• Kontakt
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Juri Kim godet opozitën e rrugës dhe atë presidenciale: Ata që ju thonë se s’po ndodh dhe s’do ndodhë asgjë kurrë, gënjejnë! Duan të vazhdojnë me çfarëdo aktiviteti të tmerrshëm ku janë të përfshirë

28/01/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Juri Kim godet opozitën e rrugës dhe atë presidenciale: Ata që ju thonë se s’po ndodh dhe s’do ndodhë asgjë kurrë, gënjejnë! Duan të vazhdojnë me çfarëdo aktiviteti të tmerrshëm ku janë të përfshirë
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ambasadorja amerikane Yuri Kim e ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka deklaruar se Shqipëria po fillon të shohë rezultate në fushën e drejtësisë, edhe pse nuk bën ‘marifete’ për të premtuar kapje të ‘peshqve të mëdhenj’.

Sipas saj përparim është bërë në këtë drejtim, por shqiptarët kanë të drejtë të ndihen të paduruar.

Znj.Kim ka një lajm për të gjithë, duke thënë se ajo beson tek Shqipëria ashtu si SHBA-ja. Ambasadorja ka shigjetuar ‘disa’ persona sipas së cilës duan që në Shqipëri të krijohet përshtypja se ky vend ka qenë gjithmonë i korruptuar sepse ashtu i intereson atyre, por znj.Kim i është rikthyer historisë duke i kërkuar shqiptarëve mos e humbasin shpresën.

Sokol Balla: Zonja ambasadore, të ndalemi pak te reforma në drejtësi. Këtu mendoj se mund të flisni shumë më hapur sepse mendoj është investimi më i madh që ka bërë SHBA në Shqipëri nga viti 1991, besoj, kur ndihmuat rivendosjen e demokracisë në vend. Si po shkon procesi sepse ka shumë njerëz që ankohen, e dini, se po shkon ngadalë, institucionet nuk janë ngritur, rezultatet s’kanë ardhur ende, pra, na jepni disa mesazhe më shpresëplota

Ambasadorja Kim: Dakord, siç thamë në fillim të intervistës, vura në dukje gjërat që kanë ndodhur gjatë vitit të kaluar, kur e filluam vitin pa një Gjykatë Kushtetuese funksionale. Tani Shqipëria ka një gjykatë që funksionon. Duhen edhe nja dy gjyqtarë për të pasur anëtarësinë e plotë me nëntë dhe mendoj se palët do të punojnë për këtë, institucionet përgjegjëse. SPAK nuk kishte filluar të funksiononte, tani funksionon.

Ka disa çështje që po shqyrton. Nuk e di cilat janë, e vendosin ata. Dhe tani sigurisht kemi BKH që funksionon me hetuesit e saj. Pra, ka lëvizje. Mendoj që shqiptarët kanë të drejtë të ndihen të paduruar. Kanë qenë pa drejtësi të vërtetë për tepër kohë dhe kanë të drejtë të kenë padurim, kanë të drejtë të kërkojnë veprim më të shpejtë, dhe mendoj se do të shohim ca nga kjo gjatë 2021.

Sokol Balla: Pra po thoni se do të shohim disa peshq të mëdhenj në rrjetë këtë vit?

Ambasadorja Kim: Unë nuk bëj ato marifete marrëdhëniesh me publikun. Unë jam e interesuar në rezultate. Prandaj, ju e dini, unë nuk bëj premtime të mëdha. Gjithçka mund t’ju them është se Shtetet e Bashkuara e kanë shumë seriozisht reformën në drejtësi, se e kemi shumë seriozisht korrupsionin, se e kemi shumë seriozisht ndërtimin e një marrëdhënieje me Shqipërinë, e cilan është e fortë në demokraci, mbrojtje, dhe biznes. Dhe j’ua lë juve në dorë të gjykoni, bazuar në fakte, se sa përparim është bërë apo nuk është bërë. E kam thënë këtë edhe më parë, uroj që njerëzit të mos shpërqëndrohen nga propaganda dhe ekzagjerimet. Njerëzit duhet të bazohen në fakte.

