• Kontakt
Friday, September 18, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Ja zyrtarët me dosje në prokurori, nga Meta-Berisha dhe Imami, te 3 krerë bashkish, ish-ministra dhe deputetë, zbardhen emrat

14/05/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Ja zyrtarët me dosje në prokurori, nga Meta-Berisha dhe Imami, te 3 krerë bashkish, ish-ministra dhe deputetë, zbardhen emrat
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Hapja e dosjeve të bujshme dhe paralajmërimet e njerëzve të drejtësisë kanë vënë në alarm zyrtarët. Më 10 maj ishte Dita e Drejtësisë dhe u dhanë sinjale të qarta se do të ketë zhvillime të bujshme.

Por kush janë njerëzit më të rrezikuar? Gazeta ka bërë një listë me disa prej zyrtarëve që janë paditur në SPAK për akuza të rënda penale. Duket theksuar se PD ka bërë shumë padi për krimet zgjedhore, por në duart e prokurorëve ka dhe doje korrupsioni që mund të rrënojnë shumë emra. Mes emrave me dosje në prokurori është presidenti Ilir Meta. Padia është bërë nga juristi Romeo Kara, i cili ka dorëzuar një kallëzim për marrëveshjen CEZ-DIA.

Juristi Kara në padinë që ka bërë në prokurori, ka dorëzuar 300 faqe me informacion, ndërsa ka bërë një renditje të argumenteve të tij se përse kemi vepër penale. Janë rreth 30 argumente, ku implikojnë Metën, Berishën dhe qeverinë e asaj kohe. Fillimisht Kara ka renditur dëshmitë që ka dhënë ish-kreu i CEZ, Jozef Hejsek. Sipas tij, ky i fundit ka thënë: “Qazim Tepshi, në atë kohë Ambasadori i Shqipërisë në Pragë, pas diskutimeve me eprorin e tij, Ministrin e Punëve të Jashtme Ilir Meta, rekomandoi Kastriot Ismailajn, si mbledhës të jashtëm të borxheve të CEZ-it, duke e prezantuar atë si një aleat të ngushtë të ministrit të Punëve të Jashtme Ilir Meta dhe të kryeministrit Berisha.

Kjo, sipas Hejsekut, mund të ketë ndodhur në vjeshtën e vitit 2009. Vjeshta e vitit 2009 rezulton të jetë pikërisht koha kur pala ceke filloi administrimin e OSSH-së, të sapo privatizuar në atë kohë prej tyre”. Padia u bë te Krimet e Rënda, por pas shkrirjes së saj ka kaluar në SPAK dhe kjo dosje nuk është mbyllur, por mbahet aty.

Akuzat ndaj Berishës

Një tjetër emër i njohur me dosje në prokuroi është ish-kryeministri Berisha. Përveç padisë për aferën CEZ-DIA, një dosje e fortë është dhe ajo e privatizimit të Kompleksit Partizani, ku Berisha është paditur bashkë me dhëndrin e tij dhe ish-ministrin Arben Imami. Ata akuzohen për shpërdorim detyre duke kompensuar në mënyrë të jashtëligjshme pronarët e truallit.

Ai që ka përfituar në këtë mes është dhëndri i kryeministrit, i cili sot është bashkëpronar te një kompleks pallatesh të ndërtuara aty. Ndërkohë ndaj Berishës ka dhe një padi nga Izet Haxhia, ish-truproja i tij, i cili e ka paditur për 23 ngjarje të rënda, që nga 1997, vrasja e Hajdarit dhe gjithë krimet e tjera që kanë ndodhur gjatë qeverive “Berisha”.

Akuzat ndaj kryebashkiakëve

Momentalisht në SPAK janë 3 kryetarë baskie të paditur penalisht. E para që u padit është Miranda Rira, ish-kryebashkiake e Prrenjasit, paditur për shpërdorim detyre. Po për të njëjtën akuzë është paditur Xhelal Mziu, ish-kryebashkiaku i Kamzës dhe Juljana Mema, kryebashkiakja e Dimalit. Ndërkohë duhet theksuar se ish-kryebashkiakja e Gjirokastrës, Zamira Rami u dërgua për gjykim për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Dosjet e tjera

Një dosje voluminoze është ajo e inceneratorëve, ku PD dhe LSI kanë paditur kryebashkiakun Veliaj, ish-ministrin Koka dhe disa zyrtarë të tjerë. Po ashtu kemi dosjen e koncesioneve në shëndetësi ku i paditur është ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj. Ndërkohë nën hetim nga SPAK është deputeti i PS, Ervin Bushati, i paditur nga PD për fshehje pasurie. Ndërkohë PD kishte paditur dhe ministret Olta Xhaçka dhe Ogerta Manstirliu, por për to nuk u gjet asnjë shkelje.

Zyrtarët me dosje në prokurori:

1. Ilir Meta, paditur nga juristi Romeo Kara për dosjen CEZ-DIA

2. Sali Berisha, paditur nga PS parë aferën me privatizimin e Kompleksit Partizani; paditur nga juristi Romeo Kara për aferën CEZ-DIA; Paditur nga Izet Haxhia për 23 vepra të rënda penale.

3. Arben Imami, ish-ministër i Mbrojtjes, paditur për privatizimin e Kompleksit Partizani

4. Miranda Rira, ish-kryebashkiake e Prrenjasit, paditur për shpërdorim detyre

5. Xhelal Mziu, ish-kryebashkiaku i Kamzës paditur për shpërdorim detyre

6. Juljana Mema, kryebashkiakja e Dimalit, paditur për shpërdorim detyre

7. Padia e PD për inceneratorët, paditur Erion Veliaj, Arben Ahmetaj dhe Lefter Koka

8. Padia e PD ndaj ish-ministrit Sandër Lleshaj për listat e votuesve

9. Ilir Beqaj, paditur për koncesionet në shëndetësi

10. Ervin Bushati, deputet i PS, paditur për fshehje pasurie

Share201Tweet126
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Kolosi i skenës dhe i ekranit Reshat Arbana festoi 82 vjetorin! Sa shumë e njohin dhe e duan, sa lehtë e harrojnë… pushtetarët që të turpërojnë

“Artisti i Popullit” aktori Reshat Arbana feston 86 vjetorin e lindjes dhe ne i urojmë jetë të gjatë dhe pleqëri të mbarë!

17/09/2026
Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

13/09/2026
Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

13/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In