• Kontakt
Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Debat

Kur amnistojnë Samir Manen

03/11/2021
in Debat
A A
Kur amnistojnë Samir Manen
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria si orë të cilës i janë prishur akrepat. Nuk tregojnë asnjë kohë.

Samiri thuhet se ka 1 miliard euro në Shqipërinë me GDP 11 miliard e me buxhet 4.5 miliard – 1 miliard ka Samiri. 5 miliard ka Donald Trump dhe quhet miliarder amerikan.

Me ndryshimin e madh e thelbsor që Amerika është treg i madh dhe pasuria e saj është triliona e triliarda dollaro. Ndërsa Shqipëria vend pa treg dhe pa para.

Në kushte normale nuk ka asnjë mundësi të kesh 1 miliard në Shqipëri qysh në brez të parë të familjes.
A nëse të japin miniera e stë taksojnë. Nëse të japin elektronikën dhe ta japin edhe monopolin që askush tjetër të mos mundet të të konkurojë. Nëse të falin toka strategjike ku nxirren miliona. Nëse shteti punon për ty sepse politikanët krijojnë shtet paralel me ty, kështu po.

Po ta shihni me kujdes, asnjëri nga këta nuk ka prodhuar diçka. Janë ngritur duke marrë kontrata publike, duke iu dhënë shteti koncesione, duke miratuar monopole për sektorë të ndryshëm të distribucionit të mallrave nga jashtë. Duke i mbytur me shtet të gjithë konkurentët e mundshëm.
Është sistemi komunist i gjithçkaje monopol shtetëror, veçse sot Byroja Politike që mbante nën kontroll gjithcka është kthyer në Byro Politike të Biznesit, byroistët me nga 1 miliard euro, janë formalisht e me letra, privatë. Por vetëm me letra.

E ska lidhje me një politikan a me një parti, me një ngjyrë a me një flamur. Janë brenda politikanët e të gjitha ngjyrave të gjitha niveleve e llojeve. Se ngaqë nuk mbajnë dot para në emër e mbiemër të tyre, shkojnë i sistemojnë tek shteti paralel dhe buxheti paralel që quhen bisnesmenë të suksesshëm.

E çdo kritikë kundër këtyre biznesmenëve pa dyshim ngjan si tentativë për gjobë ndaj tyre. Po pse ngjan si gjobë? Ngjan ashtu sepse ka dalë nami se këta paguajnë, vetëm për të mos i përmendur, paguajnë për të mos ua bërë publike kontratat dhe aferat. Paguajnë media, gazetarë, politikanë vetëm për të blerë heshtjen e tyre. E nga ana tjetër, politikanëve, gazetarëve, medias u ka dalë nami se i pranojnë me kënaqësi paratë prej tyre.
Aq me kënaqësi saqë marrin guximin të na i paraqesin si biznesmenë të ndershëm dhe çdo kritikë apo shigjetë kundrejt tyre, ta paraqesin si shigjetë komuniste kundër tregut të lirë.

Ketë sistem pa dyshim nuk e pranon Marksi i cili në librin “Lufta e klasave në Francë”, denoncon monarkinë e korrikut si Shoqëri Aksionere ku 10 ksi biznesmemësh të bankave, tregtisë me jashtë e monopoleve, sundonin të gjithë vendin, duke mbytur edhe vetë borgjezinë e mesme e të vogël, sikurse fshatarët. Mirëpo ky mospranim nuk është ekskluzivisht marksist. Ketë sistem nuk e pranon as një liberal klasik i cili të mirën e vendit e sheh tek tregtia, tregu, transaksioni, pasurimi, përmirësimi i jetesës përmes tyre, duke e ndërthurur sigurisht me disa vlera politike, institucionale e publike.

Në rastin tonë vetëm treg të lirë nuk ka, vetëm kapitalizëm nuk ka dhe këta persona, vetëm prodhim i tregut të lirë nuk janë. Të mos përmendim që nuk ka as një grimcë parim të liberalizmit klasik dhe asnjë vlerë politike e institucionale.

Këta financë-persona, janë produkte të tregut të monopolizuar, tregut të paracaktuar e të shtetit-zot; shtetit i cili vendos kush ka sukses, kush falimenton, kush zëvëndëson kë. Janë prodhim i tregut të kapur nga shteti i cili nga ana e tij është i kapur nga Byroja e Polit-Biznesit, byro ku janë sëbashku politikanë e biznesmenë.
Dikush mund ta pranojë ketë model, skam çfarë them. Dikush mund të ndihet rehat e të indinjohet se i prishet rehatia. Mirëpo hi syve e shiringë në tru miletit, kjo është tepër. /Indrit Vokshi

Share198Tweet124
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

07/09/2026
Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

05/09/2026
Festivali i 14-të i Filmit, përlotet Roza Anagnosti: Ky çmim është dhe për të! Dhimitri ka një vit që është në përjetësi, por la veprën si shkollë

Festivali i 14-të i Filmit, përlotet Roza Anagnosti: Ky çmim është dhe për të! Dhimitri ka një vit që është në përjetësi, por la veprën si shkollë

05/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In