• Kontakt
Wednesday, July 16, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Kanali i Lushnjës, peshku i Rovenës, Gjiri i Lalzit dhe iluzioni SPAK… shkelës i barazisë në drejtësi!

10/08/2021
in Aktualitet, Blog, Kryesore
A A
Kanali i Lushnjës, peshku i Rovenës, Gjiri i Lalzit dhe iluzioni SPAK… shkelës i barazisë në drejtësi!
1.7k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Anri Bala

Gjykata e “drejtësisë së re”, jo vetëm që nuk jep dënime për vjedhjen e organizuar më të madhe të shekullit CEZ, për Rrugën e Kombit, për masakrën me vrasjet masive në Gërdec, por ndalon drejtësine me dhunë, për fillimin e çdo hetimi ndaj këtyre krimeve dhe kjo na bind, se kjo gjykatë është shumë e vjetër… bordello siç ishte.

Ndërsa zgjohet e trimërohet me “bandën e Kanalit të Lushnjës”, për një tender 20 milionë lekësh dhe jo 200 milionë dollarë sa grabiti Lulzimi në Rrugën e Kombit, që me shumë zor bleu një vilë, dy vila, tre vila, katër vila dhe askush nuk e thotë se si… kur është një rrogëtar partie, kjo gjykatë është mantenut vipash.

Kjo drejtësi nuk fal, të plandos brenda kur shkel barazinë në tendera, tamam si sektori i Auditit për kanalet e AZHBR-së.

Doni akoma?! Keni boll punonjës kadastre, tatimesh, bashkishë, që kanë paguar dhe akoma nuk janë likuiduar. Paguajnë për shefat e tyre, për rehatinë e shefave, për lumturinë e shefave, mirëqenien e shefave… dhe dashnoret e shefave.

Mos u vini faj, kanë detyrimet e vendit të punës që ndryshon krejtësisht me metodën që na serviri kryeministri në mandatin e parë… konkurs, konkurrencë, meritokraci.

Sot, as që bëhet fjalë për këto element, mjafton të hapësh pak shalët si Sharon Stone te “Instikti Basik” dhe një diplomë e marrë në ndonjë universitet provincial jashtë vendit, me para ose si ajo e Lulit, 3 vjet për 11 vjet, por edhe një mik që të promovoi tek “Capo dei Capi” dhe e kap sektorin e tenderave dhe të qypave.

Kështu do jetë edhe më tej me gjykatën e re, që deri tani është e “tmerrshme”, ama kanalet e ngjalave të Lushnjës, peshku i Rovenës dhe kapelet e policëve e mbushën burgun plot… me elementë të krimit të organizuar dhe të korrupsionit, kurse vrasësit vazhdojnë të jenë të paprekshëm e të pushtetshëm… me vendim gjykate, sepse vrasja s’është asgjë.

Lëre pastaj zotrinjtë e mëdhenj të kriminaliadës shqiptare, që nuk lëshojnë terren lehtë, i marrin të gjitha herë me një dorë e herë me dy duar dhe kurrë nuk dalin me duar bosh… nga “thesi i dovletit dhe xhepi i miletit”.

Nuk ka as roje as zot, por as dordolec që t’i trembi si ky SPAK-u!

Tani me thënë të drejtën, ky kryespakisti e ka njëfarë burrërie, jo se nuk guxon por nuk mund të rrethoj shtëpitë e fqinjëve në Gjirin e Lalzit. Vetëm se na ka lënë pak të hutuar, si puna e Adriatik Llallës kur lajmëronte gjashtë muaj përpara, se në shtator do bëhej nami.

Megjithëse cironkat i mbyti, kurse peshkaqenit as që guxonte t’i afrohej, madje edhe kur e ushqen, i rri larg dhe e kënaq me cironka duke i’a hedhur nga ajri, se nuk i dihet mund të bëhet dhe vetë preja e tij.

Të hidhesh me gjithë forcën e shtetit mbi disa nënpunës, rrogëtarë, që përveç rripit dhe shpirtit nuk ka gjë tjetër, nuk është humbje kohe jo, por të heshtësh dhe as m*t mos të hash për shefat e tyre, që hajdutërinë e shesin për moral dhe t’i plasin surratit vilat dhe sarajet e bëra duke shfrytëzuar këta të mjerë… është krim i rëndë, që duhet të ketë një nen në kodin penal: Shkeljen e barazisë në drejtësi!

Natyrisht, nëse do të kishte një ligj të tillë, të gjithë ata gjyqtarë dhe prokurorë që arrestojnë Tushën, Rovenën, Nurellarin… për kanale ngjalash, arka peshqish dhe kapela policësh, nuk do guxonin të tallnin b*thën dhe mos të hetonin e dënonin krimin që u bënë karshillëk, pa hezitim, madje me mburrje… duke gëzuar të mirat e krimit të tyre, a thua si i kanë asete të lëna trashëgimi nga babai.

Por ligj s’ka, por edhe ka e do ketë, kur në drejtësi të vijnë të papërlyerit të dalë nga një plejad magjistratësh të rinj, që kurrë nuk kanë qenë në një sallë me ish hetuesit e diktaturës apo plepaxhinjtë e Berishës… për të dhënë drejtësi!

Këta dhe shokët e tyre kurrë nuk do munden të bëjnë drejtësi, sepse e kanë gëlltitur me kohë lugën e çorbës së prishur të sistemit aktual dhe tashmë duhet të ishin larguar duke i vendosur para gjykimit të drejtë, si çdo qytetarë që ka kryer një krim.

Nëse hetuesit e BKH-së dhe prokurorët e SPAK nuk do hapin dyert e bandave të politikanëve dhe parveny-ve të tyre në Long Hills, Lundër, Palasë, Dhërmi dhe në të famshin Gjiri i Lalëzit, drejtësia është vetëm një iluzion për truboshët e shpresmëdhenjtë, që duan të jetë ashtu./Ekskluzive.al

Share238Tweet149


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Violeta Manushi: Kemi qenë të varfër, por kemi jetuar me punë dhe me nder, duke lënë pas emrin e mirë

Violeta Manushi: Kemi qenë të varfër, por kemi jetuar me punë dhe me nder, duke lënë pas emrin e mirë

15/07/2025
Edi Luarasi, aktorja e guximshme që sfidoi kohën e vet!

Edi Luarasi, aktorja e guximshme që sfidoi kohën e vet!

15/07/2025
Dëshmia tronditëse e vëllait të aktorit të njohur Dhimitër Orgocka: Si më spiunoi kolegu i zyrës dhe polakja e martuar në Korçë

Dëshmia tronditëse e vëllait të aktorit të njohur Dhimitër Orgocka: Si më spiunoi kolegu i zyrës dhe polakja e martuar në Korçë

15/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In