• Kontakt
Tuesday, January 27, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Ja strategjia e Ramës për qeverisjen pas 25 prillit: Meta detyrohet me ligj të mandatojë forcën e parë në zgjedhje, për të krijuar qeverinë

16/09/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Ja strategjia e Ramës për qeverisjen pas 25 prillit: Meta detyrohet me ligj të mandatojë forcën e parë në zgjedhje, për të krijuar qeverinë
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas heqjes së koalicioneve, Partia Socialiste ka një tjetër plan sa i takon lojës pas zgjedhjeve. Me ndryshimet kushtetuese koalicionet para zgjedhjeve nuk lejohen, por pas zgjedhjeve gjithçka është e hapur dhe me skemën e re do të ketë një betejë të fortë se kush siguron 71 mandate.

Ilir Meta në disa deklarata ka dhënë sinjale se mund të mos dekretojë qeverinë e re nëse ka probleme në zgjedhje. Por me ligjin e ri organik dhe përcaktimet në Kodin Zgjedhor që po hartohet për presidentin, mazhoranca ja ka lidhur duart sa i takon qeverisë së re. Ligji organik do të përmbledhë të gjitha kompetencat e presidentit që nga zgjedhjet, te dekretimi i ligjeve, i ministrave, i gjyqtarëve dhe me radhë.

Por ky kapitull i tërë do të jetë i fokusuar te zgjedhjet. Aty do të përcaktohet që nga dekretimi i datës së zgjedhjeve, deri te formimi i qeverisë. Duke qenë se tashmë u hoqën koalicionet, PS do të përcaktojë në ligj që menjëherë pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve, të drejtën për të formuar qeverinë t’ia japë partisë që rezulton me më shumë vota.

Historikisht PS ka qenë forcë e parë politike, por më pas aleancat e kanë mbajtur jashtë qeverisë, si rasti i vitit 2009. Pra edhe sikur PD dhe LSI të rezultojnë se kanë më shumë mandate deputetësh dhe mund ta formojnë qeverinë, nëse PS del forcë e parë duhet t’i jepet asaj e drejta të krijojë qeverinë. Në fakt kjo nuk është ndonjë risi, pasi kështu ndodh në vende si Kosova apo Maqedonia e Veriut. Edhe aty partitë hyjnë të ndara dhe më pas ajo që ka më shumë vota merr të drejtën e formimit të qeverisë.

Kjo skemë krijon mundësi për më shumë aleanca pas zgjedhjeve, lëvizje deputetësh dhe garë për formimin e qeverisë. Në zgjedhjet e 25 prillit do të futen edhe parti të reja që do të thotë se mund të dalin deputetë shumë emra që nuk janë as në PS, as në PD dhe as në LSI. Këta deputetë mund të jenë vendimtarë në zgjedhjet e 2021. Një detajim i skemës së re do të bëhet edhe te Kodi Zgjedhor. Grupi i punës i ngritur për të detajuar përcaktimet Kushtetuese do merret dhe me këtë çështje, ku do të detajojë skemën e plotë se si do të mandatohet kryetari i partisë fituese për të formuar qeverinë e re.

Rezultatet dhe aleancat

Nëse bëjmë një përllogaritje me rezultatin e zgjedhjeve të 2013 me skemën pa koalicione, rezulton se PD e LSI nuk e formojnë dot qeverinë dhe PS po ashtu nuk e formon dot.

PS mori 713 mijë vota, ose 41 për qind të tyre në rang vendi. Falë skemës me koalicione përfitoi 65 mandate. Nëse do ishim pa koalicione do të merrte rreth 58 mandate. PD në 2013 mori 528 mijë vota ose rreth 30.6 për qind të tyre. Me skemën me koalicione kjo parti përfitoi 50 mandate. Por nëse do ishte skema që do zbatohet në 2021, pra pa koalicione, do merrte rreth 43 mandate.

Nëse zbresim te LSI. Në 2013 kjo parti mori 110 mijë vota, ose rreth 10.4 për qind. Duke qenë në koalicion mori 16 mandate, nëse do ishte pa koalicion do të merrte vetëm 14. PDIU me skemën me koalicione mori 4 mandate, ndërsa pa koalicione me të njëjtin numër votash merrte 3 deputetë. PR rrotullohet te rreth 3 mandate dhe PBDNJ te një mandat. Pra nëse shohim shifrat, në 2009 nëse nuk do kishim koalicionet, qeverinë do e formonte PS.

Po ashtu, më 2013 PS përmes skemës së koalicioneve parazgjedhore fitoi 7-8 deputetë më shumë sesa votat e saj dhe bashkë me LSI rreth 10 mandate më shumë, të mjaftueshme për të siguruar shumicën për krijimin e qeverisë dhe jetësimin e rotacionit politik. Pa skemën e koalicioneve dhe vetëm me votat e tyre më 2009 dhe 2013 u zgjodhën vetëm 125-126 deputetë nga 140 në total.

Pjesa tjetër janë mandate të partive të vogla të “grabitura” për shkak të formulës nga partitë e mëdha. Pra tani më 26 prill hapet loja e aleancave dhe rriten shanset që PD dhe PS mund të shkojnë te qeveria e përbashkët. Viti tjetër është kyç për negociata dhe me detajimet në ligj hapet mundësia e një aleance PD-PS./Kliti Topalli

Share201Tweet126


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të aktorit të humorit tiranas Vegim Xhanit në 9 vjetorin e ndarjes nga jeta

Në kujtim të aktorit të humorit tiranas Vegim Xhanit në 9 vjetorin e ndarjes nga jeta

27/01/2026
Nëntë  vjet pa të mirin Gjergji Trola. Nderim dhe respekt për aktorin që iku shpejt nga kjo botë

Nëntë vjet pa të mirin Gjergji Trola. Nderim dhe respekt për aktorin që iku shpejt nga kjo botë

27/01/2026
Aktori i mirënjohur i humorit Sejfulla Myftari, “Cekja” feston 75 vjetorin e lindjes bashkë me një “mal humoristik” mbi shpinë

Aktori i mirënjohur i humorit Sejfulla Myftari, “Cekja” feston 75 vjetorin e lindjes bashkë me një “mal humoristik” mbi shpinë

25/01/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In