• Kontakt
Saturday, September 19, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Kauza e Maternitetit si ajo e Stadiumit, Parkut të Liqenit, Sheshit Skënderbej e tje… për Tos Lubonjën: Banditizëm! Përsëritje e një traume Ishte monument kulture: Na humbi pika e referimi

22/03/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Kauza e Maternitetit si ajo e Stadiumit, Parkut të Liqenit, Sheshit Skënderbej e tje… për Tos Lubonjën: Banditizëm! Përsëritje e një traume Ishte monument kulture: Na humbi pika e referimi
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Analisti Fatos Lubonja, e konsideron një akt banditesk prishjen e godinës së Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë.

Lubonja thotë se kemi të bëjmë me një përsëritje të një traume për qytetin. Ai shton se Tirana ka humbur pikat e veta të referencës, duke shtuar se kryeqyteti dhe qytetet e tjera shqiptare po kapen përditë e më shumë nga krimi.

“E shikoj prishjen e Maternitetit si përsëritje të një traume. Duket se Tirana po humb pikat e referimit për çdo qytetar.

Kjo të çon tek trauma e shkatërrimit të Teatrit, stadiumit, traumën e shkatërrimit të vilave. Tirana është bërë kryeqytet i pushtetarëve. Thuajse të gjithë pushtetarët thonë se “gjithçka nis me mua”, tha Lubonja për News 24.

“Masakra më e madhe është bërë pas viteve 1990, me këtë ekonomi kriminale, me arkitekturë, që nuk ka raport fare ndërtim-gjelbërim. E shikoj këtë gjë si mos-ndjeshmëri.

Në vendim-marrje nuk ka kujdes duke u konsultuar me grupet e interesit, as me arkitektë, por vendim-marrje e dhunshme. Bëhet fjalë për monument kulture, por Ministria e Kulturës nuk reagon.

Mafia e ndërtimit ka kapur totalisht Bashkinë dhe justifikohet me dëmet e tërmetit. Kjo është politika e gëlimit të parave të pista, ky qytet po kapet çdo ditë nga krimi. Shqiptari do që t’i vijë e keqja te dera, ndoshta atëherë reagon. Atë që e sheh në kodër, prite në votër, thonë”, tha Lubonja.

Duke folur për situatën në Kosovë, Lubonja nënvizoi se Lëvizja Vetëvendosje ka sfidën e jashtëzakonshme, që të vendosë Kosovën në binarët e një sistemi të drejtë politik.
“I mbetem një shkrimi për Vetëvendosjes, ku tregoj se VV është shpresë, por shpreh edhe rezervat e mia. Besoj se do kemi qeveri, që sipas premtimeve elektorale që janë bërë, ku është premtuar lufta ndaj korrupsionit dhe shteti i kapur. Këtu është shpresa. Sfida është e jashtëzakonshme, sepse është ndërtuar një sistem. VV ka gjysmën e deputetëve në parlament.

Së paku, Vetëvendosje të mos vjedhë vetë, e ndoshta vjen drejtësia vetiu, se nuk mund ta bësh dot drejtësinë si partia-shtet. Duhen parë edhe problematikat e tjera që ka Kosova, si raporti me Shqipërinë, dialogu me Serbinë etj. Vjosa Osmani duhet parë a i bën dot 80 deputetë. Është e hapur çdo, të shohim ç’do ndodhë”, u shpreh Lubonja.

Ndërsa, në lidhje me takimin e Ramës me Makron në Francë, Lubonja vlerësoi se ngjan se kemi të bëjmë me një shou të kryeministrit tonë para zgjedhjeve.

“Takimi është kryer, sa di unë. Ka qenë drekë pune, ku kanë ngrënë drekë. ne na mbetet që të hulumtojnë. Nuk kishte ndonjë tematikë, sa di unë. Dyshimi im si gazetar, që kemi për detyrë të dyshojmë, është se kjo është drekë pune e rregulluar nga Rama me miqtë e tij në Francë, ka zëra që thonë se edhe sponsorizon disa takime. Sigurisht që Franca ka interesat e veta këtu.

Dyshimi im është që Rama do të bëjë shou para zgjedhjeve. Ashtu siç bëri edhe shoun edhe me Erdoganin. Franca e di shumë mirë gjendjen në Shqipëri, por politika kështu është. Dihet se Franca ka pritur edhe Gedafin, pastaj Gedafi u hoq në qafë edhe nga shteti francez. Shqiptarët duhet të heqin dorë nga politika për të sunduar shqiptarët, të legjitimohemi nga ndërkombëtarët. Por, ne e dimë se çfarë ndodh në Shqipëri, ku merren vendime në emër të një grupi kriminal. I zoti e nxjerr gomarin nga balta”, përmbylli Lubonja.

Share199Tweet124
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Kolosi i skenës dhe i ekranit Reshat Arbana festoi 82 vjetorin! Sa shumë e njohin dhe e duan, sa lehtë e harrojnë… pushtetarët që të turpërojnë

“Artisti i Popullit” aktori Reshat Arbana feston 86 vjetorin e lindjes dhe ne i urojmë jetë të gjatë dhe pleqëri të mbarë!

17/09/2026
Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

13/09/2026
Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

13/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In