ve.

Share226Tweet123


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

11/05/2025
Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

08/05/2025
92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

07/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In