• Kontakt
Friday, September 18, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Katër vite pa Andrea Stefanin, karakterin antikonformist të gazetarisë

03/12/2020
in Aktualitet, Blog
A A
Katër vite pa Andrea Stefanin, karakterin antikonformist të gazetarisë
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

3 dhjetori i vitit 2016 shënoi për gazetarinë, publicistikën dhe jo vetëm, një ngjarje të trishtë.

Gazetari dhe analisti i njohur Andrea Stefani u nda nga jeta në moshën 58-vjeçare, në një spital në Romë, pasi prej një kohe të gjatë vuante nga një sëmundje e rëndë.

Andrea Stefani, me një karrierë të pasur në media prej më shumë se 20 vitesh ka qenë gazetar, drejtues dhe analist në shumë gazeta dhe televizione.

Stefani njihej edhe si aktivist i Shoqërisë Civile veçanërisht në përpjekjet qytetare kundër korrupsionit dhe dominimit autoritarist të shtetit.

Ai la pas bashkëshorten, Enkeledën, vajzën Stefani dhe djalin Danielin.

Kush ishte Andrea Stefani?

Andrea Stefani punoi prej 20 vitesh në media si gazetar dhe opinionist në organe të ndryshme të shtypit dhe medias vizive shqiptare. Njihej për qëndrimet dhe pikëpamjet jo konformiste me pushtetet e radhës në Shqipëri.

Dimensionit të tij si gazetar i bashkangjitet edhe aktivizmi i theksuar veçanërisht në përpjekjet qytetare kundër korrupsionit dhe dominimit autoritarist të shtetit.

Andrea Stefani ka qenë gazetar për disa vite i “Gazetës Shqiptare” si dhe ka qenë njeriu i parë që ka zbuluar kontrabandën e naftës të Shqipërisë me ish-Jugosllavinë në vitin 1995-së. Në atë kohë, Shqipëria importonte naftë me tonelata ndërsa nevojat e konsumimit të brendshëm ishin disa herë më pak. Dhe ajo mbi të cilën Stefani hodhi dritë ishte se qeveria e asaj kohe kishte thyer embargon e perëndimit, duke furnizuar makinerinë ushtarake jugosllave.

Stefani ka qenë kryeredaktor e themelues i gazetës “Shekulli” dhe për shumë vjet drejtues i programit investigativ antikorrupsion “Hapur”.

Për më shumë se 10 vjet është mjaft i pranishëm në debatet e përjavshme televizive.

Andrea Stefani është autor i librit publicistik “Albanistan”.

Share199Tweet125
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Kolosi i skenës dhe i ekranit Reshat Arbana festoi 82 vjetorin! Sa shumë e njohin dhe e duan, sa lehtë e harrojnë… pushtetarët që të turpërojnë

“Artisti i Popullit” aktori Reshat Arbana feston 86 vjetorin e lindjes dhe ne i urojmë jetë të gjatë dhe pleqëri të mbarë!

17/09/2026
Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

13/09/2026
Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

13/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In