• Kontakt
Monday, June 16, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Hetimi i koncesioneve në shëndetësi, ja si Spitali Amerikan ka marrë para për punë të pakryer

26/01/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Hetimi i koncesioneve në shëndetësi, ja si Spitali Amerikan ka marrë para për punë të pakryer
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Hetimi i skandaleve me 3 koncesionet në sistemin shëndetësor pritet të hapë rrugën e arrestimeve në nivele të larta. Check-up, dializa dhe sterilizimi ju dhanë privatit, por procedurat që janë ndjekur duket se do i fundosin të gjithë ata që janë përgjegjës, me në krye ish-ministrin Ilir Beqaj.

Dje gazeta publikoi disa detaje nga raporti i KLSH për këtë çështje, ndërsa sot do të tregojmë pikën më interesante të kontratës që Ministria e Shëndetësisë ka arritur me kompaninë Diavita, pjesë e së cilës është Spitali Amerikan.

Sipas kontratës, Spitali Amerikan bën një projekt fillestar me numrin e pacientëve që do të marrin shërbimin brenda një periudhe të caktuar. Por edhe nëse pacientë nuk e marrin shërbimin, ky spital do të marrë paratë nga buxheti i shtetit. Dhe realisht kështu ka ndodhur. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar se gjatë vitit 2018 Diavita ka marrë para për punë të pakryer.

“Nga auditimi mbi monitorimin e paketës së hemodializës, e cila zë peshën më të madhe të paketave spitalore në vlerën 2,095 milion lekë, rezulton se 1,874 milion lekë, ose 89% e kësaj vlere realizohet në subjekte privat dhe me PPP. Për vitin 2018, paketa e shërbimit të dializës me PPP u realizua në shumën 586 milion, lekë në krahasim me 410 milion lekë realizuar një vit më parë.

Sipas kësaj kontrate koncesionare, Fondi duhet të paguajë koncensionarin për numrin e projektuar të pacientëve dhe seancave, pavarësisht se numri efektiv i pacientëve dhe i seancave është më i ulët se ai i projektuar”, thuhet në raportin e KLSH.

Sipas KLSH, me gjithë rënien e rasteve të ofrimit të shërbimit të dializës me 49% kemi një shtesë me 287 milionë lekë, situatë e paanalizuar dhe e pamonitoruar nga strukturat përgjegjëse. Po ashtu KLSH në raportin e saj shprehet se autoritetet përgjegjës kanë gabuar me firmosjen e kontratës.

“Nga auditimi i kontraktimit, monitorimit dhe likuidimit të paketave spitalore në dhënës privatë, rezultoi se kontratat janë lidhur pa një proces të rregullt vlerësimi të plotësimit të kritereve dhe me efekt paraveprues”, thuhet më tej.

Pagesat nga buxheti 2020

Sikur të mos mjaftonte kjo, koncesionet në shëndetësi do të përfitojnë nga buxheti i shtetit 2020 plot 4.5 miliardë lekë të reja. Shifrat e raportuara në relacionin e projektbuxhetit, tregojnë se nga viti në vit do ketë rritje të fondeve për 4 koncesionet e shëndetësisë. Nga 13 kontrata koncesionare, 4 prej tyre i përkasin shëndetësisë.

Pra nga buxheti i shtetit do përfitojnë dhe subjekte private, mes të cilave dhe Spitali Amerikan, i cili është aksioner te firma që ofron shërbimin e hemodializës. Pra spitali i cili gjeneron miliona euro të ardhur çdo vit, do të marrë gjatë vitit 2020 plot 688.581.000 lekë, ndërsa gjatë viteve 2021 dhe 2022 kjo shifër do rritet akoma dhe më shumë.

Kështu do të ndodhë dhe me koncesionet e tjera. Për Check UP fondi gjatë 2020 do jetë 876.083.000 lekë. Për koncesionin e sterilizimit do shkojnë plot 1.655.322.000 lekë. Ndërsa për koncesionin e laboratorëve, i cili nisi sivjet funksionimin, do shkojnë 1.280.444. 000 lekë. Në relacionin e buxhetit, ndër të tjera sqarohet se ka një ligj i cili ndalon financimin më tepër seç duhet të Partneritetit Publik Privat.

Sipas këtij ligji pagesat për kontratat koncesionare nuk duhet t’i kalojnë masën 5%. “Shuma e përgjithshme e pagesave vjetore neto, të cilat rezultojnë nga kontrata koncesionare apo Partneriteti Publik privat, si rregull, nuk duhet të tejkalojnë kufirin prej 5 për qind të ardhurave tatimore faktike të vitit paraardhës buxhetor”, thuhet në relacion./Sot/ Kliti Topalli

Share211Tweet132


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

16/06/2025
Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa  Bekim Fehmiun

Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa Bekim Fehmiun

15/06/2025
Kastriot Çaushi në 71 vjetorin e tij

Kastriot Çaushi në 71 vjetorin e tij

15/06/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In