• Kontakt
Wednesday, July 16, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Hetimi” i Saimir Tahirit nga tre prokurorë që mund të merren të pandehur… e ka emrin krim?!

05/08/2021
in Aktualitet, Blog, Kryesore
A A
“Hetimi” i Saimir Tahirit nga tre prokurorë që mund të merren të pandehur… e ka emrin krim?!
1.7k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Anri Bala

Saimir Tahiri u hetua dhe u masakrua nga tre prokurorë, që sot dy prej tyre i kanë “larë duartë” me drejtësinë, ndërsa i treti pritet të plotësoi Grupin…e të akuzuarve dhe shkarkuarve nga vetingu! Përkthyer shqip-shqip… tregëtarë të lirisë së viktimave, që binin në duart e tyre.

Pa e paragjykuar origjinën e tyre, sepse pak rëndësi ka nëse janë të tre tropojan apo tepelenas, vetvetiu lind dyshimi, që këto tre prokurorë u sulën ndaj Ministrit të Brendshëm si hiena, vetëm pas një lajmi të hedhur si karrem nga një portal ordiner i Katanias, që nuk e njihte askush… e i kishte paguar dikush. Ndërsa Saimirin, e dekoruar “heroi” i Lazaratit, e kthyen në një “shitës ordiner hashashi”… për një byzylyk dhe kostum.

Kur kostumi dhe byzylyku nuk u gjet kurrë, e meqë antimafia italiane nuk ngriti asnjë akuzë kundër tij, u gjend një alibi… shpërdorimi i detyrës, a thua se Saimiri flinte gjumë me gjithë policët e shtetit dhe askush nuk u ndje. Askush, deri atëherë nuk i kishte parë shfaqjet e Lul Bashës kur shkonte takonte Dasho Alikon, në mes të Lazaratit të lulëzuar, kur zbatonte urdhërin e Berishës si “vendim politik”, për të mbjellur, korrur dhe shitur kanabis. Kjo, e pranuar dhe e deklaruar nga vetë ustai i tij, sot “non grata”, edhe për këtë krim të pranuar publikisht, para gjithë shqiptarëve.

“Ka qenë vendim politik mos ndërhyrja në Lazarat”, kështu i është përgjigjur ish-kryeministri Berisha pyetjes së gazetarëve, se përse nuk ka ndërhyrë 8 vjet kur ishte në pushtet në fshatin e Lazaratit, e këtë mund ta shikoni dhe dëgjoni sa herë të doni nga goja e tij, paturpësisht, si kryeministër i një qeverie, që jetonte me krimin nga frika.

Nëse prokuroria dhe drejtësia do të ekzistonin, Sali Berisha dhe Lulzim Basha nuk do akuzoheshin për shpërdorim detyre, por për një krim me përmasa ndërkombëtare: Krijimin e një shteti të drogës, brenda Shqipërisë europiane.

Por, tre prokurorët, as që e imagjinon kurrë një gjë të tillë. Ata tashmë kishin punë me ata që shkatërruan thesarin e dollarëve të PD, fshatin që gjeneronte sipas Gurdia di Financës 6 miliard euro në vit. Për çudi, na u duk se një nga të mërziturit ishte edhe Edi Rama, i cili në emër të shefit të qeverisë e hodhi Tahirin në kafazin e hienave të padrejtësisë.

Historira, se dy truproje të Tahirit akuzohen si trafikantë janë pjesë e misionit, sepse ata nuk i ka sjell Saimiri në Gardë, por kanë qenë aty edhe para se të vinte Saimiri dhe kakofonia e mediave të rrumpallës nuk mund të ndryshoi asgjë. Vetëm nëse tre prokurorët i kthehen drejtësisë, ashtu sikurse kanë qenë, si pjesë e skenarit berishian, që kanë gllabëruar miliona, nga ata që u janë prishur interesat e miliardave.

Ky nuk është konkluzion, por një deklaratë publike e ONM dhe e përfaqësuesve të saj, të cilët e kanë dhënë verdiktin. Asnjëri nuk përmbush një kriter të vetëm për të qenë pjesë e drejtësisë. Madje dy e kanë marrë mandatën nga KPA, tani pritet t’i bashkohen dhe një për të dalë para drejtësisë… nëse do ketë.

Koha do e vërtetoi, por nëse vërtetohet akuza e tyre, atëherë lind pyetja: A do rihetohet Saimir Tahiri nga prokurorë të drejtë dhe kush do e kapi më shpejt qelinë… këta që shisnin e blenin liri për troje e pasuri, apo Saimiri që “shiste hashash” për një byzylyk tunxh apo… flori? /Ekskluzive.al

Share239Tweet149


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Violeta Manushi: Kemi qenë të varfër, por kemi jetuar me punë dhe me nder, duke lënë pas emrin e mirë

Violeta Manushi: Kemi qenë të varfër, por kemi jetuar me punë dhe me nder, duke lënë pas emrin e mirë

15/07/2025
Edi Luarasi, aktorja e guximshme që sfidoi kohën e vet!

Edi Luarasi, aktorja e guximshme që sfidoi kohën e vet!

15/07/2025
Dëshmia tronditëse e vëllait të aktorit të njohur Dhimitër Orgocka: Si më spiunoi kolegu i zyrës dhe polakja e martuar në Korçë

Dëshmia tronditëse e vëllait të aktorit të njohur Dhimitër Orgocka: Si më spiunoi kolegu i zyrës dhe polakja e martuar në Korçë

15/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In