• Kontakt
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Kemi vënë bast me…”/ Pse duhet të binte tërmeti që të ndërtoheshin shkolla të tilla? Rama përballet live, i përgjigjet pyetjes me spec të drejtoreshës dhe ja çfarë zbulon

30/01/2021
in Aktualitet, Debat
A A
“Kemi vënë bast me…”/ Pse duhet të binte tërmeti që të ndërtoheshin shkolla të tilla? Rama përballet live, i përgjigjet pyetjes me spec të drejtoreshës dhe ja çfarë zbulon
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, ka mbajtur një takim me qytetarët në Korçë të punësuar në fusha të ndryshme, për të diskutuar rreth problematikave që shqetësojnë përditshmërinë e njerëzve.

Në pyetjet e drejtuara Ramës, kryeministri i ka dhënë përgjigje një pyetjeje “me spec” nga drejtoresha e shkollës, e cila kërkoi një shpjegim, përse duhet të ishte pikërisht pas tërmetit shkatërrues momenti që të ndërtohen shkolla dhe banesa cilësore dhe me standarte të larta.

Drejtoresha gjithashtu shprehu shqetësimin dhe për vështirësitë që krijon mësimi online për shkak të pandemisë.

“Jemi në situatë të vështirë se mësimi nuk zhvillohet normalisht një pjesë e nxënësve online e vështirësia vjen për shkak edhe të mundësive teknike, problemeve në kategori të ndryshme fëmijësh dhe familjesh, e pyetja tjetër është pse duhet të binte tërmeti që të ndërtoheshin shkolla të tilla?“, tha drejtoresha e shkollës.

Përgjigja e Ramës: Të falënderoj për pyetjen me spec.

Goditja e tërmetit ishte një fatkeqësi me përmasa të jashtëzakonshme, për fat të keq disa prej atyre që u goditën s’mundën t’ja dalin e ti mbijetojnë goditjes. Mijëra fëmijë u gjendën pa shkollë kopësht e cerdhe e për ne ishte shumë e qartë që kjo ishte një krizë e madhe që dehej kthyer në një mundësi të madhe për të rindërtuar më mirë dhe më fort për njerëzit e për t’ju dhënë atyre mundësinë që të kthehen në shtëpi me kushte më të mira se ato që kishin kur i humbën shtëpitë ashtu dhe nxënësve dhe mësuesve që të kthehen në shkollë me kushte më të mira.

Ne kemi vënë një bast me veten për të ndërtuar në të gjitha aspektet, që nga planifikimi deri tek cilësia e ndërtimit duke kaluar përmes një projektimi ambicioz me standarte si në vendet e BE, madje kemi dëshiruar që shkollat e rindërtuara të jenë shkolla që dhe në BE do hynin mes atyre që janë më të mirat.

Kjo kërkonte një sforco të madhe dhe nga pikëpamja njerëzore e financiare. Ne patëm një sukses befasues për shumëkënd në konferencën e donatorëve por ajo që ishte më me rëndësi dhe këtë kam përshtypjen që shumëkush nuk e sheh ose nuk e di, është që me atë mbështetje financiare ne garantuam mundësinë që ne të jemi krejtësisht të lirë që të mund të shpenzojmë, gjithë problemi do të ishte në rast që ne nuk do kishim mundësitë të shpenzonim për shkak të pamundësisë për të financuar detyrimet tona në aspektin e organizmave finaciarë ndërkombëtare.

Duke pasur këtë mundësi ne bëmë e po bëjmë besoj një punë shumë të mirë me projektet e ndërtimin, duke përfshirë pothuajse të gjitha kompanitë e ndërtimit që kanë forca të mundura për tu përfshirë janë 27 mijë punëtorë të angazhuar me rindërtimin
ndërkohë që me shkollat e reja në vende e të tjera ne jemi përpjekur të rrisim standartet dhe duhet ta them që ka një rritje të standarteve por jo një rritje uniforme, dhe kjo është e vërtetë.

Sepse financimi i shkollave dhe realizimi i projekteve të tyre në kushte normale kryhen në bashkëpunim me pushtetin vendor.

E jo të gjitha bashkitë kanë kapacitetet e duhura për të bërë projekte të standartit që ju keni parë në programin e rindërtimit e jo gjithmonë kompanitë e supervizorët bëjnë punën ashtu sikundër po bëhet në kushtet e programit të rindërtimit.

Pa programin e rindërtimit, ne kemi investuar konsiderueshëm, kryesisht rikontruksionin e shkollave ekzistuese e jo pak shkollave të reja.

Ndërsa me programin e rindërtimit numri i shkollave të ndërtuara, pra të reja, në këto 7 vjet është më i madh se sa të gjitha shlollat e ndërtuara apo rikontruktuara në të gjitha vitet e tjera të marra së bashku.

Është dhe një mësim, eksperiencë që do na ndihmojë të përmirësojmë standartet e të garantojmë që të bëjmë investime me shumë cilësi dhe me kosto të arsyeshme.

Share200Tweet125
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Shote Galica” e gjallë  aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

“Shote Galica” e gjallë aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

21/09/2026
Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

21/09/2026
Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

21/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In