• Kontakt
Friday, September 18, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Krahasimi i Metës me Adem Jasharin ngjall debate, Sekretari i Veteranëve të Kosovës reagon ashpër, Romeo Kara i kujton jetesën e fëmijëve në Londër

15/04/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Mbi leksionet e gazetarisë nga Ilir Meta
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti Ilir Meta duket se po angazhohet fuqishëm në fushatë. Të martën ai dha një intervistë për një televizion në Vlorë ku bëri një deklaratë të fortë, por dhe të çuditshme. Presidenti deklaroi se është gati të sakrifikojë fëmijët e tij njësoj si Adem Jashari.

“Ka dy institucione qe nuk tunden, populli dhe Presidenti i Republikës. Ilir Meta para Shqipërisë nuk pyet as për fëmijët e tij. Edhe fëmijët e Ilir Metës të shuhen si fëmijët e Adem Jasharit, po qe nevoja për të mbrojtur Shqipërinë”, tha Meta. Por kjo deklaratë solli shumë reagime dje.

Një ndër ata që reaguan ishte Sekretari i Organizatës për Veteranët e Luftës së UÇK-së Faton Klinaku. Përmes një postimi në Facebook, Klinaku e ka quajtur këtë një gafë të madhe të presidentit dhe të rrezikshme. “Meta: “Edhe fëmijët e mi të shuhen si të Adem Jasharit nëse është nevoja për ta mbrojtur Shqipërinë”.

Përveçse është huqje e madhe kjo e Presidentit, sepse krahason luftën e tij për pushtet me atë të Familjes Jashari, është edhe e rrezikshme”, ka shkruar Klinaku. Ndërkohë për këtë deklaratë ka reaguar dhe juristi Romeo Kara. Ai ka ironizuar fëmijët e presidentit, të cilët jetojnë në Londër. “E ka “seriozisht” që do t’i sakrifikoje fëmijët për Shqipërinë. Pikërisht për këtë i ka çuar të tre në vendin e “sakrificës”, në Londër”, tha ai.

Adem Jashari ra dëshmor në Prekaz të Poshtëm të Skënderajt (këtu e 23 vjet më parë) në një përballje të përgjakshme për tre ditë rresht me ushtrinë serbe. Ai humbi jetën bashkë me 56 anëtarë të familjes Jashari, përfshi gra, fëmijë dhe pleq. Shpëtoi vetëm mbesa e tij, Besarta, atë botë 10 vjeç. Eshtrat e tij bashkë me të familjes prehen po aty. Çdo vit përkujtimor ndizen pishtarë në secilën prej varreve. Ai është vendi “ku falen” politikanë të gjithë ngjyrave dhe qëndrimeve nga e gjithë hapësira shqiptare. Aty të gjithë bëhen një.

Një pakt i heshtur që duhet respektuar deri në botën e përtejme. Sepse e tillë ishte figura e tij dhe po ashtu edhe vdekja… Deri 24 orë më parë, kur Ilir Meta hoqi një paralele me të. “Po qe nevoja për të mbrojtur Shqipërinë”, tha Meta, “edhe fëmijët e mi le të shuhen si të Adem Jasharit”. Askush deri më sot nuk kishte hequr një paralele të tillë. Sepse askush nuk ka historinë e Adem Jasharit. Ilir Meta nuk lindi si Adem Jashari, nuk u rrit i pushtuar e as nuk rroku armët për liri. Ilir Meta është djali i një babai dhe një nëne të thjeshtë, skraparllinj, si shumë të tjerë. Ilir Meta nuk provoi as dhunën, as thundrën.

Share202Tweet127
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Kolosi i skenës dhe i ekranit Reshat Arbana festoi 82 vjetorin! Sa shumë e njohin dhe e duan, sa lehtë e harrojnë… pushtetarët që të turpërojnë

“Artisti i Popullit” aktori Reshat Arbana feston 86 vjetorin e lindjes dhe ne i urojmë jetë të gjatë dhe pleqëri të mbarë!

17/09/2026
Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

13/09/2026
Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

13/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In