• Kontakt
Monday, July 14, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Sport

Kur dalin biletat në shitje të “Euro 2024” dhe dy anët e shortit të 2 dhjetorit për Shqipërinë

23/11/2023
in Sport
A A
Kur dalin biletat në shitje të “Euro 2024” dhe dy anët e shortit të 2 dhjetorit për Shqipërinë
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka siguruar kualifikimin në “Euro 2024” dhe tifozët shqiptarë do të kenë mundësinë që të shijojnë përsëri pjesëmarrjen e kuqezinjve në një aktivitet madhor. Dhe ashtu si në “Euro 2016”, do të ketë një interes të jashtëzakonshëm që edhe në Gjermani të mbushin shkallët e stadiumeve për të mbështetur Shqipërinë.

Biletat që do të kthehen shpejt në objektet më të kërkuara në treg. UEFA ka mbyllur që në muajin nëntor pjesën e parë të programit të shitjes së biletave për ndeshjet e Europianit, të cilat janë shpërndarë në bazë të një lotarie të veçantë që ka organizuar me shitjen nëpërmjet faqes së internetit të saj, pa ditur në fakt se cilat do të ishin skuadrat.

Së shpejti nis faza e dytë e shitjes së biletave, ajo në të cilën mund të blesh për një ekip specifik, që është kualifikuar në këtë turne. Kjo fazë e dytë nis më 2 dhjetor, pasi të jetë hedhur shorti i fazës në grupe të turneut, dhe të gjithë të dinë se në cilat qytete e stadiume luajnë.

UEFA do të nxjerrë në shitje biletat në bashkëpunim me federatat përkatëse, kjo do të thotë se do t’u delegojë atyre të drejtën e shitjes nëpërmjet portaleve të dedikuara. Kjo nënkupton se që nga data 2 dhjetor, pasi të njihen kundërshtarët dhe stadiumet ku do të luhen tre sfidat e fazës në grupe, FSHF-ja do të ketë në dispozicion biletat.

Më pas FSHF-ja, do t’i nxjerrë në shitje në një numër të caktuar për tifozët e interesuar për t’i blerë biletat, të cilët padyshim që do të jenë të shumtë. Çmimet janë të pandryshueshme, me katër kategori biletash, ku 30 euro është më e lira. Më pas vazhdohet me 60 euro, 150 euro dhe 200 euro në fazën në grupe, ku përjashtim bën vetëm ndeshja hapëse me çmime më të larta.

Shorti – Barazimi ndaj Ishujve Faroe i ka mjaftuar Shqipërisë të sigurojë vendin e parë në grupin e saj kualifikues në “Euro 2024″, por mbi të gjitha të sigurojë për herë të parë, praninë në vazon e dytë në një short të një turneu madhor. Një arritje historike, por që ka dy anë të medaljes. Kjo, pasi në vazon e dytë, Shqipëria ka përkrah ekipe, ndoshta më të lehta se sa rivalë që mund të dalin në vazon e tretë apo në të katërt në short.

Share197Tweet123


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

12/07/2025
Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

12/07/2025
“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

10/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In