• Kontakt
Saturday, September 19, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Kolegji Zgjedhor rrëzon PD-AN, do shkojë në zgjedhje me 153 kandidatë dhe jo 222! Kaso: I ndikuar nga PS, por e respektojmë

30/03/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Kolegji Zgjedhor rrëzon PD-AN, do shkojë në zgjedhje me 153 kandidatë dhe jo 222! Kaso: I ndikuar nga PS, por e respektojmë
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kolegji Zgjedhor ka pranuar kërkesën e Partisë Socialiste, duke rrëzuar KAS-in në KQZ. Përfundimisht lihet në fuqi vendimi i Ilirjan Celibashit dhe Partia Demokratike shkon në zgjedhje me vetëm 153 kandidatë dhe jo 222 siç pretendonte. Kolegji Zgjedhor është shkalla e fundit e ankimimeve për çështjet zgjedhore dhe vendimet janë detyruese për të gjitha palët.

Në një reagim pas marrjes së vendimin, përfaqësuesi i PD-së, Ivi Kaso e konsideroi atë si të ndikuar politikisht nga PS, por theksoi se do të respektohet.

Kolegji Zgjedhor e shtyrtoi sot ankimin e Partisë Socialiste për vendimin e KAS. Gjatë seancës përfaqësuesi i PS-së, Eridian Salianji theksoi në seancë se kur partitë garojnë me lista të hapura nuk mund të ketë një numër të pakufijshëm kandidatësh. Sipas tij numri i lartë i kandidatëve sjell problematika edhe në hartimin e fletës së votimit.

“PD bëri korrigjimet përkatëse në lidhje me plotësimin e dokumentacionit ligjor, por paraqiti listë me 222 kandidatë. KQZ, bazuar në Kodin Zgjedhor vendosi t’i miratojë listën, por jo me 222, por me 153 kandidatë. Vendimi u ankimua në KAS, me argumentin se lista duhej pranuar e plotë. KAS duke lejuar që një koalicion të garojë me më shumë kandidatë se tjetri ka shkelur parimet e Kodit Zgjedhor. Numri i lartë sjell problematika në garë, por edhe në procesin zgjedhor”, tha Salianji.

Ndërkohë që përfaqësuesi i PD, Ivi Kaso tha gjatë mbledhjes se paraqitja e kësaj liste nuk e bën fletën e votimit më pak të qartë apo më të ngatërruar. Sipas tij duhet të respektohet parimi i balancës së përfaqësimit të të gjitha subjekteve zgjedhore dhe vazhdimësisë së Kuvendit.

“Koalicioni i PD-së paraqiti listat referuar legjislacionit. Kemi respektuar të gjitha aspektet procedurale. Paraqitëm listë me 222 kandidatura, në përputhje me numrin minimal të parashikuar në ligj, si edhe të plotpjesëtueshëm me tre. Numrin e kandidaturave të paraqitura prej nesh nuk e shohim si problematike për fletën e votimit. Limiti i sipërm i kandidaturave është çështje vetëpërmbajtjeje dhe vetëpërgjegjshmërie”, tha Kaso.

Kujtojmë se pak ditë më parë Partia Demokratike trimfoi në atë që u quajt si fitorja e betejës së parë ligjore dhe juridike në KQZ për zgjedhjet e 25 prillit, e cila iu mohua sot përfundimisht nga Kolegji Z gjedhor. Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) rrëzoi vendimin e kryekomisionerit Ilirjan Celibashi i cili i shkurtoi listën e kandidatëve për deputetë koalicionit PD-AN. KAS vendosi të pranojë listën me 222 kandidatë për deputetë të koalicionit PD-AN.

Share199Tweet125
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Kolosi i skenës dhe i ekranit Reshat Arbana festoi 82 vjetorin! Sa shumë e njohin dhe e duan, sa lehtë e harrojnë… pushtetarët që të turpërojnë

“Artisti i Popullit” aktori Reshat Arbana feston 86 vjetorin e lindjes dhe ne i urojmë jetë të gjatë dhe pleqëri të mbarë!

17/09/2026
Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

13/09/2026
Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

13/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In