• Kontakt
Friday, July 25, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Ilir, o im vëlla! Më jep hanxharin hua, ta shkrijë Ramën me gjithçka!

17/05/2021
in Aktualitet, Blog, Kryesore
A A
Ilir, o im vëlla! Më jep hanxharin hua, ta shkrijë Ramën me gjithçka!
1.6k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Anri Bala

Ashtu si Prilli i kërkonte 3 ditë hua Shkurtit, që të ngrinte plakën me gjithçka, edhe Basha të njëjtin mendim ka, se 25 Prilli nuk ka përfunduar ende dhe Rama i ka ditët e numëruara… Kjo është teoria e Bashës dhe pak kush e beson, por ama ai ka të drejtë për një gjë, të pyesi gardianin dhe garantorin e Kushtetutës, baba Liken, nëse u vodhën apo nuk u vodhën zgjedhjet, sipas variantit të tij të “Kushtetutës”.

Nëse zgjedhjet janë vjedhur, sikurse pretendon Luli por Iliri nuk i shikon, atëherë të dëgjoj zërin e humbjes dhe të mbaj fjalën, t’i siguroj atij: Popullin e 2 Marsit dhe hanxharin për prerje duarsh.

Luli e di mirë, se populli i 2 Marsit nuk ishte i Ilirit por i tij dhe i forcave të tjera politike, që as nuk duan t’ia dinë për Ilirin! Ama hanxhari është i sigurtë, që Likja e ka dhe diku e ka fshehur. Vetë Luli nuk e gjen dot, sepse në një shtëpi me 11 hale nuk ka burrë nëne t’ia gjejë vrimat, përveçse në halen e 12-të.

Është vërtet për të ardhur keq, se sa i pasinqertë dhe gënjeshtar u tregua Presidenti, i cili e garantoi ortakun ish armik: “… me hanxhar duart deri në brryl, kush prek një votë”. E në rastin e Lulit, ai nuk shikon prekje… por “masakrim” të vullnetit popullor, i bërë nga pushteti i Edi Ramës.

Ndaj janë në dilemë, edhe Luli, edhe Likja, se kujt duhet t’i presin duart, pushtetit apo Edit, se si e dyshuar, Monika po fle gjumë dhe po ushqen qen e mace në Los Angeles.

Detyrë e vështirë për tu zgjidhur, sepse pushteti nuk ka duar, as këmbë, as fytyrë, as gjuhë dhe nuk ke çfarë i pret… sepse është produkt i popullit që voton. Kurse Ramës po, ke çfarë i pret, por jo si hajdut, por si lojtar që t’i gjen këmbët hapur dhe gjithmonë ta fut.

Meta bën mirë ta dëgjoj Lulin, sikurse e dëgjoj Shkurti Prillin dhe t’ia jap borxh hanxharin, mos të pres që Luli t’i përgjërohet: Ilir, o im vëlla! Më jep hanxharin hua, ta shkrijë Ramën me gjithçka… se më vodhi fitoren!

Mirëpo ka diçka që e frenon presidentin, për të cilën mund të bëhet pishman gjithë jetën. Mos Luli çmendet dhe i pret krahun Monikës, para zbardhjes së hetimit të vjedhjes nga drejtësia… që do të zbuloj kush janë hajdutët… që thërrasin kapeni hajdutin.

Pritna Zot rrezikun… nga një luftë me hanxhar, mes tufës së hajdutëve të njohur më parë, që nuk kanë lënë zgjedhje pa vjedhur, pa gjakosur dhe pa një të vrarë/Ekskluzive.al

Share222Tweet139


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Arti që rron edhe pasi dritat fiken… Trashëgimia më e çmuar shpirtërore e shoqërisë shqiptare

Arti që rron edhe pasi dritat fiken… Trashëgimia më e çmuar shpirtërore e shoqërisë shqiptare

23/07/2025
“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

20/07/2025
VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi,  Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi, Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

20/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In