• Kontakt
Monday, July 21, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Krimi në vend! Rama paralajmëron shkarkimin e Ardi Veliut dhe ristrukturimin e Policisë së Shtetit: Priten lëvizje masive

28/06/2021
in Aktualitet, Kryesore
A A
Krimi në vend! Rama paralajmëron shkarkimin e Ardi Veliut dhe ristrukturimin e Policisë së Shtetit: Priten lëvizje masive
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar ditën e djeshme ristrukturim në radhët e policisë. Kreu i qeverisë, pasi mblodhi Asamblenë e Partisë Socialiste në teatrin “Petro Marko”, deklaroi se kishte thirrur me urgjencë ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi dhe disa drejtues të Policisë së Shtetit.

Rama u shpreh se ristrukturimi që pritej të zhvillohej në shtator do të përshpejtohet dhe sipas tij do të zhvillohet së shpejti. “Tani do më duhet të largohem sepse kam thirrur me urgjencë ministrin e Brendshëm dhe disa drejtues të policisë, sepse do të lançojmë sa më shpejt fazën e re të ristrukturimit, por që për arsye të mirëkuptueshme të përshpejtohet me disa javë”, tha Rama.

Në mesazhin e Ramës nënkuptohet se mund të kemi largimin e Ardi Veliut nga radhët e policisë. Po ashtu priten largime në nivele drejtorësh dhe shefa komisariatesh.

Detajet e Asamblesë së PS

Ndërkohë kryeministri Rama gjatë zhvillimit të Asamblesë së PS, duket se ka thelluar akoma dhe më shumë konfliktin me kreun e Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli. Rama u shpreh qartë se për Lelin nuk ka më vend. Sipas tij kreu i Bashkisë së Vlorës duhet të kishte dhënë dorëheqjen, por nuk e bëri këtë, prandaj beteja ndaj tij do të vazhdojë. “Për Lelin, do vazhdojmë betejën.

Për të nuk ka vend, ai vendosi të mos jetë te beteja e radhës, asgjë s’duhet të jetë personale mes këshilltarëve dhe tij, ky është vendim politik. Do të duhej të kishte dhënë dorëheqjen, nuk pranon në këtë formë, ne do vijojmë betejën”, u shpreh ai.

Rama tha se Leli nuk pranoi të kandidonte për deputet, duke dezertuar kështu detyrën që iu dha. Kryeministri po ashtu u shpreh se Leli nuk ka dhënë asnjë kontribut gjatë fushatës teksa deklaroi se nuk ka asgjë personale me të. Sipas tij, gjithçka në raport me kreun e Bashkisë Vlorë është institucionale dhe partiake. “Ne si parti menduam që Leli të kandidonte si deputet, ai dezertoi në këtë betejë.

Leli nuk bëri asnjë fushatë për PS dhe dha zero kontribute. Teoritë e konspiracionit për emërimin e Afrimit si kryetar bashkie pas Lelit nuk qëndrojnë dhe nuk kanë për të qëndruar. Afrimin e solla unë në Vlorë të bënte punët publike që nuk bënte Dritan Leli. Nuk kam asgjë personale me të. Këshilli bashkiak të bëjë detyrën për të siguruar llogaridhënien. Gjithçka në raport me Lelin, është institucionale dhe partiake. Ai tha se nuk ka më punë me këtë familje politike”, tha kryeministri.

Largimet në administratë

Kryeministri po ashtu deklaroi se emërimi i drejtorëve nuk do të bëhet më nga deputetët, por do të mblidhet Partia Socialiste që të vendosë për ta. Rama u shpreh se ka shumë drejtues arrogantë teksa deklaroi se do të ketë rotacion. Sipas tij rotacion do të ketë gjithashtu edhe për drejtorët aktualë. “Sistemi i emërimeve të drejtorëve nga deputetët ta harroni. Duhet të mblidhet PS që të vendosi, ka shumë drejtues arrogantë dhe paralajmëroj se do të ketë rotacion. Rotacion paralajmëroj edhe në radhët e drejtorëve aktualë”, deklaroi kreu i qeverisë.

Share206Tweet129


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

20/07/2025
VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi,  Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi, Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

20/07/2025
Si dinë ta kujtojnë artistin e madh me trup e shpirt xhevahir Pandi Raidhi miqtë dhe bashkëpunorët e tij pas 26 vitesh larg tyre

Si dinë ta kujtojnë artistin e madh me trup e shpirt xhevahir Pandi Raidhi miqtë dhe bashkëpunorët e tij pas 26 vitesh larg tyre

20/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In