• Kontakt
Monday, June 16, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Ikni o hajdut të vijmë ne grabitësit makut… “kostum rakie” për protestuesit laraman!

15/07/2022
in Aktualitet, Blog, Kryesore, Speciale
A A
Ikni o hajdut të vijmë ne grabitësit makut… “kostum rakie” për protestuesit laraman!
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Anri Bala

Rotacioni i pushteteve në Shqipëri është bërë me armën që nuk e kanë përdorur kurrë: “Luftë ndaj korrupsionit, hajdutërisë, mashtrimit dhe papërgjegjshmërisë së administratës që ishte në pushtet. Ndërrimi i pushtetit pas revolucionit të piramidave është bërë me sloganin “me duar të pastra”.

Koha ka treguar, se ata që erdhën në pushtet i nxinë duart shumë herë më tepër, se ata që ikën nga pushteti dhe arsyeja ishte e njëjtë dhe e pandryshueshme… ishin të babëzitur.

Padyshim që babëzia të çon në makutëri dhe pangopësi, fatkeqësi e madhe kjo për vendin dhe për popullin që zgjedh elita makute.

Por kulmi i poshtërsisë është se këto elita politike që vetëm nxijnë dhe gllabërojnë gjithçka që u del përpara, na gënjejnë gjithmonë, duke na premtuar se do të luftojnë korrupsionin, korruptImin dhe në fund ne paguajmë çmimin… varfërohemi çdo ditë.

Askush nuk e ka harruar Fatos Nanon si kryeministër, që u premtoi shqiptarëve se do i merrnin të gjitha lekët e luajtura në firmat piramidale. Mirëpo jo vetëm që nuk i morën, por qeveria e tij i grabiti të gjitha asetet e piramidave, duke i privatizuar dhe blerë për hiçgjë.

Madje, nëse 400 milionët e sekuestruara nga firma Vefa, pa asetet, do të ishin trajtuar si depozita bankare me 10% interes vjetor… pas 10 vjetësh kur filloi shpërndarja e “kacidheve” gjoja të mbetura, qytetarët e mashtruar do të ishin likuiduar totalisht.

Por ky ishte një mashtrim i madh, paratë u përdorën në menyrë kriminale, ndërsa asetet u shitën dhe u privatizuan nga shtetarët dhe lojtarët e tyre, e në fund erdhi dorëzimi i pushtetit poshtërsisht, atij që u rrëzua me revolucion, bekuesit të kapitalizmit me kapital piramidal, Sali Berishës.

Pra iku ai që i vodhi erdhi përsëri ai që i mashtroi, për të bërë atë që nuk kishte bërë tamam, mbushjen e arkës së zbrazuar të familjes, të afërmve, ushtarëve dhe zagarëve, që i kishin ndenjur rrotull dhe pas prapanice në ditë të vështira.

Thjeshtë kuptohet se çfarë kërkojnë politiqenët tanë, të ikin hajdutët dhe të kthehen grabitësit. Ky është një kostum rakie për të dehur protestuesit dhe turmat, që politikanët ua veshin gjithmonë me ceremoni, kur u zbrazen xhepat e tyre dhe karrigia e pushteti u largohet… atje ku nu shikohet më.

Etalonin e pushtetgrabitësit Sali Berisha viti 2013 e largoi dhe njëherë, duke krijuar idenë se shpëtuam, ai vdiq politikisht, por nuk ishte aspak e vërtet. Berisha nuk vdiq politikisht, por vdiq drejtësia para tij, që kur askush nga humbësit e pushtetit nuk dha llogari për serinë e krimeve ekonomike kur ishte në pushtet.

Uniforma e Foltores dhe e saliarëve: “Rama ik se boll vodhe, është radha jonë tani”, është uniformë e përdorur nga të gjitha opozitat shqiptare, e ndoshta kësaj radhe nuk do të funksionoi, nëse drejtësia e detyruar dhe e shumë friksuar do të marri të pandehur të gjithë ata që e kanë zhvatur dhe gjakosur këtë vend.

Ndërsa mosndëshkimi do e gjakosi dhe fundosi keq shtetin e shqiptarëve nga ai që i ka humbur durimi… populli i vërtetë.

Nuk do të jetë protestë zaptuesish që duan të bëhen pronar, por e mijëra qytetarëve të mashtruar për vite me radhë, nga drejtësia e re që është nisur, por… nuk po mbrrinë kurrë./Ekskluzive.al

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa  Bekim Fehmiun

Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa Bekim Fehmiun

15/06/2025
Kastriot Çaushi në 71 vjetorin e tij

Kastriot Çaushi në 71 vjetorin e tij

15/06/2025
“Në fillim të verës”! Filmi, një histori të vërtetë për Heroin e Popullit Shyqyri Alimerko

“Në fillim të verës”! Filmi, një histori të vërtetë për Heroin e Popullit Shyqyri Alimerko

15/06/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In