Greqia ka shënuar 3 viktima me COVID-19 në 24 orët e fundit si dhe 17 raste të reja. Tashmë numri total shkon në 108 viktima dhe 2 mijë e 224 të prekur teksa numri i viktimave për ditë është rritur ndërsa ai të infektuarve është ulur.
Greqia ka vendosur të shtyjë afatin për hapjen e kufijve tokësorë dhe detarë, me Shqipërinë, Italinë, dhe Maqedoninë e Veriut.
Autoritetet atje kanë njoftuar se deri me datën 15 maj, asnjë shtetas, automjet, avion apo jaht nuk do të mund të hyjë brenda territorit të Greqisë.