Ditët e fundit është përfolur se Beatrix Ramosaj ish-banorja e Big Brother Vip ka shkuar me pushime në Dubai dhe ‘ka braktisur’ Donaldin. Mirëpo kjo nuk ka mbetur me kaq. Kanë nisur aludimet se kush po e shoqëron Trixën në pushime.
Ndërkohë një bisedë mes Balina Bodinakut dhe një personi të panjohur është bërë sot publike. Opinionistja e Big Brother kishte thënë se Trixa është me të dashurin në Dubai.
“Sapo më shkroi një e njohur e imja në këtë moment. Punon në agjensi udhëtimesh, më tha që Trixa është me pushime me të dashurin. Se i ka prerë biletat”, – tha ajo.
Beatrix e ka mohuar kategorikisht këtë gjë teksa e ka akuzuar Balinën për shpifje.
Pasi Beatrix i ka kthyer përgjigje Balinës, kjo e fundit i ka futur block. Kjo gjë e ka revoltuar edhe më shumë këngëtaren e cila e ka paralajmëruar publikisht.