Kryeministri Edi Rama duket se ka pastruar totalisht Partinë Socialiste nga veteranët.
Gazeta u ka bërë një analizë zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017 dhe atyre të 25 prillit të 2021, ndërsa bie në sy se shumë emra që kanë pasur peshë dhe kanë kontribuar në vite në PS si themelues e socialistë të vjetër, nuk janë më deputetë.
Sot që flasim në radhët e Partisë Socialiste janë vetëm 3 emra “senatorësh” socialistë që i kanë “mbijetuar” reformës radiale të aplikuar nga kryeministri Rama, sikundër janë zoti Erion Braçe, Petro Koçi dhe Fatmir Xhafaj, ndërkohë që janë rreth 50 të tjerë që janë larguar në dy zgjedhjet e fundit.
Rreth 50 emra të larguar në 2 zgjedhjet e fundit
Kështu, kryesocialisti Rama ka lënë jashtë, duke i përjashtuar edhe nga ofiqet partiake plot 13 veteranë në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017. Festivalin e largimeve e hap ish-ministrja Arta Dade, e cila sot që flasim nuk është më deputete, pasi shefi i selisë rozë vendosi të mos e kandidonte në zgjedhjet e para katër viteve. Po ashtu, një tjetër emër që ka pasur peshë dhe hyn tek themeluesit e PS, është ish-kreu i Kuvendit të Shqipërisë, Namik Dokle, i cili gjithashtu u la jashtë listave të deputetëve në vitin 2017.
Ndërkaq, i larguar nga Partia Socialiste mund të konsiderohet edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili pas skandalit ku u përfshi, nuk u kandidua për deputet nga zoti Rama në zgjedhjet e 2017. Sakaq, kryesocialisti Rama ka larguar nga PS, duke mos i kandiduar në zgjedhjet parlamentare të 2017 edhe emra të tjerë me peshë në Partinë Socialiste si ish-nënkryetarja e Kuvendit, Valentina Leskaj apo ish-deputetja socialiste, Ledi Shkreli. Ndërkohë, sipas analizës së bërë nga gazeta, Rama ka larguaraedhe emra të tjerë me peshë në PS, të cilët nuk i kandidoi për deputet në zgjedhjet e mbajtura 4 vite më parë si ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani apo ish-deputetët Piro Lutaj dhe Dashamir Peza.
Kodheli dhe Majko nuk do jenë më deputetë
Por nuk ndalet me kaq, pasi reformën e vitit 2017, kryeministri Edi Rama e vijoi në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit të këtij viti, ku plot 37 emra veteranësh u lanë jashtë listave për deputetë të Partisë Socialiste, duke mos u kandiduar, ndërsa disa të tjerë u vendosën në “vijën zjarrit”, renditje kjo që nuk i ndihmoi të zgjidheshin ligjvënës. Mes emrave që Rama la jashtë në zgjedhjet e 25 prillit, janë ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli apo ministri i Diasporës, Pandeli Majko. Po ashtu, në zgjedhjet e 25 prillit mbetën jashtë edhe ish-ministret Eglantina Gjermeni dhe Senida Mesi.
Nga ana tjetër, është larguar nga Partia Socialiste edhe kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i cili gjatë fjalës së tij në Kongresin e PS dha dorëheqjen nga të gjitha funksionet partiake dhe shtetërore. Po ashtu, nuk do të jenë më deputetë të Partisë Socialiste, edhe emra të njohur si nënkryetarja e Parlamentit të Shqipërisë, Vasilika Hysi dhe ish-ministri i Financave, Anastas Angjeli, të cilët nuk ishin në listën e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Pra në total janë rreth 50 veteranë që kryeministri Edi Rama ka larguar në dy zgjedhjet e fundit parlamentare të 25 prillit. /NGA RIGELS SELIMAN
Deputetët që ikën nga PS në zgjedhjet e 25 prillit
1. Ditmir Bushati
2. Gramoz Ruçi
3. Pandeli Majko
4. Senida Mesi
5. Almira Xhambulla
6. Musa Ulqini
7. Fatmir Velaj
8. Adnor Shameti
9. Eglantina Gjermeni
10. Vasilika Hysi
11. Rolant Xhelilaj
12. Arben Kamani
13. Anastas Angjeli
14. Anduel Xhindi
15. Artemisa Malo
16. Adriana Jaku
17. Besnik Baraj
18. Sadi Vorpsi
19. Sadri Abazi
20. Spartak Braho
21. Elona Gjebrea
22. Vilma Bello
23. Edmond Leka
24. Andrea Marto
25. Musa Ulqini
26. Anastas Angjeli
27. Adelina Rista
28. Ervin Bushati
29. Xhevit Bushaj
30. Mimi Kodheli
31. Adriana Jaku
32. Luan Harusha
33. Ardit Konomi
34. Artemis Malo
35. Edlira Bode
36. Eljo Hysko
37. Ilir Beqaj
Deputetët që u larguan nga PS në vitin 2017
1. Arben Çuko
2. Fatmir Toçi
3. Arta Dade
4. Ledi Shkreli
5. Namik Kopliku
6. Namik Dokle
7. Shkëlqim Cani
8. Alfred Peza
9. Ylli Ziçishti
10. Dashamir Peza
11. Piro Lutaj
12. Valentina Leskaj
13. Saimir Tahiri