• Kontakt
Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Ish-këshilltari i nxjerr të fshehtat Berishës, Grid Rroji: Franca pro serbe po mbështet në prapavijë Saliun në luftën me SHBA, që bashkë me Metën të shkaktojnë trazira

28/10/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Pse Berisha e Meta po godasin SPAK pas aksionit?
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Grid Rroji, ish-këshilltar i Sali Berishës në qeverinë e PD në vitet 2005-2009 dhe një ndër themeluesit e Partisë Demokratike ka hedhur dyshime se klane të nëndheshme po mbështesin aksionin e ish-kryeministrit.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, zoti Rroji teksa i referohet “Foltores” së Berishës të mbajtur dy ditë më parë në qytetin e Kavajës, shprehet se ish-lideri i Partisë Demokratike po mbështetet nga Franca pro serbe në betejën e tij kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Rroji në periudhën 2005-2007 ka qenë Shefi i Departamentit të Informacionit në Kryeministri dhe tani jeton në SHBA. Duke komentuar takimin e Berishës në Kavajë ai ka hedhur dyshime se Franca po e mbështet në luftën me amerikanët. “Sali Berisha i mbështetur nga Franca (jo zyrtarisht, po me kanale speciale) në Kavajë po i çon fjalë Berlinit se nuk do jetë problem si Orbani, ndaj Gjermania/BE-ja duhet me e mbështetë. “Nuk jemi ultranacionalistë, as izolacionistë”, tha. Është si me ju thënë atyre që u premtoi konservatorizëm dhe sovranizëm “nuk jua kam futë shumë”. Paksa fare”, shkruan ai.

Berisha po tenton rrëmujë bashkë me Metën

Por ndërsa komentoi tubimin e ish-kryeministrit Sali Berisha në Kavajë, ku shumë simpatizantë i dhanë garanci se do t’i shkojnë pas në protesta kundër qeverisë “Rama 3”, ish-këshilltar në qeverinë e PD, Grid Rroji akuzoi ish-liderin demokrat se po tenton luftë dhe rrëmujë bashkë me presidentin Ilir Meta.

“Për rrëmujën që e paralajmëroi, “protesta deri në rrëzimin e Ramës”, mendon “Kavaja heroike me Partinë Demokratike” se kur ka qenë puna “1500 burra kanë ardhë në këmbë në Tiranë”, tha Marshalli. Besoj e morën mesazhin si katundarët tanë heroikë ashtu edhe ambasadat. Luftë e rrëmujë bashkë me Ilir Metën do bëjë Saliu”, shprehet ai.

Kasta aktuale politike duhet larguar

Më tej në një status të dytë në rrjetet sociale, Grid Rroji, iu bëri thirrje qytetarëve shqiptarë që të mos pranojnë skllavërimin që iu bën klasa aktuale politike, e cila sipas tij, duhet larguar. “Shqiptarët kërkojnë zgjidhje, por nuk e kuptojnë dot se sa shumë jua kanë mbyllur diapazonin e të vërtetës çakejtë e Parisë.

Zgjidhjet që u duken të mundshme janë variante të së kaluarës të cilat ashtu si dhe miun e laboratorit (kavjen) e lenë sërish në vend. Pyetjet që shtrojnë shqiptarët janë thuajse fëminore në dyshimin e tyre të pashtershëm: me kë je me Edin apo me Saliun? Dilema e madhe e këtyre kohëve të këqija nuk është edhe sa do e mbajë pushtetin Diktator Duqja i Surrelit apo kur do ta zyrtarizojë si pronë private PD-në Salihi. Ato janë zhurma që përdoren për me ju mbajt ju skllevër e të përgjumur”, nënvizoi ai.

Kujtojmë që pak kohë më parë Grid Rroji, ish-këshilltar i Sali Berishës në qeverinë e PD në vitet 2005-2009 dhe një nga intelektualët shqiptarë që jeton në SHBA, në një intervistë për gazetën “SOT”, rrëfeu ngjarjet historike të iniciuara nga studentët e Lëvizjes së Dhjetorit ’90, që shënuan rënien e sistemit komunist, për të cilën ka bërë dhe një studim; objektivat e studentëve dhe çfarë ndodhi pas rrëzimit të sistemit. Grid Rroji deklaroi asokohe se Sigurimi mbante nën kontroll shtetin pas ‘90, ndërsa theksoi se paria krijoi sistemin e hajnave dhe kriminelëve. Sipas tij, drejtuesit e Lëvizjes së Dhjetorit u dëbuan nga Shqipëria./Rigels Seliman

Share199Tweet125
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

07/09/2026
Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

05/09/2026
Festivali i 14-të i Filmit, përlotet Roza Anagnosti: Ky çmim është dhe për të! Dhimitri ka një vit që është në përjetësi, por la veprën si shkollë

Festivali i 14-të i Filmit, përlotet Roza Anagnosti: Ky çmim është dhe për të! Dhimitri ka një vit që është në përjetësi, por la veprën si shkollë

05/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In