• Kontakt
Monday, September 7, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Jar Nishani i sigurtë si fallxhori i Foltores: Pas 11 dhjetorit, Basha s’do jetë më kryetar i PD

01/12/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Bujar Nishani reagon i revoltuar pasi e përdorën si leckë SHQUP: “Edi Rama mori dje një dhuratë që do t’i kushtojë politikisht të djathës”
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nishani, ish-kryetar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, në një intervistë për “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, deklaroi se “lëvizja e nisur nga zoti Berisha ka mbështetje të madhe brenda PD-së dhe në opinionin publik”.

“Kemi një lëvizje për ndryshimin e thellë politik të Partisë Demokratike, në kontekstin si alternativë qeverisëse. Në këtë kontekst, PD-ja vijon të jetë humbëse e madhe në garat elektorale. Unë mendoj që lëvizja e nisur nga zoti Berisha ka mbështetje të madhe brenda PD-së dhe në opinionin publik.

E kam ndjerë që ka impakt pozitiv në tërësi në opinionin publik dhe kjo është arsyeja që në 11 dhjetor të diskutohet, të ketë një gjykim dhe disa përcaktime në lidhje me proceset e rëndësishme reformuese, duke nisur nga statuti i partisë. Më pas, të vijohet me tezat politike, filozofia dhe identiteti politik”, deklaroi Nishani.

Në lidhje me kuvendin e dytë të PD-së, Nishani tha:

“Për fat të keq jetojmë në kohën e alogjizmit politik. Nuk e shmangim dot këtë. Kështu që, përsa kohë mungon standardi i seriozitetit të zotit Basha, mund të ketë edhe artikulime të tilla, por në aspektin procedurial është i pavlerë. Demokracia është vullnet i shumicës, duke respektuar të drejtat e pakicës.

Kjo është filozofia bazë e demokracisë. Shumica dërrmuese ka vendosur që të ketë një proces të ri organizimi në PD dhe në aspektin formal, Kuvendi i datës 11 ka fuqi mbi të gjitha institucionet e tjera dhe vendimet e tij rrëzojnë të gjitha vendimet e mëparshme, qofshin ato vendime të kryetarit, do të zerojnë të gjitha aktet e mëparshme.

Pas 11 dhjetorit, unë besoj se zoti Basha nuk do të jetë më në kapacitetin e kryetarit të Partisë Demokratike. Nëse në datën 11, shumica e anëtarëve të PD-së marrin vendime që statuti duhet të ndryshojë, nëse lidershipi duhet të ndryshojë dhe nëse vendimet e mëparshme zerohen nga ky kuvend, çdo qëndrim personal pas datës 11 dhjetor, nuk do të ketë fuqi apo impakt. Kuvendi i datës 18 do të jetë i pavlefshëm pastaj”.

Kur u pyet se cili është plani B nëse data 11 nuk jep rezultat, Nishani u shpreh: “Opozita pothuajse nuk ekziston dhe alternativa e vetme është rikthimi i saj. E dyta, projekti politik i zotit Basha është konfirmuar si humbës, që do të thotë se PD-ja ka nevojë për një projekt të ri”.

Në lidhje me zotëruesin e vulës së partisë, Nishani nënvizoi se “vula i takon shumicës sepse mund të dalë dikush, të bëjë një vulë në kancelari dhe të thotë që unë jam kreu i PD-së”.

“Vula përfaqëson vullnetin politik të shumicës së anëtarësisë së PD-së. Është e vështirë të debatosh me ata që thonë “unë kam vulën” sepse kjo nuk ka logjikë politike dhe seriozitet. Në procesin e ringritjes së partisë, do të krijohet mundësia për garën e vërtetë. Pritshmëritë janë që të ketë një hapësirë të madhe për të garuar në PD, jo vetëm për postin e kryetarit, por edhe për shumë poste të tjera në parti”, tha Bujar Nishani.

Share198Tweet124
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

07/09/2026
Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

05/09/2026
Festivali i 14-të i Filmit, përlotet Roza Anagnosti: Ky çmim është dhe për të! Dhimitri ka një vit që është në përjetësi, por la veprën si shkollë

Festivali i 14-të i Filmit, përlotet Roza Anagnosti: Ky çmim është dhe për të! Dhimitri ka një vit që është në përjetësi, por la veprën si shkollë

05/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In