• Kontakt
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Hapen hetimet pas përgjimeve të “Ndrangheta”-s, SPAK verifikime për lidhje të politikës shqiptare me mafien italiane, disa zyrtarë të rrezikuar

25/01/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Hapen hetimet pas përgjimeve të “Ndrangheta”-s, SPAK verifikime për lidhje të politikës shqiptare me mafien italiane, disa zyrtarë të rrezikuar
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit do të nisë verifikimet pas publikimit të përgjimeve për disa anëtarë të rrjetit mafioz “Ndrangheta”, të cilët flasin për investime në Shqipëri.

Këto përgjime kanë shkaktuar debate të forta në vendin tonë, pasi personat që janë marrë të pandehur nga prokuroria italiane përmendin në bisedat e tyre presidentin shqiptar, këshilltarin e tij, Bashkinë e Tiranës, etj. Po ashtu flasin për takime me njerëz të pushtetesh, ministra etj.

Për këtë arsye Prokuroria e Posaçme ka njoftuar se ditën e sotme do të nisë kontaktet me autoritetet italiane lidhur me këtë dosje, për të parë nëse mafia italiane ka investuar në vendin tonë, ka pasur lidhje me persona të caktuar dhe sidomos me njerëz të veshur me pushtet në Shqipëri. Javën që lamë pas policia italiane ka zhvilluar një megaoperacion dhe ka vënë në pranga një grup shumë të madh personash si të përfshirë në grupin mafioz italian “Ndrangheta”.

Mediat italiane kanë raportuar se janë ekzekutuar 50 masa ndalimi me akuzën për korrupsion dhe mashtrim në vlerën e 250 milionë eurove. Nga personat e përfshirë në hetime janë edhe dy shqiptarë, ndërsa në përgjimet e zbardhura përmendet Shqipëria në shumë raste. Emri kyç në përgjime është ai i Antonio Gallo, i njohur dhe si “Princi”, i cili ka hapur një dyqan në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Ndërkohë në përgjime, ky person dhe 3 ortakë të tij flasin mbi mundësinë e investimeve në Tiranë, sidomos në biznesin e ndërtimit.

Në përgjim kanë rënë dhe politikanë e funksionarë kalabrezë, Tomaso Brutto e Saverio Brutto, babë e bir, të cilët flasin për një aktivitet në Shqipëri. Në bisedat edhe me palë të tjera ata thonë se në Shqipëri korrupsioni është galopant dhe me ndërhyrjen e eurodeputetit Lorenzo Cesa mund të krijohen lidhje me politikanë shqiptarë. “Korrupsioni është total”, “bëhet biznes pa tendera”, “mund të shfrytëzohej për të vendosur lidhje në Shqipërinë për aferat e tyre… “mjafton që një ministri në Shqipëri t’i japësh…” janë disa prej sekuencave të veçuara nga bisedat në përgjime.

Presidenti dhe këshilltari i tij

Në përgjimet e publikuara nga mediat italiane dhe autoritetet vendase, anëtarët e grupit mafioz në disa raste përmendin dhe presidentin shqiptar si dhe një këshilltar të tij. Gjatë bisedës mes tyre, njëri prej anëtarëve thotë se është në gjendje të takohet dhe me presidentin e shqiptarëve.

“Së pari, siç ju thashë një ditë më parë, nuk e bëra, nuk erdha tek ju për t’ju kërkuar, por ju erdhët tek unë! dhe unë nëpërmjet BRUTTO! Ju mbështesim, po bëj ccfarë duhet të bëj….por nuk dua që të tjerët të dinë se çfarë po bëj … ju vetëm duhet të dini se çfarë po bëj, sepse nëse një ditë ju prezantoj me Presidentin e Republikës së Shqiptarëve, do ta prezantoj me ju, por nuk do t’ia prezantoj Tommaso Bruttos apo Saverio Bruttos…”, ka thënë Ercole D’Alessandro.

Ndërsa në një moment tjetër ai përmend emrin e Ilir Kullës. Ky i fundit është këshilltar i presidentit Meta. “Tani që jemi atje, më të vërtetë, më ka telefonuar Kulla… është presidenti. Ky, Ilir Kulla, Këshilltar i Presidentit të Shqipërisë… Mund të informohesh… Në Itali me Presidentin, mbërrijnë në Romë. Në këto momente po i marr një takim me kë? Me Cafier De Rahon. Do të takohet me Cafier De Raho. E kupton? Por sinqerisht, të shkosh dhe të punosh për Tomasso Brutton… jo”, ka thënë D’Alessandro.

Sinjalet janë se mund të jemi para situatës që ishte Saimir Tahiri, ish-ministër i Brendshëm. Edhe ndaj tij nisën hetimet për shkak se përmendej nga grupi Habilaj dhe trafikant italianë. SPAK do kryejë hetime dhe mbet të shihet nëse vërtet politika shqiptare ka lidhje me mafien italiane. Pritet që në skaner të futen disa funksionarë në qeveri, Presidencë apo Bashkinë e Tiranës./Kliti Topalli

Share199Tweet125
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Shote Galica” e gjallë  aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

“Shote Galica” e gjallë aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

21/09/2026
Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

21/09/2026
Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

21/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In