• Kontakt
Monday, September 21, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Kë kërcënoi Ilir Meta me “armë bërthamore” dhe pse Edi Rama nuk e izolon tani, menjëherë?!

06/03/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Kë kërcënoi Ilir Meta me “armë bërthamore” dhe pse Edi Rama nuk e izolon tani, menjëherë?!
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në intervistën më të fundit ku Ilir Meta u shfaq i shkalluar dhe ku tha se ai “i merrte amerikanët për veshi” pati edhe një pjesë që u komentua pak ose fare në publik.

Në deklaratën e tij, Meta ndër të tjera përmendi dhe armët bërthamore. “Nuk ka vetëm SHBA armë bërthamore, por kanë edhe vende të tjera”, tha ai.

Duket si një “diarre paniku”, por që realisht Ilir Meta nuk është një “kockë e butë” dhe këtë amerikanët e dinë mirë, ndaj kanë marrë vendimin më të rëndësishëm në 30 vjet në Shqipëri. Të dërgojnë një forcë ushtarake prej 6 mijë trupash pikërisht një ditë pas zgjedhjeve të 25 prillit në Shqipëri.

Një forcë, ku përveç armatimeve mbështetëse, do të sjellin edhe instalimin e raketave strategjike “Patriot”. Ilir Meta është shënjuar si një zyrtar antiamerikan që në vitin 2011 kur me rastin e videos së tij me të ndjerin Dritan Prifti, u arrit të rrëzohej ekspertiza amerikane, e më pas kjo u bë rutinë.

Ilir Meta është zyrtari i vetëm shqiptar që është i thirrur në selinë e DEA-s në Uashington pas largimit të tij si Zv.kryeministër dhe për të cilin nuk ka folur asnjë fjalë.

Ndaj dhe Meta, lidhi marrëveshjen me Edi Ramën në 2013, duke e njohur natyrën e tij si një lider jo të sigurtë e jo konsistent. Pikërisht aleanca e Ilir Metës me Edi Ramën ka qenë realisht mbrojtja më e madhe që Ilir Meta do të kishte dashur. Falë Edi Ramës ai u bë kryetar Parlamenti dhe President i Republikës, pra mori postet më të larta të shtetit shqiptar, edhe pse nga amerikanët dhe vetë kancelarja Merkel ai cilësohej si e keqja e këtij vendi që destinacionin e kishte e pakta në bankën e të akuzuarve.

Në vitin 2013, pikërisht kur ishte Kryetar Parlamenti Ilir Meta arriti të dalë ashpër kundër SHBA, kur kundërshtoi kërkesën e Presidentit Barack Obama-s për të shkatërruar në Shqipëri armët kimike të Bashar Al Asadit. Vendim që në atë kohë u përkrah fort nga Rusia, e cila realisht Ilir Metën e konsideron si një partner të rëndësishëm të saj. Nuk është e rastësishme që Luan Rama një nga drejtuesit e LSI-së është pritur nga Putini në Moskë, kurse një nga njerëzit e afërt të Metës, ka qenë një negociator me njerëzit e Asadit.

Nëse e mbani mend, disa herë Ilir Meta ka përsëritur frazën: “Unë nuk jam si Gruevski”, kur i referohet gjuhës së tij politike anti-amerikane. Gruevski ishte një njeri i Moskës, por që realisht më shumë se një sherr në Parlament që çoi në rrahjen barbare të Zijadin Selës dhe Zoran Zaevit nuk shkoi më tej. Në intervistën ku u shfaq i shkalluar foli për të ashtuquajturat tentativa kur një diplomat amerikan i ka kërkuar që të jepte një tender që Meta e quajti abuziv, tha që ai do të merrte për veshësh “amerikanët e Ramës”, e foli për rezistencë të tij.

Cila do të ishte rezistenca e Ilir Metës realisht?

Dorëheqja nga posti i Presidentit të Republikës është natyrisht një variant që nuk duhet të llogaritet. Të ishte për ta bërë, ai natyrisht do ta kryente me kohë. Meta, presidencën e konsideron një bunker, por në rastin e një vakumi pushtetesh pas zgjedhjeve të 25 prillit, ku Parlamenti është i shpërndarë, nuk është çudi që Ilir Meta të kryejë çmenduri me dekret.

Çfarë mund të bëjë? E mbani mend vitin 1997? Sali Berisha, me dekret presidencial anashkaloi Parlamentin dhe shpalli një “Operacion me Gjeneral Bashkim Gazideden”, ku natyrisht efektet njihen. Nuk është aspak çudi, sidomos pas dekretit për zhdekretimin e zgjedhjeve të 30 qershorit 2019, që Ilir Meta të kryejë një veprim të ngjashëm, sidomos pas zgjedhjeve të 25 prillit, ku siç e tha ai “nëse preket edhe një votë në Pukë do të presë duar”.

Natyrisht që Ilir Meta nuk e ka me amerikanët drejtpërdrejtë, pasi ai e di se sapo të lërë Presidencën do të arrestohet menjëherë e kjo nuk përbën më enigmë. Ndaj nuk do ta lërë Presidencën; në asnjë rast.
E ka me Edi Ramën, në mënyrë që ky i fundit të frikësohet me idenë që nuk do ta lërë rehat asnjë ditë siç nuk e la rehat në mandatin e dytë, pasi e bëri President.

Dhe Edi Rama e ka ngrënë presionin, ndaj dhe nuk e shkarkoi, edhe pse e ngriti Komisionin e Posaçëm Parlamentar. Mund ta bëjë edhe tani, pasi Meta i ka mbushur të gjitha kushtet për një shkarkim. Amerikanët i kanë dhënë Edi Ramës mbështetjen më të madhe që mund të ketë një lider, hapësirë e lirë për reformën në Drejtësi dhe suport politik e financiar, e sot ata i dërgojnë edhe trupa ushtarakë dhe armë strategjike.

Nëse ka informacione reale dhe ato i kanë ardhur edhe nga partnerët për një kërcënim të Metës për një rrezik destabilizimi, qoftë edhe nga shtete kundërshtarë me NATO-n, atë duhet ta thotë dhe ta ekzekutojë. Duke shkarkuar apo izoluar që sot Ilir Metën si rrezik; ndryshe gjithë kjo replikë nuk është vetëm një lojë bajate e politikës së vjetër… /Pamfleti

Share201Tweet126
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Kolosi i skenës dhe i ekranit Reshat Arbana festoi 82 vjetorin! Sa shumë e njohin dhe e duan, sa lehtë e harrojnë… pushtetarët që të turpërojnë

“Artisti i Popullit” aktori Reshat Arbana feston 86 vjetorin e lindjes dhe ne i urojmë jetë të gjatë dhe pleqëri të mbarë!

17/09/2026
Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

13/09/2026
Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

13/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In