• Kontakt
Monday, June 16, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Hienat, orlat, korbat dhe sorrat të bashkuar për të mbajtur në krah “arkëmortin” e rëndë të humbjes!

27/02/2021
in Aktualitet, Blog, Kryesore, Speciale
A A
Hienat, orlat, korbat dhe sorrat të bashkuar për të mbajtur në krah “arkëmortin” e rëndë të humbjes!
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Anri Bala

Më në fund, Luli u dorëzua! E hapi derën për të gjithë pa dallim feje, surrati apo ideje. Orlat me hienat, sorrat me korbat, horrat me maskarenjtë… të gjithë bashkë për një karrige dhe për të joshur grabitqarët dhe ushtarët.

Hienat e LSI, të cilët u kanë ardhur vërdall të gjithë “pushtetkufomave”, të ringjalluar nga kafshimi i saj, u larguan pak më tutje, për të kafshuar nëse do mundet, ndonjë llokëm të vogël, që mund t’iu a dhuroi tufa e orlave me në krye PD.

Ndërsa, sorrat dhe korbat, janë të kënaqur edhe me ndonjë kockë, mjafton që të ulen në një karrige pushteti, që në fakt është karrige pushtash. Karrige pushtash dhe horrash, që nuk kanë asnjë lidhje, as me qëllimin e politikës, as me përfaqësimin e qytetarëve, as me qëllimin e tyre dhe as me zhvillimin e vendit, por me dërgimin sa më larg të llogaridhënies, që një ditë do u trokasi në derë si fantazma e Hadit, zotit të vdekjes.

Tufa e horrave, pa asnjë program, por me një thes gënjeshtrat të konsumuara dhe me trastën me helm mbi shpinë, që kanë mbjellë në çdo derë shqiptari… kur fatkeqësisht kanë drejtuar këtë vend, kërkon rikthimin me votën “turli” në pushtet që të shpëtojnë veten… në kurriz të Shqipërisë.

Kjo të bënë të ndjehesh keq, kur dëgjon se vendi ka mbetur të shpëtohet nga kjo tufë grabitqarësh, të provuar dhe të stërprovuar dhe të diplomuar si etalon… në fushën e keqbërjes.

Riciklimi i së keqes nuk është shpëtim, por rrënim! Dalldia se duam të pranojmë të keqen më të vogël është lajthitje, sepse si gjëma e madhe, edhe gjëma e vogël, vajin dhe dhimbjen e kanë njësoj… mjerë atë që e zë! Kjo lukuni, nuk është bashkuar për të fituar, por për të shpëtuar veten dhe pasuruar e majmur sojin e sorollopin e tyre, që sot jargaviten, duke parë ëndrra në sofrën e pushtetit.

Kjo lukuni grabitqarësh, tek e fundit e di mirë se çfarë e pret, ndaj po vrapon drejt alibisë së humbjes dhe ndarjes së peshës së saj, që gjunjët e Lulit dhe të lularëve nuk e mbajnë dot, sepse duhen shumë krahë për të mbajtur peshën e rëndë të arkmortit të “fitimtarit të humbjes”.

Askush, nuk mund të imagjinojë, se çfarë ndodh pas vdekjes, por kjo turmë po na duket si ngjallja e të vdekurve, që i kemi lënë pa varrosur… e që ndiqen nga fantazma që akoma nuk kanë vdekur… por presin mortjen.

Nëse Shqipëria fiton duke ikur Rama dhe duke ardhur “mesia”, Zoti na bekoftë, se kemi ditur të zgjedhim! Por, nëse Rama humbet duke zgjedhur djallin e ricikluar e të veshur me rrobat e mbretit lakuriq, Shqipëria kurrë mos shpëtoftë, u rrënoftë, sepse kështu deshi shumica!

Nëse Shqipëria fiton me Luzim Bashën e 21 Janarit… Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin e blloqeve dhe haleve… me anëtarin e klanit të Zemunit socialisto-komunisto-agraristi Agron Duka… me ekzekutorin e Gërdecit Fatmir Mediu… me endacakun e partive çamin Shpëtim Idrizi… me grekun Vangjelis Dulaqis… me humoristin Nard Ndoka dhe pijetarin qoftexhi Dash Shehu… Shqipëria ka vdekur nga intelektualët dhe kurrë mos fitoftë, u rrënoftë… sepse këtë meriton!

Nëse Shqipëria nuk do vdes kësaj here nga tufa e hienave, orlave, korbave, sorrave dhe horrave që duan ta uzurpojnë, aty ku populli flet… atëherë Shqipëria shpëton dhe një epokë e ndyracakëve përfundon… aty ku e ka vendin! /Ekskluzive.al

Share208Tweet130


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

16/06/2025
Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa  Bekim Fehmiun

Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa Bekim Fehmiun

15/06/2025
Kastriot Çaushi në 71 vjetorin e tij

Kastriot Çaushi në 71 vjetorin e tij

15/06/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In