• Kontakt
Monday, September 14, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Kulisat në prapaskenë: Arsyet pse Berisha po shantazhon Bashën dhe çmund të ndodhë në PD?

11/06/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Kulisat në prapaskenë: Arsyet pse Berisha po shantazhon Bashën dhe çmund të ndodhë në PD?
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sali Berisha ka bërë më në fund publikisht atë që kishte paralajmëruar në rrethe të ngushta. I pakënaqur për braktisjen nga Basha, ai i ka vendosur vija të kuqe pasardhësit të tij, duke e kërcënuar me një shkarkim dhe rikthim në krye të PD-së.

Fraza e mirëmenduar: “Kurrë mos thuaj kurrë! Never say never”, pasi u pyet për një rimarje të kryesimit të partisë që themeloi dhe udhëhoqi për një çerek shekulli do të thotë shumë.

Ajo është më tepër një shenjë e qartë pakënaqësie, jo vetëm për humbjen e katërt radhazi të Bashës në krye të PD-së, por, mbi të gjitha, një zhgënjim për qëndrimin e mbajtur nga kryetari aktual që prej periudhës së shpalljes non grata nga sekretari i shtetit Blinken.

Menjëherë pas këtij akti traumatik për PD Basha mbajti një qëndrim as mish as peshk. Ai nuk arriti të shprehet kurrë nëse parardhësi i vet ishte një minuesi i demokracisë, një shpërdorues i fondeve publike në favor të familjarëve dhe aleatëve të tij, apo në të kundërt, ishin amerikanët ata që ishin gabuar në gjykimin për Sali Berishën.

Këtë dyzim prej skuthi e bëri më të dukshëm edhe krahasimi i qëndrimeve që mbajti Basha dhe atij që mbajti presidenti Meta.

Basha foli thjeshtë për keqardhje, Meta për fletërrufe. I pari theksoi rolin e SHBA si aleat strategjik (pikërisht në ditën që kanë nxirë Berishën), i dyti për atë të një lobimi të porositur nga kleptokracia e Tiranës. Luli i’u shmang faktit nëse akuzat janë ose jo të bazuara, presidenti i quajti ato “të shëmtuara, të pabesa dhe të poshtra”.

Ilir Meta gjithashtu e vendosi këtë akt në sfondin aspak të pafajshëm kohor kur ai ndodhi: “Kjo “fletërrufe” jo rastësisht u kërkua në këtë moment, kur procesi zgjedhor ende nuk është mbyllur zyrtarisht dhe kur institucionet, sipas Kodit Zgjedhor, duhet të shprehen lidhur me ankesat e shumta për manipulimet dhe krimet zgjedhore të denoncuara gjerësisht, që kanë cenuar rëndë standardet perëndimore të një procesi elektoral plotësisht të lirë, të ndershëm dhe demokratik” tha ai.

Por, ky qëndrim politik prej opozitari që mbajti presidenti i republikës nuk pati asnjë jehonë në PD. As Basha, as rivalët e tij për kreun e partisë, madje as një nga deputetët nuk doli hapur në mbrojtje të Berishës duke e konsideruar si gabim atë që erdhi nga Uashingtoni.

Agron Shehaj bëri bujë kur u përgjigj ‘Non comment” për këtë temë, ndërsa të tjerët përdornin fraza pa kuptin si : “Berisha e ka marrë përsipër personalisht mbrojtjen e dinjitetit të tij”.

Të gjitha këto e derdhën gotën duke e detyruar Berishën të thoshte të enjten në mbrëmje se pas vendimit të shpalljes non grata: ‘Unë kam ndryshuar rrugë”.

I pyetur se me këtë deklaratë nuk e përjashtonte as rikthimin në krye të PD-së, Berisha u përgjigj prerë: “Nuk përjashtoj më asnjë të drejtë time kushtetuese”.

Ajo që po ndodh në kulisa

Ajo që deri më tani nuk ka dalë në pah por po përflitet shumë në koridoret e diplomacisë dhe politikës është fakti se Bashës i është kërkuar nga emisarë të huaj përjashtimi i doktorit nga grupi parlamentar i PD-së në parlamentin e ardhshëm. Arsyetimi i përdorur është ai se, vetë Basha, ka mbajtur një qëndrim të ngjashëm për Tomë Doshin, kur ky u shpall non grata dhe tani nuk ka si ndryshon standart kur vjen puna për Berishën.

Por, një akt i tillë do të ishte turpërimi fundor për liderin historik të PD-së. Nëse kjo do të ndodhte (Berisha ka deklaruar vetë se ai do të marrë pjesë me çdo kusht në parlamentin e ardhshëm), ai do të shndërrohej në një deputet të rëndomtë në kuvend, nuk do të kishte mundësi të merrte fjalën brenda kohës së grupit të PD-së dhe do të kthehej në një pre qesharake e talljeve të kundërshtarëve të tij socialistë. Fakti se Basha nuk ka mbajtur as një qëndrim kundër veprimeve të SHBA-së, fakti se ai nuk ka treguar vendosmëri ndaj kërkesave të diplomatëve, e ka shtyrë Berishën drejt veprimit ekstrem duke lënë të hapur mundësinë e rikthimit në krye të PD-së.

Sa gjasa ka që Berisha ti zërë vendin Bashës?

Për momentin hipoteza e një rokade në krye të PD-së është afër zeros. Basha do të marrë të dielën mandatin e tretë për një periudhë katër vjeçare. Madje ka zëra që thonë se ai e dinte atë që do të ndodhte me Berishën dhe prandaj i afroi në mënyrë të beftë zgjedhjet në parti, nga korriku në qershor, me çmimin e rëndë të daravitjes së kauzës për vjedhjen e zgjedhjeve.

Pra, nëse Basha zgjidhet këtë të dielë, Berisha nuk ka asnjë shanc real të synojë rikthimin zyrtar në krye të PD-së. Prandaj deklaratat e tij janë më shumë një shantazh, një tërheqje e fundit për veshi, sesa një synim real.

Por, pyetja që shtrohet është: çfarë PD-je do i mbetet Bashës nëse liderin historik e ka kundër? Një Berishë në sulm, do të mblidhte rreth vetes të gjithë peshat e rënda të PD-së të vjetër që njërin pas tjetrit, vit pas viti, kryetari aktual i ka shndërruar në armiq.

Vërtet nga një lëvizje e tillë Basha do të zhvishej nga ngarkesa dhe pesha e mëkateve të berishizmit, që se bëri dot me vullnetin e tij të lirë, por ky operacion i vonuar imazhi mund të jetë me kosto shumë të lartë. Ai mund të përfundojë me një përcarje të thellë të PD-së, ku Bashës do ti mbetet vula, por do të braktiset nga militantët e lodhur nga humbjet e tij të njëpasnjëshme dhe squltësia e tij proverbiale.

Prandaj, ndonëse është shume shpejt për të parashikuar pasojat afatgjata, një gjë është e sigurtë: vendimi i Berishës për të ndryshuar kurs pas shpalljes non grata, nuk do të kalojë pa lënë shenjë në opozitën shqiptare.(Lapsi.al)

Share198Tweet124
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

13/09/2026
Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

13/09/2026
Nëntë vite pa lojën dhe zërin e Hajrie Rondos në skenë dhe ekran, gruas së fortë dhe aktorjes së madhe

Nëntë vite pa lojën dhe zërin e Hajrie Rondos në skenë dhe ekran, gruas së fortë dhe aktorjes së madhe

13/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In