• Kontakt
Tuesday, July 29, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Jo më shumë se 120 të ftuar, mjek dhe polic në gadishmëri: Si do zhvillohen dasmat pas 23 qershorit?

10/05/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Jo më shumë se 120 të ftuar, mjek dhe polic në gadishmëri: Si do zhvillohen dasmat pas 23 qershorit?
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas datës 23 qershor do të lejohen ceremonitë martesore. Lajm i shumëpritur ky nga çiftet që kanë vendosur të kurorëzohen në muajt verës. Por si do të zhvillohen dasmat nën kushtet e pandemisë? Frederika Muço, organizuese eventesh martesore tregoi për Report TV se protokolli është ende në diskutim, por disa nga rregullat qartësojnë se nuk do të ketë më tepër se 120 të ftuar dhe se tavolinat nuk do përbëhen më shumë se nga 5-6 persona.

“Ka gjëra që kur thua polic, mjek na trembin, sigurisht që do të ketë një protokoll. Nuk do të ketë më dasma me 300 e kusur njerez, do të jemi diku tek 100-120, ndoshta nga vjeshta mund të jetë dhe 150. Do të ketë më pak persona të ulur në tavolinë, maska doreza në shërbim.

Lokalet që kanë hapsira, gjatë kësaj periudhe po punojnë që të krijojnë kushtet dhe mundësitë që dasmat të bëhen në një ambjent më të hapur. Do të ndryshojë këtë vit edhe koncepti dhe prezantimi i nuses, po shkojmë në gjëra të thjeshta, në natyrë”-shpjegoi Frederika Muço

Prania e një mjeku dhe e oficerit të sigurisë është ende në diskutim në draft, ashtu si dhe matja e temperaturës.

Duke iu përshtatur kushteve të pandemisë COVID-19, nusja e ardhshme nuk duhet të jetë e shoqëruar me tepër se nga 1 person në momentin që shkon të zgjedhë fustanin.

“E para njëherë është respektimi i orarit që të mos kemi dyndje në orare të caktuara. Duhet të këtë sa më pak njerëz që e shoqërojnë nusen kur zgjedh fustanin, por nuk do të pranojmë që të ketë më shumë se një person.

Kryesisht i këshillojmë që të vijnë me masat mbrojtëse, me dorezat dhe me maskën por edhe nëse nuk i kanë ne gjithnjë kemi një kënd që i kemi rezervë.

Personeli që do ti shërbejë normal që do të jetë njëkohësisht i armatosur me doreza, maska dhe kemi bërë veshje qe do të jenë çdo ditë të dezinfektuara”-tha Muço

Kjo periudhë është shoqëruar dhe me shume shtyrje të datave të dasmës, pasi COVID-19, prishi iluzionin e shumë vajzave që kanë ëndërruar që në fëmijëri për fustanin e bardhë dhe dasmën e ëndrrave.

Share210Tweet132


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Rrëfimi i veçantë i aktorit brilant Mario Ashiku: Shanset e dyta dhe një jetë e jetuar bukur

Rrëfimi i veçantë i aktorit brilant Mario Ashiku: Shanset e dyta dhe një jetë e jetuar bukur

28/07/2025
Kujtojmë Loro Kovaçin! Rrobaqepësi që u bë aktor profesionist për të na lënë figura artistike të papërsëritshme

Kujtojmë Loro Kovaçin! Rrobaqepësi që u bë aktor profesionist për të na lënë figura artistike të papërsëritshme

27/07/2025
Çudia e Bekim Fehmiut kur vizitoi Shqipërinë: Pse në fusha punojnë gratë?

Çudia e Bekim Fehmiut kur vizitoi Shqipërinë: Pse në fusha punojnë gratë?

27/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In