• Kontakt
Wednesday, September 24, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Këshilli Politik nuk prodhon konsensus! PS nuk pranon këshillën e BE dhe SHBA për ndryshimet në Kushtetutë

29/07/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Këshilli Politik nuk prodhon konsensus! PS nuk  pranon këshillën e BE dhe SHBA për ndryshimet në Kushtetutë
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mbledhja e Këshillit Politik sërish nuk prodhoi konsensus. Ditën e djeshme palët politike u mblodhën, por pas më shumë se 3 orësh diskutimesh e debatesh, sërish nuk ka dakordësi sa i takon koalicioneve. Opozita jashtë parlamentit nuk pranon që të ndryshohet formula, pra që të garojnë në një listë unike, sikurse shumica socialiste ka paralajmëruar me vendosmëri se do të miratohen në datë 30 korrik.

Përfaqësuesit e PD-LSI, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili deklaruan pas mbledhjes së janë dakord me listat, por që të hapen 100%, megjithatë kushti është që koalicionet të mos preken. Përfaqësuesi i mazhorancës në tryezën e Këshillit Politik Damian Gjiknuri, u shpreh se opozita jashtë Parlamentit të gjejë një formulë në një vend ku listat e hapura dhe koalicionet me formulën aktuale janë në harmoni dhe kjo do të implementohet edhe në Shqipëri. “U konstatua që amendimet kushtetuese nuk pengojnë as hapjen e listave 100% dhe koalicionet parazgjedhore. PD ka qëllimin e taktikës bllokuese dhe zvarritjen e këtij procesi.

Një model është dhënë shembull nga PS, që ka qenë Letonia. Në mos Letonia, Holanda. Të gjejnë një model të një vendi perëndimor në këtë sistem dhe ne jemi të gatshëm që ta formulojmë në atë mënyrë koalicionin. Koalicioni lejohet, të marrin një shembull nga një vend i BE. Kjo është formula e kompromisit. Ne do marrim një model që e njeh këtë”, u shpreh Gjiknuri.

Reagon Bylykbashi

Ndërsa përfaqësuesi i PD-së, Oerd Bylybashi u shpreh në një reagim për media se mazhoranca nuk ka ndryshuar qëndrimet e saj, ndërsa theksoi se kusht për vijimin e diskutimit janë listat e hapura, duke ruajtur këtë model të koalicioneve parazgjedhore. “Partia Socialiste nuk ka ndryshuar asnjë centimetër pozicionin e saj, të veprimit të njëanshëm dhe ndryshimit të njëanshëm të Kushtetutës.

E bëmë të qartë siç e kemi bërë të qartë më përpara, që janë veprime që do të prishin Marrëveshjen e 5 Qershorit. Ne propozuam që të hiqet dorë nga ndryshime të njëanshme, të hartohet një amendament i përbashkët në lidhje me hapjen e listave dhe pa prekur asgjë tjetër në Kushtetutë dhe këtë ta bëjmë me ekspertizën ndërkombëtare. Për të garantuar që procesi do të mbetet i paprekur dhe përtej lojërave diabolike të Edi Ramës dhe të maxhorancës, ndryshimet kushtetuese dhe ato ligjore në këtë Kod Zgjedhor të jenë bashkë dhe t’i çohen parlamentit në mënyrë që të jetë çdo gjë e qartë”, tha Bylykbashi.

Ja urdhri i Ruçit

Por pavarësisht kundërshtive të PD-LSI, mazhoranca duket e vendosur për ti shkuar deri në fund ndryshimeve kushtetuese. Kryeministri Edi Rama u shpreh ditën e djeshme edhe njëherë i prerë dhe i qartë kur tha se të dyja, si listat dhe koalicionet me formulën e re do të miratohen në 30 korrik.

Ndërkohë që ai që i ka vënë vulën është kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, i cili përmes një urdhri shprehet se në seancën plenare të së enjtes do të votohen ndryshimet kushtetuese. Por vendosja e PS për ti shkuar deri në fund këtyre miratimeve, mund të sjellë edhe një thyerje me ndërkombëtarët.

Ambasadorët e SHBA-BE kanë deklaruar se duhet të gjendet gjuha e përbashkët mes palëve politike dhe ndryshimet kushtetuese duhet të kalojnë përmes Këshillit Politik. Por urdhri i Ruçit ishte që nuk ka kthim pas. “Në mbështetje të nenit 27/1 të Rregullores së Kuvendit, bazuar në kalendarin tre javor të punimeve të Kuvendit për periudhën 24 – 31 korrik 2020, urdhëroj:

Mbledhjen e Kuvendit në seancën plenare të datës 30.07.2020, ora 10:00; Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë: Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 29.07.2020 2. Njoftimi i çështjeve të depozituara në Kuvend për shqyrtim 3. Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar”, thuhet në urdhrin e Gramoz Ruçit./ ELISJEDA KIKO

Share199Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Shuhet Claudia Cardinale!

Shuhet Claudia Cardinale!

24/09/2025
Sot ditëlindja e “Lokes”  ikonë, “Artistes së Popullit” Marie Logoreci

Sot ditëlindja e “Lokes” ikonë, “Artistes së Popullit” Marie Logoreci

23/09/2025
Katër vjet pa aktorin Ilia Dashi

Katër vjet pa aktorin Ilia Dashi

22/09/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In