• Kontakt
Monday, August 18, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Investimi nga Turqia/ Vijon ndërtimi i Spitalit të Fierit, Rama kërkesë kompanisë: T’u ofrohet punësim në kantier pronarëve të tokave (Video)

22/01/2021
in Aktualitet, Kryesore
A A
Investimi nga Turqia/ Vijon ndërtimi i Spitalit të Fierit, Rama kërkesë kompanisë: T’u ofrohet punësim në kantier pronarëve të tokave (Video)
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Edhe pse në ditë me shi, vijon puna për ndërtimin e Spitalit Rajonal të Fierit. Këtë të premte ka shkuar kryeministri Edi Rama për të inspektuar punimet. Dhjetra makineri po punojnë për përgatitjen e terrenit ku do të ngrihen themelin e spitalit.

Kryeministri i është drejtuar me një kërkesë kompanisë turke që të punësojë pronarët e tokës në këtë kantier ndërtimi. Rama i drejtohet përfaqësuesit të kompanisë që të kontaktojë familjet e shpronësuara e për t’u ofruar atyre çfarëdo pozicion pune në kantier.

“Unë kam një kërkesë që atyre familjeve që janë faktikisht shpronësuar dhe me mirëkuptim, duhet t’i takosh dhe që nga ai zotëria që unë fola ato ditë dhe ta zotërinjtë e tjerë t’i ofroni mundësinë që të punojnë këtu, në çfarëdo lloj pozicioni që mund të punojnë, duke pasur parasysh aftësitë e tyre dhe duke pasur parasysh nevojën e tyre që të jenë të përfshirë këtu, që nga roje kantierit deri tek punëtorë e teknik. Nuk e di çfarë aftësisht kanë, por unë do doja t’i kontaktosh sot e t’u thuash që të japin të dhënat e tyre dhe të flisni me kompaninë dhe mundësisht të jepni mundësinë që të përfshihen. Nëse duan apo nuk duan është temë tjetër”, – u shpreh Rama.

Ndërkohë Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se ky spital do të përfshijë të gjithë shërbimet ku do të përfshihet dhe një pacion për pacientët me COVID.

“Ne kemi përfunduar gjithë projektin, anën teknike mjekësore në gjithë spitalin. Kemi përfunduar me Ministrinë e Shëndetësisë së Turqisë gjithë detajet sa i përket pajisjeve dhe aparaturave. Tashmë do të kalojë marrëveshja në Këshillin e Ministrave, e cila përcakton gjithashtu dhe të gjithë detajet sa i përket mobilimit spitalor dhe pajisjeve mjekësore. Shërbimet janë përcaktuar nga ekspertët e të dy palëve dhe gjithashtu janë përcaktuar dhe modalitetet për administrimin dypalësh, duke përfshirë dhe ekipin turk që do të vijë për administrimin dypalësh. Do të përfshihen nga Shërbimi i Urgjencës, shërbimet e ORL, Okulistikës dhe kirurgjia që do të përfshijë dhe një departament special për kirurgjinë Speciale dhe pavionin e sëmundjeve infektive ku do të përfshijë një pavion COVID për të rritur kapacitetet aktuale”, – sqaroi ministrja e Shëndetësisë Manastirliu.

Ky është një investim prej 60-70 milionë eurosh nga Turqia, një marrëveshje që u firmos në Ankara gjatë vizitës dyditore që Kryeministri Rama.

Gjatë një vizite të një përfaqësuesi turk në kantierin e ndërtimit pak ditë më parë, ai tha se në kulmin e punimeve do të jenë 1000-1200 punonjës, nga të cilët 20-30% do të jetë shqiptarë.

Kujtojmë se fermerët, pronarë të tokave ku parashikohet të ndërtohet Spitali i ri i Fierit kanë protestuar për kompensimin.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Naun Shundi në betejë me një sëmundje të rëndë, aktori dërgohet për trajtim të specializuar në Francë! Familjarët kërkojnë ndihmë për kurimin e tij

Naun Shundi në betejë me një sëmundje të rëndë, aktori dërgohet për trajtim të specializuar në Francë! Familjarët kërkojnë ndihmë për kurimin e tij

17/08/2025
Aktori i shquar, Mjeshtri i  Madh Ymer Bala, sot në 80 vjetorin e lindjes!

Aktori i shquar, Mjeshtri i Madh Ymer Bala, sot në 80 vjetorin e lindjes!

16/08/2025
Leonardo DiCaprio: U ndanë kur isha më pak se një vjeç, por nuk u ndjeva asnjëherë sikur po rritesha në një “familje të thyer.”

Leonardo DiCaprio: U ndanë kur isha më pak se një vjeç, por nuk u ndjeva asnjëherë sikur po rritesha në një “familje të thyer.”

16/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In