• Kontakt
Friday, September 11, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Javë makthi për Berishën: Basha brenda së premtes duhet të vendosë për fatin e paraardhësit: Shumë emra në Kryesi kërkojnë rreshtimin krah SHBA

07/09/2021
in Aktualitet, Debat
A A
“Shkallon” Berisha! Sulmon sërish ambasadoren Kim: Kërko falje, barin çoja socialistëve dhe Ramës se ai pi bar
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Java që sapo kemi hyrë pritet të shndërrohet në makth për ish-kryeministrin Sali Berisha. Ky i fundit është shpallur “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim e ka thënë troç se amerikanët nuk e duan atë në Parlament.

Por gjithçka është në dorë të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili para datës 10 shtator, që është planifikuar të mblidhet Kuvend i ri i dalë nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, duhet të vendosë nëse partia që ai drejton do të distancohet ose jo nga ish-kryeministri Berisha. Më konkretisht të premte në orën 10:00, pra pas 4 ditësh do të mblidhet Parlamenti dhe kryedemokratit Basha i duhet të zgjedhë nëse do të rreshtohet krah amerikanëve apo krah Berishës.

Hallka që vendos për fatin e zotit Berisha është Kryesia e Partisë Demokratike, e cila është rinovuar tërësisht dhe ka brenda saj anëtarë që nuk duan të hanë “bar” për hir të ish-kryeministrit Berisha, por kërkojnë rreshtimin krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ja emrat në Kryesinë e PD në krah të SHBA

Kryesia e PD që ka në përbërjen e saj plot 38 anëtarë, shumica e të cilëve janë besnikë të Bashës, pritet të mblidhet para së premtes dhe të diskutojë për fatin e Berishës. Disa prej anëtarëve të Kryesisë si Fitim Zekthi apo Jonila Godole që është edhe Sekretare për të Përndjekurit Politikë e kanë deklaruar hapur dhe madje kanë kërkuar që Partia Demokratike duhet të distancohet nga Sali Berisha.

Mirëpo këta dy zëra, nuk janë të vetmit që kanë kërkuar largimin apo distancimin e PD-së nga Berisha, pasi në Kryesinë e Partisë Demokratike ka dhe disa të tjerë që e duan këtë gjë. Gazeta i ka bërë një analizë gjuhës politike të artikuluar nga anëtarët e tjerë të Kryesisë, ku emra si Kreshnik Çollaku, Agron Gjekmarkaj, Jemin Gjana kanë kërkuar që PD të mos prishë raportet me SHBA.

Çollaku nuk ka dashur të flasë mbi Berishën pa pasur prova, por ama ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të personalisht dhe për 99.999% të Partisë Demokratike është partneri strategjik i shqiptarëve dhe një simbol i Partisë Demokratike.

Agron Gjekmarkaj po ashtu i ka dalë në krah Mark Markut. Ky i fundit dha dorëheqjen duke kërkuar largimin e Berishës dhe Gjekmarkaj e mbështeti. Jemin Gjana e ka vlerësuar Berishën, por ama ka kërkuar që raportet me SHBA të mos preken. Ndërkohë Godole dhe Zekthi kanë qenë shumë të drejtpërdrejtë. Godole deklaroi hapur se PD duhet të distancohet nga Berisha, ndërsa Zekthi tha se mund të përjashtohet nga grupi ish-lideri demokrat.

Kjo do të thotë se nëse çdo gjë shkon sipas parashikimeve dhe Kryesia e Partisë Demokratike mblidhet para seancës së parë parlamentare të 10 shtatorit, ish-kryeministri Sali Berisha rrezikon të marrë një shuplakë të fortë nga anëtarët e Kryesisë. Pra, gjasat janë që brenda së premtes Basha të vendosë për fatin e ish-kryeministri dhe ky i fundit rrezikon që të mos ketë mbështetjen e Kryesisë së re të PD-së.

Share204Tweet128
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Humba paratë, njerëzit, gjithçka”! Rrëfimi tronditës i Giorgos Mazonakis para vdekjes, nga konflikti me familjen te shtrimi në psikiatri

“Humba paratë, njerëzit, gjithçka”! Rrëfimi tronditës i Giorgos Mazonakis para vdekjes, nga konflikti me familjen te shtrimi në psikiatri

11/09/2026
Nën hetim shkaku i vërtetë i vdekjes së Giorgos Mazonakis gjatë ndërhyrjes në një klinikë private në Athinë

Nën hetim shkaku i vërtetë i vdekjes së Giorgos Mazonakis gjatë ndërhyrjes në një klinikë private në Athinë

10/09/2026
Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

07/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In