• Kontakt
Sunday, June 15, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

KLSH, kontrolli i shtetit apo kontrolli i SHQUP-it, babait të Aleancës për Teatrin?!

03/07/2020
in Aktualitet, Blog, Kryesore, Speciale
A A
Opozita gati për zgjedhje! Jo për të fituar, por për të zënë ndonjë b*thore… se ngelën rrugëve
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Anri Bala

Dje, KLSH kishte përfunduar një kontroll në Institutin e Monumenteve të Kulturës dhe duke mos gjetur asnjë shkelje financiare, detyrë për të cilën qytetarët shqiptar u japin rrogën ronxhobonxhove të partisë dhe miqësisë, kishin marrë përsipër që të bënin detyrën e Aleancës për Teatrin, duke i kërkuar zyrtarisht Veliajt dhe Ramës, që teatri të ndërtohej aty ku ishte dhe ashtu siç ishte.

Kjo kërkesë ishte shoqëruar me një padi penale ndaj IMK, për gjoja ndryshime të sipërfaqes zonë e mbrojtur dhe një sërë idiotsish, që nuk janë kompetencë e këtij instuticioni finanaciar.

Madje aq mjeran ishte auditimi, ku nuk flitej fare për fonde, financime apo dëme financiare, por kulla e maskarenjve, që tashmë nga PD do kaloj në dorë të LSI-së, me bekimin e Ramës dhe të ramazanëve të rinj në parlament, kishte stisur historira, si mjeshtra të intrigës, me gjoja prova dhe fakte ligjore, që penalizonin qeverinë dhe Bashkinë e Tiranës.

Madje, nuk kishin hezituar as të jepnin mendime si arkitekt, se si dhe ku do ndërtohej Teatri. Boll ishin munduar të na bindnin duke u marrë me politikë pa politikë, sepse është shumë e vështirë më saktë e pamundur të bindësh qytetarët, që e dinë shumë mirë dhe nuk e kanë harruar, se kjo gazermë nuk ishte Teatër por një rreckë teatrore, ku nuk ishte mundësia as ta arnonim e as ta bënim plakën nuse!

Por, kishin harruar autorët, ata që e lanë këtê “monument qerpiçror” jashtë zonës së mbrojtjes, kur shtetin dhe bashkinë i drejtonin ata që e kthyen Tiranën në njëv”WC” të madhe, ku urina që bënin gjithëfarë pijetarësh te kioskat te Banka, anës rrugës, në mungesë të tualeteve kthehej në lum amoniaku dhe mbyste policët rrugorë tek kryqëzimi i 21 Dhjetorit, që përpëliteshin si të dehur nga era e shurrës.

E zgjata pak këtë histori në memeorie të KLSH-së, të mbushur me “ekspert” gjeolog, marangozë, saldator, tornitor, që nuk e dinë se çfarë funksioni kanë dhe kanë kryer gjithë këto vite, që vendosin si Këshilli i mbrojtjes së teritoret dhe me mandat si IMK që vendosin se kush do jet monument kulture, cili objekt duhet të prishet dhe cili duhet të ruhet, ndërkohë që paguhen dhe vërdallosen si roje të financave nga hajdutet e administratës shtetërore, ku fal “aftësisë” së këtyre specialistave askujt nuk i ka hyrë gjëmbë në kembë, për miliona dollarë dhe euro në dëm të shtetit.

Por ajo që më ngacmoj të shkruaj këto rrjeshta, është shoku i klasës së Argitës, që dilte protestonte bashkë me Aleancën për Teatrin dhe siç duken shenjat, ushtarët e KLSH si kontrolli i lartê i SHQUP-it, e dinin që ai do vinte si i paraemëruar, ndaj nga kontrolli financiar kaluan në kontroll punëtorue dhe fshatar, duke deklaruar ligjërisht: Ti je teatri zoti kryetar, unë jam komedia!

Kryetar Arben Shehu, që as nuk e kishim parë kund e as nuk e kishim dëgjuar kurrë, e që do të kontrolloi shkeljet e administratës, edhe pse mbi të u lëshuan një lum akuzash nga Spartak Braho, por që Taulanti ia mbylli gojën: Eshtë dakordësia e lidershipit të PS-së… që sot i shtohet radhës së shërbëtorëve të pushtetit, por kurrë të shtetit.

Mjerë parlamenti tragjikomik, që ashtu sikurse po tërhiqen zvarrë nga këta dobiça, që iu ka humbur nuhatja duke harruar presidentin e votuar prej tyre, sot të mallkuar po prej tyre, do të na lënë një tjetër “parveny”(shërbëtor të përulur) partie në derën e kontrollit të shtetit. /Ekskluzive.al

Share212Tweet133


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Në fillim të verës”! Filmi, një histori të vërtetë për Heroin e Popullit Shyqyri Alimerko

“Në fillim të verës”! Filmi, një histori të vërtetë për Heroin e Popullit Shyqyri Alimerko

15/06/2025
Margarita Xhepa përcillet për në banesën e fundit me lot dhe dhimbje nga të afërmit miqtë dhe artëdashësit e shumtë

VIDEO/ Profecia e një skene…Vdekja le të presë! Filmi i fundit i Margarita Xhepës: “Si do që të vejë puna, ju nuk duhet ta ndërprisni”!

11/06/2025
Ndahet nga jeta regjisori i njohur Leka Bungo

Ndahet nga jeta regjisori i njohur Leka Bungo

11/06/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In