Juristi Romeo Kara, ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale, pas lajmit se ish-kryeministri Sali Berisha po planifikon ta mbajë Kuvendin e datës 11 dhjetor në ambientet e stadiumit “Air Albania”.
Juristi Romeo Kara, ka paralajmëruar se Berisha si kampion i egoizmit, armiqësisë ndaj të mirës, popullit dhe vendit të tij, po i tillë do të dalë edhe nga stadiumi dhe politika.
“E nisi me Foltore, të cilën e pa si të vetmen shpëtimtare të tij dhe e konsideroi të shenjtë si Faltore, por e bitisi si gjithnjë me kërcënime dhe baltosje në Baltore”, tha ai. Ndër të tjera juristi Romeo Kara, u shpreh se ish-kryeministri Sali Berisha është sipas tij, kampion i egoizmit.
Ai theksoi, se i tillë do të dalë edhe nga stadiumi ku do të mbahet foltorja. “Kampion i egoizmit, hipokrizisë dhe armiqësisë ndaj së mirës, popullit dhe vendit të tij. I tillë do të dalë nga stadiumi dhe politika”, shkruan Romeo Kara.
Ndërkohë, edhe më herët juristi Romeo Kara, ka hedhur akuza ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Ai u shpreh, se Berisha është rrënues i demokracisë në vend. Juristi Romeo Kara, theksoi se Berisha nuk mund të na kthejë më pas vitet që ai na ka marrë, ndërsa vijoi më tej duke thënë se ai duhet që të dalë para drejtësisë dhe ti kthejë ato që ka vjedhur.
“Medet për ne, që do të na e kthejë dinjitetin dhe demokracinë një narcist, shkatërrues, mohues, i lig, hajdut, mashtrues, rrënues i demokracisë, dhe kriminel i pandreqshëm, që është pasuruar dhe fuqizuar pikërisht, ndërkohë që u zhbë dinjiteti, demokracia dhe shpresa jonë.
Saliu do të na kthejë tani pikërisht ato që na mori dhe na mohoi vetë ai. Po 30 vitet e jetës që na i mori, si do të na i kthejë ky krimb i racës njerëzore? Dinjitetin do t’ia kthejmë vetes pikërisht kur bandën e politikës me në krye Saliun ta çojmë përpara bankës se akuzës dhe gjënë e vjedhur prej tyre t’ia kthejmë këtij populli”, tha ai.