• Kontakt
Monday, February 9, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Kroacia tjetër mesazh të fortë, dënohet me 8 vite burg ish-kryeministri Sanader, prokurorja që kopsiti dosjen e tij e atashuar pranë SPAK-ut

14/11/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Kroacia tjetër mesazh të fortë, dënohet me 8 vite burg ish-kryeministri Sanader, prokurorja që kopsiti dosjen e tij e atashuar pranë SPAK-ut
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kroacia ka dhënë sërish një provë të fortë në luftën kundër korrupsionit. Në Shqipëri reforma në drejtësi dhe veçanërisht Prokuroria e Posaçme u ngrit sipas modelit kroat dhe sinjalet janë shtuar ndjeshëm se dhe në vendin tonë do ndiqet i njëjti shembull sa u takon hetimeve në nivele të larta.

Dje Kroacia ka dënuar me 8 vite burg ish-kryeministrin Ivo Sanader, duke dhënë një sinjal dhe për pushtetarët shqiptarë. Sanader, është dënuar me tetë vjet burgim, pasi është gjetur fajtor për krijimin e fondeve për partinë e tij konservatore HDZ, duke marrë para nga kompanitë publike përmes një agjencie të marketingut. Sanader ka hedhur poshtë të gjitha akuzat për korrupsion dhe pritet që ta apelojë këtë vendim të gjykatës.

Ky ishte një rigjykim i një rasti të mëhershëm, ku Sanader ishte dënuar me nëntë vjet burgim më 2013, por vendimi ishte anuluar nga Gjykata Supreme, për shkak se ishin gjetur shkelje procedurale. Sanader, 67 vjeç, ka qenë kryeministër i Kroacisë më 2003 deri më 2009, kur dhe u largua nga ky post pa dhënë asnjë shpjegim. Në rigjykim, gjykatësi tha se Sanader kishte organizuar një grup të njerëzve për të kryer aktivitete kriminale dhe për të mbuluar marrëveshjet joligjore financiare, ka raportuar media shtetërore kroate.

Partia e tij, HDZ, që aktualisht është në pushtet, është gjobitur me afro 550,000 dollarë dhe është urdhëruar nga gjykata që të kthejë 2,1 milionë dollarë fonde, të përfituara në mënyrë të paligjshme. Sanader po ashtu po vuan një dënim tjetër, pasi më 2008 ishte dënuar për ryshfet, pasi kishte ndërmjetësuar që një ndërtesë që i përkiste një bashkëpartiaku të tij, t’i shitej një ministrie, me çmim më të lartë se çmimi i tregut.

Ai po ashtu është dënuar për pranim të ryshfetit nga kompania hungareze e naftës MOL më 2008, në këmbim që ta lejojë këtë kompani të bëhej aksionare kryesore e kompanisë kroate të energjisë INA. Në të dyja rastet për ryshfet, Sanader ka hedhur poshtë të gjitha akuzat dhe për këto raste i është drejtuar Gjykatës së Apelit, raporton “REL”.

Prokurorja kroate në SPAK

Pak ditë më parë SPAK pati një bisedë me DNA në Itali, ku u fol për të bashkëpunuar në luftën kundër krimit të organizuar. Por sipas informacioneve pritet që bashkëpunime të tilla të ketë dhe me USKOK në Kroaci (simotra e SPAK) dhe me prokurorinë rumune.

Në momentin që nisi ngritja e SPAK, BE solli në Tiranë Tamara Laptos, ish-shefja e USKOK. Ajo do qëndrojë 2 vite në Tiranë dhe do asistojë në funksionimin e SPAK dhe BKH. Zonja Lapos është një ndër prokuroret që hetoi ish-kryeministrin Ivo Sanader dhe falë hetimeve të zhvilluara prej saj, ai u dënua. Në atë kohë USKOK drejtohej nga Dinko Cvitan edhe Laptos ishte prokure e thjeshtë.

Por pas largimit të Cvitan, ajo mori drejtimin e prokurorisë dhe frerët e luftës ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Laptos është sjellë në Tiranë nga misioni EURALIUS, në kuadër të masave që po merren për ngritjen e SPAK. Ajo do të jetë eksperte e EURALIUS-it për dy vite në Shqipëri dhe do asistojë në trajnimet që do zhvillohet në luftën ndaj korrupsionit. Pra ajo do mbikëqyrë SPAK dhe goditjet që do bëhen ndaj pushtetarëve.

Share198Tweet124

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të ikonës në  përvjetorin e ndarjes nga jeta, këngëtares më të madhe shqiptare, Vaçe Zela.

Në kujtim të ikonës në përvjetorin e ndarjes nga jeta, këngëtares më të madhe shqiptare, Vaçe Zela.

08/02/2026
Ju ikët të gjithë, për kë do luanim ne? Sot i paharruari Xhemil Tagani do të festonte 81 vjetorin e lindjes, por fatkeqësisht u nda nga jeta shumë shpejt

Ju ikët të gjithë, për kë do luanim ne? Sot i paharruari Xhemil Tagani do të festonte 81 vjetorin e lindjes, por fatkeqësisht u nda nga jeta shumë shpejt

08/02/2026
Kadri Roshi, titani i skenës shqiptare, mjeshtri i roleve të vështira (historia e dënimit për të punuar në ofiçinën e automjeteve të ndërtimit) Një shkrim në përvjetorin e ndarjes nga jeta, e aktorit të madh

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In