• Kontakt
Thursday, November 6, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Koronavirusi mbërthen institucionet, shënohen disa raste në Kryeministri, Ministrinë e Financave dhe Bashkinë e Durrësit, kufizohet puna

16/06/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Koronavirusi mbërthen institucionet, shënohen disa raste në Kryeministri, Ministrinë e Financave dhe Bashkinë e Durrësit, kufizohet puna
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Koronavirusi ka mbërthyer institucionet e vendit. Me shtimin e numrit të të infektuarve në vend me ritme të shpejta, virusi ka mbërritur dhe në disa nga institucionet e rëndësishme të vendit. Sipas të dhënave dhe burimeve të gazetës, është mësuar se ka të infektuar me koronavirus në Kryeministri, Ministrinë e Financave, në Bashkinë e Durrësit dhe dyshohet se ka edhe në Bashkinë e Tiranës.

Institucionet kishin pezulluar aktivitetin e tyre normal për shkak të pandemisë së COVID-19 dhe aktiviteti po kryhej kryesisht online ose nën masa të rrepta sigurie, por me liberalizimin e masave u rikthye aktiviteti normal edhe në institucione ku shumë punonjës u rikthyen në zyra, por kjo është shoqëruar me infektimin e disave prej tyre në institucionet e rëndësishme të vendit.

Janë shënuar 6 raste me COVID-19, sipas burimeve të gazetës, në Ministrinë Financave. Mësohet po ashtu se shkak për përhapjen e virusit është bërë një specialist i Tatimeve, i cili ka kryer një mbledhje në Ministrinë e Financave e për pasojë ka infektuar stafin e atyshëm, pasi që personi në fjalë ishte mbartës i koronavirusit, duke e bërë kësisoj shkaktar të infektimit të 5 personave të tjerë në këtë ministri.

Sakaq gazeta ka mësuar se Ministria e Financave si pasojë e rritjes së rasteve me koronavirus, ka udhëzuar që të reduktohet stafi i pranishëm në institucione dhe të kryhet puna nga shtëpia, me qëllim shmangien e grumbullimit të shumë personave në një ambient.

Infektime në Kryeministri dhe bashki

Sakaq përpos infektimeve në Ministrinë e Financave ku janë aktualisht 6 të infektuar, gazeta ka mësuar se ka të infektuar me koronavirus edhe në Kryeministri. Dy specialistë të cilët punojnë në Kryeministri kanë dalë pozitivë me koronavirus. Si pasojë e infektimit të një pjesë të stafit është urdhëruar që ky i fundi të reduktohet për të shmangur përhapjen në mënyrë masive të virusit në këtë institucion.

Sakaq, është konfirmuar rasti i dytë pozitiv me COVID-19 në Bashkinë e Durrësit. Punonjësi që ka rezultuar dje pozitiv është rast kontakti me rastin e parë, i konfirmuar para disa ditësh. Po ashtu rezulton se në karantinë ndodhen të gjithë punonjësit që kanë pasur kontakt me të prekurit, në pritje edhe të përgjigjes së tamponit. Zëdhënësi i Bashkisë së Durrësit, Dorjan Agolli deklaroi se edhe ai ishte në karantinë 14 ditore. Ndërkaq, në godinën e bashkisë nuk janë lejuar qytetarët.

Pritet që të bëhet dezinfektimi i saj e më pas të rikthehet shërbimi. Bashkia është mbyllur që nga dita e shtunë. Ndërkohë dyshohet se edhe në Bashkinë e Tiranës janë regjistruar raste me koronavirus, por ende nuk është bërë e ditur nga organet përkatëse.

Sakaq Tirana është qyteti më i prekur në Shqipëri me COVID-19. Vetëm ditën e djeshme janë konfirmuar 28 raste të reja, e ndërsa në total numri i të infektuarve aktivë në kryeqytet ka shkuar në 249. Vatrat më kryesore në Tiranë janë Qyteti Studenti, Komuna e Parisit, Kodra e Diellit, Unaza e Re, zona e Freskut, rruga Sami Frashëri, rruga e Elbasanit dhe rruga e Dibrës.

Mbyllet një çerdhe

Ndërkohë ditën e djeshme është mbyllur me urgjencë çerdhja numër 16 në ish-Bllok, pasi dyshohet se edukatoret janë infektuar me koronavirus. Është bërë me dije se ditën e djeshme janë njoftuar prindërit që të marrin fëmijët e tyre dhe për 14 ditët e ardhshme nuk do të mund t’i çojnë më aty.

Dyshimet janë se një ose më shumë edukatore kanë rezultuar pozitive me COVID-19 duke shtyrë drejt marrjes me urgjencë të këtij vendimi. Lajmi është konfirmuar edhe nga zyrtarë të Bashkisë Tiranë, por nuk bëhet e ditur se kush dhe sa persona kanë rezultuar pozitivë, pasi kjo është kompetencë e personelit shëndetësor që merret me gjurmimin e rasteve.

Share204Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Mjeshtri i Madh” i humorit Muharrem Hoxha feston sot ditëlindjen e 75-të

“Mjeshtri i Madh” i humorit Muharrem Hoxha feston sot ditëlindjen e 75-të

05/11/2025
Pirro Mani, “Artisti i Popullit” i biri i “Armikut të Popullit”… një histori e dhimëshme e tregur nga ai për të atin Kosta Mani!

Pirro Mani, “Artisti i Popullit” i biri i “Armikut të Popullit”… një histori e dhimëshme e tregur nga ai për të atin Kosta Mani!

05/11/2025
Faleminderit për ju që na bënit të qeshnim, në periudhën më të zymtë dhe të errët për Shqipërinë

Faleminderit për ju që na bënit të qeshnim, në periudhën më të zymtë dhe të errët për Shqipërinë

05/11/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In