• Kontakt
Sunday, July 6, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Iku Rambo vjen Albin Kurti… goditje Berishës dhe Metës: Ulet në tryezë me Ramën për Shengenin Ballkanik, Balla akuza të forta kritikëve

11/02/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Iku Rambo vjen Albin Kurti… goditje Berishës dhe Metës: Ulet në tryezë me Ramën për Shengenin Ballkanik, Balla akuza të forta kritikëve
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria e re e Kosovës ka pranuar të diskutojë për nismën e Shengenit Ballkanik. Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, por edhe presidenti Hashim Thaçi u distancuan nga kjo çështje madje edhe u përplasën në disa raste me kryeministrin Rama. Por kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti, ka vendosur që të informohet më tepër rreth kësaj nisme dhe do ta bëjë këtë zyrtarisht duke u takuar ditën e sotme me kryeministrin Edi Rama.

Kurti ka lajmëruar se do të vijë sot në Tiranë ku do të takohet me kryeministrin, me kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi, presidentin Ilir Meta, kryedemokratin Lulzim Basha dhe kryebashkiakun Erion Veliaj. “Do të diskutojmë shumë tema me siguri për të gjitha temat kryesore, përfshirë edhe atë (Shengenin Ballkanik). Nesër do ta diskutojmë këtë gjë dhe me siguri se do të flasim pas takimeve”, tha ai. Po ashtu ai do të mbajë një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama rreth orës 10:00. Sakaq lëvizjet që po bën Kurti janë një shuplakë e fortë për kritikët e Shengenit Ballkanik. Dy personat që kanë kundërshtuar hapur nismën duke hedhur edhe sulme mbi kryeministrin Rama si anti-shqiptar, kanë qenë presidenti Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Po ashtu këta të fundit kanë përshëndetur qeverinë e re të Kurtit, por duket se Kurti me lëvizjet e fundit iu ka dhënë atyre një goditje të fortë. “Unë synoj që javën e ardhshme të vizitoj Tiranën dhe të zhvilloj takime me liderët institucionalë atje, me kryeministrin Rama, me presidentin Meta, me kryeparlamentarin Ruçi, me kryetarin e opozitës Basha dhe në këtë mënyrë t’i diskutojmë sëbashku këto çështje. Unë nuk jam kundër iniciativave për bashkëpunim rajonal, mirëpo aty duhet të jetë parimi i reciprocitetit dhe përderisa Republika e Shqipërisë i njeh më mirë fqinjët tanë jugorë dhe perëndimorë, është Republika e Kosovës ajo që i njeh më mirë fqinjët tanë lindorë dhe veriorë dhe në këtë aspekt ne mund të jemi komplementar”, ka deklaruar Kurti.

Balla akuza kritikëve
Sakaq nga ana tjetër, kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka shpërthyer në akuza ndaj kritikëve të nismës për Shengenin Ballkanik. Ditën e djeshme në Komisionin e Integrimit Europian, Balla u shpreh se Shengeni Ballkanik është paradhomë e atij Europian dhe se për të, është diskutuar që në vitin 2003 në Samitin e Selanikut. “Sa i përket Rajonit, ku ngrihen lart veshët e atyre që janë munduar të sulmojnë Shengenin Ballkanik në kushtet që vendet e Ballkanit Perëndimor janë të gjashta vende në proces integrimi dhe anëtarësimi për në BE. Shengeni Ballkanik është paradhomë e Shengenit Europian. Nuk kemi arritur ende, por që e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE dhe është garantuar që në vitin 2003 në Selanik. Që atëherë është diskutuar për Shengen Rajonal. Shembulli i Shqipërisë do të ndiqet nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Të shpresojmë që të ndjekim një politikë eksponenciale për turizmin. Jam i bindur që 2020 edhe prej goditjes së tërmetit duhen përgëzuar të gjithë ata sipërmarrës që po respektojnë kontratat. Është ligj i vonuar, por në kohën e duhur për Shqipërinë”, ka deklaruar Balla.

Në Komisionin e Integrimit u diskutua projektligji për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin për të huajt, i cili konsiston me lehtësimin dhe përmirësimin e pajisjes me leje vize dhe pune për të huajt. Balla tha se ky ligj për Shqipërinë është i vonuar, por në kohën e duhur pasi do të ndiqet edhe nga vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor./Sot/ARBJONA ÇIBUKU

Share207Tweet130


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Roza Anagnosti, lotë për Edi Luarasin: E fortë dhe fisnike, por shumë e vuajtur!

Historia prekëse e ikonës së ekranit Roza Anagnosti: Pse i’a dënuan babanë dhe si e përjashtuan nga liceu?

05/07/2025
Si e nxorën në pension Vaçe Zelën në kulmin e karrierës?! Sëmundja dhe meraku para se të ndahej nga jeta!

Si e nxorën në pension Vaçe Zelën në kulmin e karrierës?! Sëmundja dhe meraku para se të ndahej nga jeta!

05/07/2025
Pak histori për ata që nuk e njohin: Kush është aktorja dhe mjekja Anisa Markarian?!

Mjekja Anisa Markarian, aktorja brilante festoi 63 vjetorin larg Shqiprisë

05/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In