• Kontakt
Friday, February 6, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Hapja e negociatave ndan BE në dy pjesë: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut larg sinjalit pozitiv. Ja shtetet që janë kundër!

30/10/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Hapja e negociatave ndan BE në dy pjesë: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut larg sinjalit pozitiv. Ja shtetet që janë kundër!
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duket se do ta kenë mjaft të vështirë rrugën për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Diskutimet e deritanishme në nivel të ulët përfaqësuesish, kanë krijuar dy grupe mes vendeve anëtare të Bashkimit Europian.

Nga njëra anë janë 14 vende si Italia, Austria, Rumania, Polonia, Hungaria, Sllovenia, Çekia, Sllovakia, Kroacia, Estonia, Letonia, Lituania, Malta dhe Irlanda që janë në mbështetje të Shqipërisë dhe Maqedonisë. Këto vende anëtare të Bashkimit Europian janë bërë bashkë dhe kërkojnë që t’u vendeve të Ballkanit Perëndimor t’u lehtësohet rruga drejt integrimit.

Por, mendim të kundërt kanë Franca, Danimarka, Suedia, Spanja dhe Holanda të cilat kërkojnë një kuadër me rregulla të forta negociuese. Madje Franca ka vendosur vija të kuqe dhe nuk ka pranuar që të tërhiqet nga qëndrimet e saj duke e bërë praktikisht të vështirë integrimin dhe zvarritur në kohë hapjen e negociatave.

Gjermania, e cila kryeson presidencën e BE-së është treguar gjithashtu jo mbështetëse për Shqipërinë dhe Maqedoninë, duke thënë se nuk do të kërkojë të bëhen ndryshime të mëdha dhe të lërë në fuqi rregulla të forta për integrimin. Negociatat mes vendeve anëtare të BE-së do të vijojnë deri më 10 nëntor.

Ndonëse për të dyja shtetet janë vendosur një sërë kushtesh të cilat duhet të plotësohen deri në konferencën e parë ndërqeveritare, Shqipëria ka plotësuar një pjesë të tyre. Ende problem në vendin tonë mbetet funksionimi i Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese. Për ngritjen dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese ndërkombëtarët kanë kërkuar që të mbyllet brenda këtij viti, por duket se një gjë e tillë nuk është e mundur.

Pra, mesa duket Bashkimi Europian ende nuk do ta japë dritën jeshile për Shqipërinë që të jetë pjesë e familjes së tyre. Qëndrimet e Holandës dhe Francës do të jenë ndoshta pengesa kryesore për hapjen e negociatave, pasi të dyja vendet janë shprehur skeptike që në fillim të procesit.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Doktori” i Fiks-it festoi 52-vjetorin mes harresës dhe zhgënjimit: Ata që i quaja miq e kolegë më kanë hapur gropën

“Doktori” i Fiks-it festoi 52-vjetorin mes harresës dhe zhgënjimit: Ata që i quaja miq e kolegë më kanë hapur gropën

05/02/2026
Aktori dhe regjisori shkodran Bruno Shllaku sot 69 vjeç … I urojmë të festojë sa më shumë vite të tjera.

Aktori dhe regjisori shkodran Bruno Shllaku sot 69 vjeç … I urojmë të festojë sa më shumë vite të tjera.

05/02/2026
Sot është 81 vjetori i lindjes të aktorit dhe regjisorit Dhimitër Pecani

Sot është 81 vjetori i lindjes të aktorit dhe regjisorit Dhimitër Pecani

05/02/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In