• Kontakt
Saturday, July 26, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Gjermania miraton rregulloren e re antiCOVID, s’ka karantinë për shqiptarët

12/05/2021
in Aktualitet, Kryesore
A A
Gjermania miraton rregulloren e re antiCOVID, s’ka karantinë për shqiptarët
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria gjermane miratoi të enjten një urdhëresë me rregulla për hyrjet në Gjermani gjatë pandemisë së Covid-19.

Në bazë të rregullores së re, personat e vaksinuar dhe ata që e kanë kaluar Covid-19 nuk duhet të testohen më kur hyjnë në Gjermani. Ata nuk duhet të kalojnë më as në karantinë.

Përsa u përket personave që nuk janë vaksinuar ose që nuk e kanë kaluar Covid-19 dhe që vijnë nga një zonë rreziku, siç janë për shembull Shqipëria e Kosova, ata mund ta sigurojnë hyrjen në Gjermani duke u testuar, me kusht që testi të dalë me përfundim negativ. Për këtë ata mund të bëjnë një test antigjen, nga bërja e të cilit nuk duhet të kenë kaluar 48 orë kur hyjnë në Gjermani; ose edhe një test PCR, që të mos jetë bërë më herët se 72 orë nga hyrja në Gjermani.

Si Shqipëria, ashtu edhe Kosova përfitojnë nga lehtësimet e rregullores së re për udhëtimet hyrëse të miratuar nga qeveria gjermane.

Lehtësimi më i madh për karantinën me rregulloren e re të hyrjes në Gjermani vjen për shtetet e klasifikuara si zona rreziku.

Dhe autoriteti kryesor i shëndetësisë në Gjermani, Instituti Robert Koch e klasifikon aktualisht Shqipërinë në shtetet zona të rrezikut. Ky klasifikim ka hyrë në fuqi në datën 25 prill. Më parë Shqipëria klasifikohej në shtetet zona të rrezikut të lartë.

Kosova dhe Maqedonia e Veriut nga ana tjetër, vazhdojnë të jenë zona të rrezikut të lartë.

Kur vjen nga një zonë rreziku, si Shqipëria nuk të duhet të hysh në karantinë (e cila si masë, në parim, ende ekziston për çdo person që hyn nga bota e jashtme në Gjermani), kur paraqet dëshminë e testit negativ, ose se je shëruar nga Covid-19 ose ke një librezë vaksinimi dhe se je vaksinuar me njërën nga vaksinat e licensuara në Bashkimin Evropian: me BioNTech/Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson. Këto të dhëna duhet të përcillen gjatë regjistrimit digjital të hyrjes në Gjermani.

E reja me rregulloren e miratuar është se kur plotëson kushtet e sipërpërmendura (pra paraqet test negativ, apo ke dëshmi se je shëruar nga infektimi me Covid-19 apo ke librezë vaksinimi për vaksinim me një vaksinë të licensuar nga BE) dhe kur vjen nga një shtet “zonë rreziku” si p.sh. Shqipëria, nuk të duhet të hysh më në karantinë në Gjermani.

Dallime midis zonave të rrezikut dhe zonave të varianteve të virusit

Për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, si zona të rrezikut të lartë, karantina (e cila si masë, në parim, ende ekziston për çdo person që hyn nga bota e jashtme në Gjermani) mund të përfundojë më e herta pesë ditë pas hyrjes në Gjermani, kur të lejohet si mundësi për herë të parë të testohesh për të shkurtuar karantinën.

Kur hyn në Gjermani nga zona të rrezikut të lartë, siç janë p.sh. Kosova dhe Maqedonia e Veriut, rregullorja e re parashikon se duhet të paraqesësh në hyrje edhe dëshminë e testit negativ ose se ke kaluar e je shëruar nga Covid-19, ose ke një librezë vaksinimi dhe se je vaksinuar me njërën nga vaksinat e licensuara në Bashkimin Evropian.

Sidoqoftë e rëndësishme për shtetasit si të Shqipërisë, ashtu edhe të Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut është që këto shtete nuk klasifikohen nga Gjermania si zona të varianteve të virusit. Sepse për zonat e varianteve të virusit, karantina në hyrjen në Gjermani nuk mund të eleminohet (apo si thuhet nga juristët “të përfundojë para kohe”), me anë të një testimi as me rregulloren e re.

Edhe për familjet do të jetë më e lehtë të udhëtojnë. Në bazë të rregullores së re, të vaksinuar duhet të jenë prindërit, fëmijët nuk duhet të jenë të vaksinuar.

DW

Share201Tweet126


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Arti që rron edhe pasi dritat fiken… Trashëgimia më e çmuar shpirtërore e shoqërisë shqiptare

Arti që rron edhe pasi dritat fiken… Trashëgimia më e çmuar shpirtërore e shoqërisë shqiptare

23/07/2025
“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

20/07/2025
VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi,  Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi, Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

20/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In