• Kontakt
Saturday, September 26, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Krisen raportet Basha-Meta, kreu i PD refuzon të negociojë për strategjinë e zgjedhjeve dhe qeverinë e re, presidenti shton presionet

07/12/2020
in Aktualitet, Debat
A A
Krisen raportet Basha-Meta, kreu i PD refuzon të negociojë për strategjinë e zgjedhjeve dhe qeverinë e re, presidenti shton presionet
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Afrimi i zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit të vitit 2021 ka krisur raportet mes kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe presidentit Ilir Meta.

Prej disa javësh Partia Socialiste, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe disa parti të tjera kanë zbritur në bazë për të karikuar elektoratin dhe “joshur” qytetarët që të votojnë për to në zgjedhjet e ardhshme. Por i vetmi që po qëndron në llogoren e tij dhe nuk ka hedhur asnjë hap është kryedemokrati Lulzim Basha.

Ky i fundit vijon të mbajë gjithçka sekrete, pasi nuk ka zbuluar asnjë detaje nga strategjia e opozitës, mënyrës se si ajo do të hyjë në zgjedhje sa u takon listave, kush do të jenë koordinatorët e PD që do të drejtojnë fushatën, emrat për kandidatët, etj.

Basha po shfaqet tejet hermetik, ndërkohë që të vetmit që kanë dijeni rreth planit të tij janë bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë dhe askush tjetër, ndryshe nga sa thuhet në media që janë zgjedhur disa nga emrat e koordinatorëve dhe është vendosur se si do të hyjë në zgjedhje. Mirëpo kjo qasje ka shqetësuar tej mase presidentin Meta, duke bërë që marrëdhëniet mes këtij të fundit dhe zotit Basha të ftohen.

Kreu i PD refuzon të negociojë

Burime të sigurta i pohuan gazetës se lideri demokrate ka refuzuar të negociojë me LSI dhe Metën për strategjinë e zgjedhjeve dhe qeverinë e re. Kohët e fundit thuhet se Basha nuk komunikon me Kryemadhin, por me Metën në lidhje me situatën brenda opozitës dhe bashkëpunimin me LSI.

Kjo gjë është shfrytëzuar nga kreu i shtetit që të rrisë presionet ndaj Bashës. Mësohet se ai i ka kërkuar shefit të demokratëve që të negociojë strategjinë si do të hyjë opozita në zgjedhje, ndërsa gjithashtu i ka kërkuar që të piketojë edhe emrat e ministrave që do të jenë pjesë e qeverisë së ardhshme. Madje edhe të ndajë edhe ministritë që do të ofrojë për Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Sipas informacioneve, mësohet se këtë kërkesë Meta ia ka parashtruar Bashës me justifikimin se janë vonë në përgatitjet dhe kundërshtari i tyre, kryeministri Edi Rama është hedhur tashmë në fushën e betejës. Mirëpo të gjitha këto mësohet se janë refuzuar nga Basha, i cili jo vetëm që nuk ka zbuluar asgjë nga strategjia e opozitës, por është shprehur se është ende herët për ndarjen e ministrive.

Nëse opozita do të fitojë zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, ajo ka 6 muaj kohë deri në formimin e qeverisë dhe kryedemokrati nuk ngutet që të ndajë pushtetin. Megjithatë, kjo gjë ka “irrituar” presidentin Meta, i cili ka shtuar presionet ndaj kryetarit të Partisë Demokratike.

Madje, presionet në adresë të zotit Basha nuk kanë munguar as edhe nga media pranë Lëvizjes Socialiste për Integrim, të cilat herë pas here bëjnë lajme e artikuj, duke i kujtuar liderit të PD se është vonë dhe se ka ardhur koha që të zbulojë strategjinë e opozitës për zgjedhje dhe të ndajë ministritë. Pra, të gjitha këto kanë bërë që raportet mes Bashës dhe Metës të krisen. Sidoqoftë, mbetet të shihet në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë më konkretisht.

Share199Tweet124
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Shote Galica” e gjallë  aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

“Shote Galica” e gjallë aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

21/09/2026
Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

21/09/2026
Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

21/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In