• Kontakt
Tuesday, July 22, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Hekurudha e re Tiranë-Durrës, çmim bilete më të lartë por elektrike, moderne dhe konkuruese në kohë

28/08/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Hekurudha e re Tiranë-Durrës, çmim bilete më të lartë por elektrike, moderne dhe konkuruese në kohë
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Linjat hekurudhore kryesore në Shqipëri ka një gjatësi prej 416 km, por për arsye sigurie jo i gjithi është funksional për shkak të amortizimit të infrastrukturës. Përveç këtij problemi Drejtoria e Inspektimit Hekurudhor ka dalë në përfundimin që shpejtësia e ulët në lëvizjen e trenave dhe koha e gjatë e udhëtimit janë dy e bëjnë jo konkurrues këtë lloj transporti.

Por kjo situatë pritet të ndryshojë pas investimit prej 90.5 milionë eurosh që do të bëhet në hekurudhën Tiranë – Durrës. Rikthimi i hekurudhave është një nga synimet e qeverisë për ta kthyer atë në shërbim të qytetarëve dhe të jetë një alternativë për transportin publik.

Në vitin 2022 qytetarët pritet të kenë një hekurudhë të standardeve evropiane dhe më të sigurt. Hekurudha Tiranë-Durrës që pritet të rehabilitohet. Po ashtu do të ndërtohet edhe një zgjatim i ri nga gjurma ekzistuese deri në aeroportin Nënë Tereza.

Por nga ana tjetër rritja e cilësisë së shërbimit dhe investimi në fjalë do të rrisë çmimin e biletës për qytetarët deri në 200 lekë. Sipas të dhënave të Hekurudhës Shqiptare në muajin korrik një qytetar i rritur vajtje ardhje nga Kashari në Durrës ka paguar vetëm 110 lekë.

Rreth 60 mijë qytetar zgjodhën trenin si alternativë udhëtimi në vitin 2019, shifër që pritet të rritet me investimin e ri. udhëtimi pritet të jetë më komod por edhe më i kushtueshëm. Sipas parashikimeve pas përfundimit të investimit një biletë do të kushtojë 1.5-2 euro, dhe vajtje-ardhje një qytetar minimumi duhet të paguaj nga 3 deri në 4 euro.

Tenderi për projektin e hekurudhës ka hyrë në fazën përfundimtare, kur pritet të hapen edhe ofertat financiare. Pas nënshkrimit të kontratës kompania fituese do të ketë dy vite kohë për ta përfunduar atë. /Shqiptarja.com

Share206Tweet129


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

20/07/2025
VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi,  Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi, Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

20/07/2025
Si dinë ta kujtojnë artistin e madh me trup e shpirt xhevahir Pandi Raidhi miqtë dhe bashkëpunorët e tij pas 26 vitesh larg tyre

Si dinë ta kujtojnë artistin e madh me trup e shpirt xhevahir Pandi Raidhi miqtë dhe bashkëpunorët e tij pas 26 vitesh larg tyre

20/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In