• Kontakt
Sunday, September 27, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Komisioni hetimor për raportin e Dick Marty/ Balla: Përmbledhje e të gjitha fakteve, më pas beteja ligjore në KiE! Basha nuk është objekt i punës

17/11/2020
in Aktualitet, Debat
A A
Komisioni hetimor për raportin e Dick Marty/ Balla: Përmbledhje e të gjitha fakteve, më pas beteja ligjore në KiE! Basha nuk është objekt i punës
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka folur për gazetarët i lidhur me komisionin hetimor parlamentar që pritet të ngrihet për raportin e Dick Marty dhe akuzat se në Shqipëri gjatë luftës së Kosovës ka pasur krime të tipit burgje keqtrajtimi.

Balla thotë se Shqipëria tashmë e ka për detyrë që pas aktakuzave ndaj ish-liderëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale e Hagës të mbledhë të gjitha faktet e të nisë një betejë ligjore në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës.

Ai shton se objekt i punës së komisionit nuk është Lulzim Basha dhe roli i tij në luftën e Kosovës pasi ai ka vetëm detyrim moral që duhet të sqarojë vetë qytetarët.

”Masakra e Krushës s’ka marrë përgjigje nga drejtësia, dhe fajtorët ende nuk janë dënuar.

E dyta ka të bëjë me nevojën që unë e kam thënë disa herë për të institucionalizuar kur të kemi një objekt, një komision të posaçëm që të kryejë rolin e një komisioni faktmbledhës.

Shumë herë është bërë pyetja pse u kujtuan tani socialistët apo mazhoranca?

Sepse duhet kuptuar qartë se deri pa u ngritur akuza përkundrejt komandantëve të UÇK kemi besuar se historitë e Netflix që lidhen me krime lufte në Shqipëri janë sqaruar, dhe këto çështje të ngritura në aktakuzë zgjojnë përgjegjësinë institucionale e politike të Shqipërisë, veçanërisht Kuvendit. Ndjen përgjegjësinë për rezolutën e KiE ku biem dakord që kësaj godine e këtij institucioni, s’besoj se ka më turp që përfaqësuesi i parlamentit, kryetar i asaj mazhorance, bëhet fjalë për një qëndrim institucional të asaj mazhorance.

Pra vota e 25 janarit të 2011 s’ka qenë personale, por e mazhorancës, koalicionit PD-LSI.

Lulzim Basha ka një çështje të karakterit moral në këtë situatë. Në asnjë moment nuk është objekt i punës sonë. Me heshtjen e tij historike për çdo akuzë konfirmon të vërtetën. Ndërkohë që shqetësimi ynë është dhe lidhet me nevojën që Shqipëria si një vend sovran, me ligje e institucione, çështje që a ka shqiptarë e shqiptare që besojnë historirat e ndodhive të krimeve qoftë në Has e Kukës. Shpresoj që çështja e Shtëpisë së Verdhë është e sqaruar. Por mendoj se të gjitha duhen mbledhur.

Ajo që po ju thoja e sqaroja, është që kjo çështje për fat të mirë nuk është më tashmë. Edhe Kukësi e Hasi kanë po të njëjtën hetim nga institucionet edhe të drejtësisë shqiptare. Shqipëria duhet të sqarojë dhe të bëjë mbledhjen e të gjitha fakteve për të nisur më pas pse jo dhe një betejë në Asamblenë Parlamentare të KiE, për të çbërë ose sqaruar.

Përmes një rezolute vendosen disa detyra. Edhe tek ajo e 25 janarit të 2011. U ngrit hetimi i EULEX, raporti u publikua më 2014. Është jetik një përmbledhje e fakteve nga Shqipëria, qoftë delegacioni në KiE apo të tjera duhet të sqarojmë pretendimet se përgjatë luftës për çlirimin e Kosovës paskësh pasur krime në Shqipëri.”- tha Balla.

Share198Tweet124
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Shote Galica” e gjallë  aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

“Shote Galica” e gjallë aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

21/09/2026
Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

21/09/2026
Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

21/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In