• Kontakt
Thursday, August 14, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Hapen dosjet për aferat e prokurorëve, Olsian Çela bashkëpunim me Metanin, verifikim cilësisë dhe afateve në hetime

06/02/2021
in Aktualitet, Kryesore
A A
Hapen dosjet për aferat e prokurorëve, Olsian Çela bashkëpunim me Metanin, verifikim cilësisë dhe afateve në hetime
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas gjyqtarëve, Inspektorati i Lartë i Drejtësisë ka vënë në shënjestër edhe prokurorët. Deri më tani është kërkuar shkarkimi i dy gjyqtarëve që abuzuan me detyrën, ndërsa të njëjtin fat mund të kenë edhe prokurorët.

Prej gati 5 vitesh në organin e drejtësisë nuk ka patur inspektim, duke i lënë prokurorët të bëjnë sipas qejfit. Dikur ishte Ministria e Drejtësisë ajo që bënte inspektime, por ish-kryeprokurori i asaj kohe nuk i merrte parasysh. Në 2016 kompetencat e inspektimit i kaluan ILD dhe deri në ngritjen e këtij institucioni nuk pati asnjë kontroll ndaj prokurorëve. Por, mesa duket tashmë do të fillojë edhe ndaj tyre një kontroll i thellë.

Për këtë ditën e djeshme është nënshkruar një memorandum bashkëpunimi mes Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani dhe Prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela. Në njoftimin e publikuar nga Inspektorati i Lartë i Drejtësisë sqarohet se, kjo marrëveshje është nënshkruar posaçërisht për nisjen e hetimeve të thelluara edhe ndaj prokurorëve në vend.

Pra, në vijim ILD dhe Prokuroria e Përgjithshme do të punojnë bashkë për verifikimin e pasurisë dhe profesionalizmit për prokurorët, duke theksuar se çdo hetim do të bëhet në bazë të rregullave, pa lëshime dhe brenda afateve. “Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani dhe Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela formalizuan sot përmes nënshkrimit të një memorandumi, bashkëpunimin ndërinstitucional në drejtim të inspektimeve tematike e shkeljeve individuale të magjistratëve prokurorë.

Metani dhe Çela u shprehën se procedimi disiplinor duhet t’i shërbejë llogaridhënies dhe përgjegjshmërisë së magjistratëve prokurorë, në një ekuilibër midis parimeve të interesit publik për administrimin e drejtësisë, respektimit të të drejtave të individëve, parimit të ligjshmërisë, gjykimit të drejtë dhe të paanshëm, si dhe atij të ndarjes së pushteteve”, thuhet në njoftim. Sakaq bëhet e ditur se, gjatë diskutimeve, Inspektori i Lartë i Drejtësisë dhe Prokurori i Përgjithshëm e vunë theksin tek vendosmëria për respektimin rigoroz të Kushtetutës dhe ligjeve gjatë proceseve respektive të punës së dy institucioneve.

Ecuria e reformës në drejtësi

Të dy drejtuesit vunë në dukje se institucionet e drejtësisë duhet të bashkëpunojnë për të zbatuar reformën në drejtësi dhe për të rritur besimin e qytetarëve tek ky sistem. Vazhdimisht Metani është shprehur se për të rritur cilësinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve duhet zbatuar reforma në drejtësi, sepse ajo është më e rëndësishmja në këtë kohë.

Sipas tij në këtë mënyrë edhe ndikimi i politikës në sistemin e drejtësisë ka filluar të zbehet. “Reforma në drejtësi ka ngushtuar ndikimin e politikës në sistemin e drejtësisë. Jam i bindur kur them po, sepse Kushtetuta dhe ligji sot nuk krijojnë asnjë mundësi, që institucionet në procesin e vendimmarrjes së tyre të kenë ndikim të paligjshëm, politik apo çdo lloj tjetër. Reforma në drejtësi është një nga gjërat më të rëndësishme që ka ndodhur në këtë vend 30 vitet e fundit, sipas gjykimit tim.

Duke pasur parasysh se SHBA dhe BE janë partnerët strategjikë të Shqipërisë dhe reforma në drejtësi mori mbështetje në çdo pikëpamje prej tyre, do të thotë që edhe për shoqërinë është prioritet madhor reforma në drejtësi dhe zbatimi, efikasiteti e rezultati i saj”, është shprehur ai në një intervistë pak kohë më parë. Sipas z. Metani sfidë tani është zbatimi i kompetencave të çdo institucioni të dalë nga reforma, por edhe bashkëpunimi mes institucioneve, për t’i bërë këto institucione funksionale sepse ligji është aty dhe Kushtetuta është aty.

“Suksesi apo dështimi i një institucioni të drejtësisë varet nga të tëra institucionet e drejtësisë. Për të patur sukses reforma duhet të bashkëpunojmë. Personalisht unë dua që kur të iki, të më mbarojë mandati të iki me mendimin që u mundova dhe bëra diçka për këtë vend, vura tullën time në murin e madh të zhvillimit të Shqipërisë”, theksoi Metani. Prandaj sipas tij është e ndejshme që hetimet të vazhdojnë intensivisht për gjyqtarët dhe gjithashtu të zbatohet njësoj edhe për prokurorët.

Share203Tweet127


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Shumë urime aktori i jashtëzakonshëm, Dustin Hoffman, 8 gusht 1937!

Shumë urime aktori i jashtëzakonshëm, Dustin Hoffman, 8 gusht 1937!

08/08/2025
Kujtojmë sot 79 vjetorin e lindjes të aktorit Met Bega

Kujtojmë sot 79 vjetorin e lindjes të aktorit Met Bega

07/08/2025
Vendi i tij na mohoi dëgjimin e zërit që skenat e huaja e lakmonin…i pavdekshëm Lukë Kaçaj

Vendi i tij na mohoi dëgjimin e zërit që skenat e huaja e lakmonin…i pavdekshëm Lukë Kaçaj

07/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In