• Kontakt
Sunday, September 27, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Ikën dhe njeriu i Metës nga kupola e drejtësisë: Vitore Tusha del nga drejtimi i KED! Kushtetuesja drejt formatimit pas largimit të njerëzve të presidentit

18/11/2020
in Aktualitet, Debat
A A
Ikën dhe njeriu i Metës nga kupola e drejtësisë: Vitore Tusha del nga drejtimi i KED! Kushtetuesja drejt formatimit pas largimit të njerëzve të presidentit
1.6k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Debati për Gjykatën Kushtetuese pritet të rindizet në ditët në vijim. Prej më shumë se një viti kemi një luftë të fortë politike në prapaskenë, pasi të gjithë po mundohen të kenë pjesën e tyre në gjykatën më të rëndësishme të vendit.

Momentalisht Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka në proces 3 vakanca, 2 nga Presidenti dhe 1 nga Kuvendi. Për një vakancë të presidentit janë kualifikuar dy persona, ndërsa gjykata ka thyer në garë dhe dy të tjerë duke e çuar në 4. Tani KED duhet të vendosë emrat që duhet të shkojnë në Presidencë, ku bie në sy se dy prej tyre janë pranë Ilir Metës.

Por kjo lëvizje pritet të bllokohet për pak kohë, pasi Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka nisur të riformatohet. Gazeta ka mësuar se të gjitha institucionet e emërtesës kanë nisur të dërgojnë në Presidencë dhe Kuvend emrat e kandidatëve që plotësojnë kushtet.

Sipas ligjit, brenda datës 15 nëntor të çdo viti, Gjykata Kushtetuese, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë verifikojnë nëse kandidatët për anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi plotësojnë kushtet e parashikuara në ligj dhe i paraqesin Presidentit të Republikës dhe Kuvendit listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet. Gjykata Kushtetuese përmes një njoftimi ka bërë të ditur se i ka dërguar emrat.

“Në mbështetje të nenit 221 të ligjit nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar me ligjin nr.47/2019 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, sot, më 13.11.2020, Gjykata Kushtetuese i ka dërguar institucionit të Presidentit të Republikës dhe Kuvendit të Shqipërisë listën e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese që plotësojnë kushtet e parashikuara në ligj për të qenë anëtar të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi:

Znj. Vitore Tusha, gjyqtare me kompetencat e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese; Znj. Elsa Toska, gjyqtare; Znj. Marsida Xhaferllari, gjyqtare; Znj. Fiona Papajorgji, gjyqtare”, thuhet në njoftim. Në datën 5 dhjetor Presidenca pritet të hedhë shortin ku do të zgjidhen 9 anëtarët e rinj të KED.

Prishja e planeve

Presidenti Meta bëri luftë të fortë për të larguar Ardian Dvoranin dhe në krye të KED u vendos Vitore Tusha. Por me shortin që do të hidhet më datë 5 dhjetor, ky institucion nuk do të drejtohet më nga zonja Tusha. Sipas ligjit, KED përbëhet: dy gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese; një gjyqtar i Gjykatës së Lartë; një prokuror nga Prokuroria e Përgjithshme; dy gjyqtarë nga gjykatat e Apelit; dy prokurorë nga zyrat e prokurorisë pranë gjykatave të Apelit; një gjyqtar nga gjykatat Administrative. Ndërkohë kryetar do të jetë emri i zgjedhur nga radhët e Gjykatës së Lartë.

Nga kjo gjykatë kemi 3 emra që kandidojnë: Sokol Sadushi, Ervin Pupe, Ilir Panda. Pra kreu i ri i këshillit do të jetë njëri prej tyre, në varësi të shortit. Momentalisht KED ka funksionuar me 7 anëtarë për shkak të largimeve, ndërsa tani përveçse do ketë 9, mund të ndodhë që të besuarit e presidentit të mos jenë fare aty. Në KED janë Vitore Tusha dhe Marsida Xhaferllari, por në garë janë dhe Papajorgji me Toskën të zgjedhura nga Kuvendi. Pra me riformatimin e KED nuk i dihet se si marrin rrjedhë ngjarjet.

Share221Tweet138
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Shote Galica” e gjallë  aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

“Shote Galica” e gjallë aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

21/09/2026
Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

21/09/2026
Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

21/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In