• Kontakt
Tuesday, August 12, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Gjyqtarja e arrestuar “peshqesh” i KLD-së së Bujar Nishanit, Berishës dhe Ilir Metës! Si i shpëtoi Enkelejda Hoxha 3 herë shkarkimit dhe me ndihmën e bashkëshortes së Alibejajt

12/02/2021
in Aktualitet, Kryesore
A A
Gjyqtarja e arrestuar  “peshqesh” i KLD-së së Bujar Nishanit, Berishës dhe Ilir Metës! Si i shpëtoi Enkelejda Hoxha 3 herë shkarkimit dhe me ndihmën e bashkëshortes së Alibejajt
1.6k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjyqtarja e Krujës Enkelejda Hoxha, e cila u prangos sot nga SPAK në sallën e gjyqit duket u hapur derën e burgut të dënuarit të radhës për vrasje, i ka shpëtuar tre herë shkarkimit nga detyra, falë ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë të drejtuar nga Bujar Nishani dhe më pas Ilir Meta.

Gjyqtarja Hoxha i ka shpëtuar shkarkimit në vitin 2014, në fund të vitit 2017 dhe në fund, në janar të vitit 2020. Në pranverë të vitit 2014, Nasip Naço në atë kohë ministër i Drejtësisë, i kërkoi Këshillit të Lartë të Drejtësisë që të shkarkonte nga detyra gjyqtaren Enkelejda Hoxha, për shkelje të rënda disiplinore dhe për mosnjohje të një vendimi unifikues të Gjykatës së Lartë.

Çështja e gjyqtares Enkeleida Hoxha u diskutua në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, së datës 14 prill 2014. Në atë kohë KLD-ja, sot e zëvendësuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, drejtohej nga Bujar Nishani, në cilësinë e Presidentit. Nishani ishte zgjedhur nga Sali Berisha dhe përfaqësonte vullnetin politik të këtij të fundit.

KLD-ja u mjaftua me vetëm një vërejte për gjyqtaren. Kjo masë e lehtë disiplinore jo vetëm që nuk e frenoi gjyqtaren, por i dha ‘zemër’ për të vijuar bëmat në drejtësi.

Në nëntor të 2017, Enkeleida Hoxha do të bëhej sërish objekt diskutimesh dhe reagimesh të forta, për shkak të lirimit nga burgu të Genc Tafilit, i dënuar me 25 vite burg për vrasjen e komisarit të Policisë Arben Zylyftari. Hoxha e liroi Tafilin pasi kishte bërë 17 vite burg.

Presidenti Ilir Meta, njoftoi se “Presidenti i Republikës, me cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, pasi u njoh me lajmin dhe reagimin publik të institucionit të Prokurorisë, për veprimtarinë e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, në lidhje me lirimin e shtetasit Genc Tafili, ka urdhëruar menjëherë Inspektoriatin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, që në përputhje me kërkesat e ligjit, të fillojë urgjentisht verifikimin e rastit në fjalë dhe veprimtarinë proceduriale të kësaj gjykate”.

Megjithatë, pavarësisht këtij paralajmërimi, ndaj gjyqtares Enkelejda Hoxha, nuk u mor asnjë masë. Inspektoriati i KLD, i cili duhej t’i propozonte Këshillit ndëshkimin e gjyqtares, drejtohej nga Mardisa Xhaferllari, të cilën Meta e emëroi në fund të 2019 anëtare të Gjykatës Kushtetuese.

Në 2017, gjyqtarja Hoxha liroi nga burgu edhe Ilir Pajën i dënuar për vrasje, rrëmbime, përdhunime, armëmbajtje pa leje etj., krime të kryera në Itali. Në shkurt të vitit 2019, Enkelejda Hoxha liroi nga burgu Hukuran Billën i dënuar me burg për jetë për vrasje në Angli Prel Markut. Billa u vra në qershor 2020 tek Komuna e Parisit. Më parë Billës burgun e përjetshëm ia kushte hequr Fatmira Hajdari.

Në mes të muajit janar 2020, gjyqtarja e Krujës, Enkeleida Hoxha, pranoi kërkesën e ish-numrit dy të bandës së Durrësit Endrit Dokle duke i shuar dënimin përjetë dhe dënuar përfundimisht me 25 vite. Po meqenëse Dokle kishte kryer 3/4 e kësaj mase të re dënimi, gjyqtarja Hoxha e liroi nga qelia me kusht, pas 16 viteve në qeli.

Këtë herë ishte ministrja e Drejtësisë, Etilda Hoxha, e cila reagoi ashpër dhe kërkoi shkarkimin e gjyqtares. Por, Enkeleida Hoxha shpëtoi dhe vijoi avazin pasi nuk ishte ngritur Inspektorati i Lartë i Drejtësisë, që ka për detyrë të hetojë shkeljet e gjyqtarëve. ILD-ja e kërkoi shkarkimin një vit më pas, në janar 2021.

Kërkesa për shkarkimin e Enkelejda Hoxhës po shqyrtohet nga KLG-ja. Enkeleida Hoxha i shpëtoi edhe pezullimit. Mazhoranca kërkoi të ndryshonte ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke parashikuara pezullimin e magjistratëve abuzivë brenda tre ditësh, deri ku të mbaronte hetimi disiplinor.

Këto ndryshime u kundërshtuan ashpër nga Ilir Meta dhe Partia Demokratike. Në këto rrethana, edhe pse Enkeleida Hoxha ishte nën hetim nga ILD-ja prej një viti, ajo vijonte të merrte vendime, duke projektuar vrasësit e radhës për t’i liruar nga burgu./Shqiptarja.com/ Nga Adriatik Doçi

Share223Tweet140


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Shumë urime aktori i jashtëzakonshëm, Dustin Hoffman, 8 gusht 1937!

Shumë urime aktori i jashtëzakonshëm, Dustin Hoffman, 8 gusht 1937!

08/08/2025
Kujtojmë sot 79 vjetorin e lindjes të aktorit Met Bega

Kujtojmë sot 79 vjetorin e lindjes të aktorit Met Bega

07/08/2025
Vendi i tij na mohoi dëgjimin e zërit që skenat e huaja e lakmonin…i pavdekshëm Lukë Kaçaj

Vendi i tij na mohoi dëgjimin e zërit që skenat e huaja e lakmonin…i pavdekshëm Lukë Kaçaj

07/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In