Sokol Balla: Mirë atëherë, bazuar në fakte, mund të them se edhe ambasadori i kaluar ishte shumë entuziast për të njëjtën çështje. Kjo daton prej viteve 2017 dhe 2018, dhe jemi në vitin 2021. Dhe unë pajtohem me ju, se gjërat tani me reformën në drejtësi duhet të bëhen ashtu si duhet dhe, natyrisht, kjo kërkon kohë. Dhe sigurisht, tre vjet, pesë vjet, në kuadrin historik janë vetëm një sekondë. Por, në jetën e një njeriu, pesë vjet apo dhjetë vjet janë shumë të rëndësishëm. Në pesë vjet, ne shohim fëmijët tanë të rriten dhe shohim veten duke u plakur. Dhe pastaj, vjen një pikë dhe thua, ok, cili është koncepti i kohës kur bëhet fjalë për këto gjëra, pra kur? Çfarë është vonë dhe çfarë është herët dhe kur është koha e duhur? Prandaj ne kemi dyshime. Unë jam një nga ata njerëz që ende mbështes fuqimisht reformën në drejtësi. Ajo ka mbërritur në momentin kur, në fakt, duhet të shohim rezultate, prandaj dhe po këmbëngul tek ju me këtë pyetje.

Ambasadorja Kim: Po, mendoj se po filloni të shihni rezultate. Keni parë disa çështje të mëdha të nisin duke filluar nga vera e kaluar, dhe ajo që ndodh në fund është bërja e dallimit midis propagandës dhe faktit. Ka disa të cilët duan që ju të besoni se Shqipëria ka qenë gjithmonë e korruptuar dhe se do të jetë gjithmonë e korruptuar dhe se nëse nuk jeni dakord, ju jeni naiv. Epo, kam një lajm për ju, kjo nuk është normale dhe kjo nuk është mënyra se si ka qenë gjithmonë Shqipëria. Unë besoj tek Shtetet e Bashkuara dhe arsyeja përse besoj në Shtetet e Bashkuara nuk është sepse ne jemi perfekt, por sepse përpiqemi të përmirësohemi. Unë besoj tek Shqipëria për të njëjtën arsye. Ky nuk është vend i përkryer.

As Shtetet e Bashkuara nuk janë, por unë mendoj se populli shqiptar ka mjaftueshëm pasion dhe përkushtim për të sjellë ndryshim. Unë shoh historinë tuaj. Shqipëria është toka e Skënderbeut. Ju i bëtë ballë Perandorisë Osmane kur askush tjetër nuk e bëri. Shqipëria është toka e besës dhe sot ndodh të jetë Dita e Përkujtimit të Holokaustit, por ju jeni i vetmi vend në Europë i cili në fund pati më shumë hebrenj se sa në fillim, dhjetra herë më shumë. Askush tjetër nuk e bëri këtë. Ju jeni vendi që refuzuat Enver Hoxhën dhe e zhdukët atë. Mendoj se këto janë me të vërtetë elemente të admirueshme të karakterit shqiptar.

Prandaj unë besoj tek Shqipëria, besoj tek populli shqiptar dhe mendoj se ju kurrë nuk duhet të ndalni së shpresuari. Këta njerëz, të cilët ju thonë se nuk po ndodh asgjë dhe se asgjë nuk do të ndodhë kurrë, nuk janë njerëz të cilët ju tregojnë të vërtetën. Ata po ju thonë një gënjeshtër, në mënyrë që të mund të vazhdojnë me çfarëdo aktiviteti të tmerrshëm ku janë të përfshirë. Mos e humbni shpresën. Shpresa është armë.

Sokol Balla: Është e vërtetë.

Share204Tweet128
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Shote Galica” e gjallë  aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

“Shote Galica” e gjallë aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

21/09/2026
Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

21/09/2026
Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

21/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In