• Kontakt
Friday, January 30, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Hapen dosjet për kandidatët e BKH, ja kush rrezikon të skualifikohet në fazën e parë, brenda muajit mbyllet procesi i përzgjedhjes

05/10/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Hapen dosjet për kandidatët e BKH, ja kush rrezikon të skualifikohet në fazën e parë, brenda muajit mbyllet procesi i përzgjedhjes
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Posaçme ka nisur punën për verifikimin e kandidatëve. Janë plot 650 emra të cilët kanë kandiduar për t’u bërë pjesë e FBI-së shqiptare, nga ku vetëm 60 do të përzgjidhen për të qenë në këtë strukturë të rëndësishme.

Verifikimi i tyre do të kryhet në disa faza, ku në fazën e parë kandidatët do të skualifikohen nëse nuk plotësojnë kriteret bazë, mes të cilave edhe arsimimi.

Sipas informacioneve komisioni i përbërë nga Vladimir Mara, Dritan Prençi dhe Enkelejda Millonai ka hapur dosjet e secilit kandidat dhe fillimisht po bëhet një verifikim paraprak nëse janë dorëzuar të gjitha dokumentet dhe nëse kandidatët plotësojnë kushtet bazë.

Pra ata që rrezikojnë të skualifikohen në fazën 1 janë të gjithë emrat që kanë mungesë dokumentacioni, si dhe personat që nuk kanë arsim të lartë policor, në drejtësi apo kontabilitet, ose arsim të lartë në degë të tjera që kanë lidhje me misionin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, nga një universitet vendas apo i huaj.

Si dhe ata që nuk kanë mbi 1 vit përvojë në fushën e policisë apo të drejtësisë penale. Bëhet fjalë për 650 dosje dhe duket se komisioni ka shumë punë përpara. Pritet që brenda pak ditësh BKH të japë detaje mbi emrat që plotësojnë kushtet dhe do të kalojnë në fazat e tjera.

Testimi

Kandidatët e kualifikuar në fazën e dytë i nënshtrohen një provimi me shkrim e me gojë, ku përfshihen teste konjitive, të sjelljes dhe të arsyetimit logjik. Do ketë një provim të zgjeruar me shkrim që mat aftësitë e shkrimit të raporteve, si dhe nivelin e shkrimit e leximit.

Më pas do ketë një intervistë nga një komision që mat aftësitë e komunikimit verbal, si dhe aftësinë për t’i komunikuar idetë me eficencë. Pra testi psikologjik. Faza e fundit është poligrafi apo makina e së vërtetës. Pra ata që pritet që të skualifikohen që në fazën e parë janë pikërisht ata që nuk plotësojnë kriteret e arsimimit dhe tashmë Komisioni i Posaçëm i Rishikimit ka nisur të hapë dosjet e 650 emrave..

Por procesi i skualifikimit po monitorohet edhe nga ndërkombëtarët e më konkretisht janë 2 anëtarë të Bashkimit Europian dhe 2 anëtarë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kandidatët që e kalojnë këtë fazë, do i nënshtrohen disa fazave të tjera. Kandidatët do i nënshtrohen edhe testimit me shkrim për të matur inteligjencën se sa të aftë janë për të shkruar raport. Më pas, ata që e kalojnë këtë fazë me sukses do të testohen për aftësitë fizike dhe në fund në makinën e së vërtetës.

Brenda muajit mbyllet procesi

Por përzgjedhja për 60 emrat që do të jenë pjesë e BKH po ecën me ritme të shpejta. Sipas informacioneve të gazetës pritet që Komisioni i Posaçëm i Rishikimit të mbyllë brenda këtij muaji procesin e përzgjedhjes së hetuesve dhe në muajin nëntor të nisen për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të trajnohen për 1 muaj.

Më pas FBI dhe Departamenti i Drejtësisë do të sjellin ekspertë në Tiranë që do të zhvillojnë trajnime dhe do të instalojnë pajisje speciale që do të dhurohen nga SHBA. Fakti që çdo kandidat do të kalojë në filtrin e amerikanëve tregon qartë se ky organ do të jetë imun ndaj ndikimit politik dhe kur BKH të jetë gati, politika duhet të trembet.

Muaji dhjetor do të jetë vendimtar për kupolën e drejtësisë. Në këtë muaj, BKH pritet të jetë funksionale dhe gjëja e parë që ata do të bëjnë është monitorimi i njerëzve të drejtësisë.

Përgjimi i telefonatave, email dhe kontrolli i llogarive bankare të anëtarëve të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion pritet që të fokusi i parë i punës së Byrosë së Hetimit. Deri më tani, monitorimi i anëtarëve të SPAK nuk ka ndodhur për shkak të mungesës së BKH, por me ngritjen e saj në dhjetor çdo gjë do marrë tjetër rrjedhë.

Hetuesit specialë të FBI shqiptare do të kryejnë përgjimet, ndërsa Drejtoria e Përgjithshme e Pastrimit të Parave do të merret me kontrollin e llogarive bankare./ELISJEDA KIKO

Share199Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Homazh për aktorin e humorit Xhemal Myftiu në këtë  përvjetor të lindjes së tij

Homazh për aktorin e humorit Xhemal Myftiu në këtë përvjetor të lindjes së tij

29/01/2026
Në kujtim të aktorit brilant Agim Qirjaqi në ditën e lindjes 75 vite më parë

Në kujtim të aktorit brilant Agim Qirjaqi në ditën e lindjes 75 vite më parë

27/01/2026
Ka lindur si sot “nëna” e gjithë fëmijëve të ekranit, artistja që na zbukuroi fëmijërinë, e paharruara Xhanfize Keko

Ka lindur si sot “nëna” e gjithë fëmijëve të ekranit, artistja që na zbukuroi fëmijërinë, e paharruara Xhanfize Keko

27/01/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In