• Kontakt
Sunday, May 11, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Kulmin si artist e arrite gjatë detyrës si kryeministër”, Rama zbulon mesazhin që mori nga Amerika: Mendova se ishte tallje!

25/12/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
“Kulmin si artist e arrite gjatë detyrës si kryeministër”, Rama zbulon mesazhin që mori nga Amerika: Mendova se ishte tallje!
1.8k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama gjatë viteve të fundit ka hapur disa ekspozita me punimet e tij në vende të ndryshme të botës. Pikërisht në lidhje me këtë fakt dhe me suksesin që ka korrur në profesionin e tij si piktor u pyet mbrëmjen e djeshme nga gazetari Blendi Fevziu.

Blendi Fevziu: Në fillimet tuaja, ju keni pasur ambicie për të pasur një karrierë artistike, si piktor, si artist. Ndërkohë që duket se kulmet tuaja si artist i keni arritur gjatë kohës që jeni Kryeministër. Në këtë rast, është Kryeministri që ndihmon artistin? Apo është e kundërta?

Kryeministri Edi Rama: Ja kam bërë këtë pyetje vetë unë personalisht Marian Goodmanit, që është po themi “hyjnesha” e galerive të artit bashkëkohor në botë sot, pasi mora një email prej saj për të hapur një ekspozitë në galerinë e saj në Nju Jork.

Edhe fillimisht mendova që ishte dikush që tallej, se Marian Goodman është “Meka” e… Dhe s’pata guxim t’i ktheja përgjigje, sepse thashë me siguri ka shumë gjasë që po tallet dikush.

S’ka mundësi që Marian Goodman të më shkruajë mua. Pastaj mora Anri Salën, i thashë më gjej një mundësi të pyesësh të interesohesh tek galeria e Marian Goodman nëse ekziston kjo dëshirë apo kjo është një tallje. Mori dhe tha është ajo personalisht. Dhe kur kam vajtur në Amerikë, jam ulur me të, dhe i thashë ‘më hiq një kuriozitet të madh që kam’.

Ti më ekspozon mua sepse unë jam Kryeministër, apo se të intereson arti im për ta ekspozuar në këtë galeri? E para, tha, unë kam një ish-President që merret me piktura. Është marrë me pikturë dhe kur ishte President nuk më ka shkuar mendja që t’i bëj një ekspozitë. Pra, nuk nisem nga fakti që ti je Kryeministër që të të bëj ekspozitë.

Nisem nga arti yt që më intereson. Por, pa dyshim që ky art unë ekspozoj i bërë nga një njeri që është edhe person publik dhe që ka një rol të tillë, nuk është diçka që mund të ndahet. I thashë, ‘po më pas kur unë…’? Kjo është pjesë e historisë tënde, tha, kjo nuk ka rëndësi. Por ajo që unë ekspozoj, është arti yt, nuk të ekspozoj ty si person. Por sigurisht këto janë gjëra që nuk ndahen dot nga njëra-tjetra.

Blendi Fevziu: Por si shpjegohet, mbaj mend ekspozitën tuaj të parë si ministër Kulture në vitin 2000 pas një periudhe, që çmimet u ngritën menjëherë të punëve tuaja?

Kryeministri Rama: Nuk janë ngritur çmimet menjëherë. Ajo që ka ndodhur, është në tregun e zi, qarkullojnë një sërë punësh të mia. Për fat të keq, është vjedhur studio e tim eti, shumë vite më parë, edhe ka punë të tijat dhe të miat që qarkullojnë në një treg të zi të çuditshëm këtu.

Dhe unë kam parë dhe punë të asaj kohe të miat, që më thonë që shiten e blihen këtu në të zezë, që unë s’kam asnjë kontakt, shiten e blihen me çmime që janë edhe më të larta se punët e mia sot.

Kjo ka ardhur si rezultat i një sërë koncidencash. Unë asnjëherë nuk kam menduar që duke bërë vizatimet në zyrë, po bëj art. Në kuptimin që do çoj në ekspozitë. Pastaj, e gjitha është zhvilluar në një zinxhir koincidencash, edhe faktikisht sot është ekspozuar dhe ekspozohet në mënyrë të vazhdueshme.

Share249Tweet156


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

08/05/2025
92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

07/05/2025
Vlashi, kjo foto që i ndryshoi emrin aktorit brilant Alfred Bualoti

Vlashi, kjo foto që i ndryshoi emrin aktorit brilant Alfred Bualoti

06/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In