• Kontakt
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Gazetari zbardh skandalin e ri të presidentit: Meta i dha nënshtetësinë shqiptare të dënuarit për 5 v.rasje

21/10/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Gazetari zbardh skandalin e ri të presidentit: Meta i dha nënshtetësinë shqiptare të dënuarit për 5 v.rasje
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gazetari Adriatik Doçi ka bërë së fundmi një investigim në lidhje me nënshtetësitë shqiptare të lëshuara nga institucioni i presidentit dhe nga vetë presidenti Ilir Meta.

Në lidhje për këtë ai foli në studion e emisionit “Top Talk”, ku theksoi se sipas tij nënshtetësitë janë dhënë për qoka. Doçi tha se presidenti Meta ka dhënë nënshtetësi në formë të përshpejtuar për persona të inkriminuar, një prej të cilëve sipas tij ka kryer 5 vrasje në Kosovë.

Për më tepër thotë Doçi, ky preson i është dhënë nënshtetësia shqiptare, pasi është konsideruar nga presidenti Meta si aset kombëtar. Gjithashtu nënshtetësi sipas Doçit, janë dhënë edhe për shqiptarë të Kosovës dhe Maqedonisë, që kanë kryer një sërë paligjshmërisë në vendin e tyre.

Këto pasaportat janë dhënë për qokë, apo për përfitime financiare, si e mendon këtë gjë?

Adriatik Doçi: Aktualisht unë kam dokumentuar, paligjshmërinë e dhënies së nënshtetësive shqiptare, duke e kamufluar me personalitete që vërtetë e meritojnë dhe e kanë futur persona të tjerë. Për çfarë arsyesh e ka shkelur Presidenti i Republikës në mënyrë flagrante ligjin, kjo duhet hetuar nga organet ligjzbatuese. Dyshimet e mia janë për qoka, për përfitime politike, mbase për interesa të caktuara financiare. Ose mund të jenë të gjitha, ose asnjëri nga këto versione, këtë duhet ta verifikojë prokuroria.

Po përse duhet unë të shkel ligjin në kohë, kur mund të them t’i do e marrësh pasaportën shqiptare, do të presësh kohën e nevojshme dhe jemi brenda rregullave. Presidenti më duket shumë naiv në sjelljen e tij, jo vetë presidenti, stafi teknik ligjor që merret me këtë gjë nuk më duket aq naiv sa të bënte këtë gabim. Nuk ka ndonjë lapsus këtu?

Më të vërtetë nuk bëhet fjalë vetëm për kohën, në procedurat normale zgjasin rreth 1 vit. Nuk është vetëm koha është dhe kushti. Sepse që të futen në këto procedura, aplikanti për nënshtetësi shqiptare duhet të ketë banesë në Shqipëri dhe duhet të paktën të ketë jetuar të paktën 5 vitet e fundit në Shqipëri, këtë kusht nuk e plotësojnë, duke mos e plotësuar këtë kusht, i kanë hyrë kësaj procedure të përshpejtuar nën kamuflimin e aseteve kombëtare.

Juve nuk mendoni që koha është elementi kryesor në këtë gjë. Në momentin që keni sjellë në vëmendjen publike, a ka pasur një reagim nga prokuroria. A të kanë thirrur për këtë gjë?

Aktualisht nuk ka asnjë lloj lëvizje dhe sinjal nga prokuroria të nis hetimet, për të konfirmuar nëse këto fakte që ne i përcjellim publikut, ky investigim, ka apo jo elementë të veprës penale të konsumuar nga Presidenti i Republikës. Sipas meje Presidenti i Republikës ka shpërdoruar detyrën, faktet këtë tregojnë. Në reagimin e presidencës, përveç fyerjeve familjare, shantazhit, kërcënimit të koduar, kishte një pretendim që këtë nënshtetësi të dhënë në emër të interesit kombëtar, të cilët rezultojnë një pjesë që janë persona të inkriminuar.

Një ndër personat është dënuar me vendim të formës së prerë për 5 vrasje, për vrasjen e një familje të tërë në Kosovë. Ky person ka marrë nënshtetësinë shqiptare nga presidenti Ilir Meta, jo me procedurë të zakonshme, por e ka marrë nënshtetësinë si një aset kombëtar.

Sepse me procedurë normale ai e ka kryer dënimin dhe mund të vazhdojë të aplikojë për nënshtetësinë shqiptare. Por ta marrë nënshtetësinë shqiptare si hero është shumë komprometuese për opozitën dhe Presidentin e Republikës. Në këtë listë ka persona të arrestuar për manipulim votash. Këto janë shqiptar të kosovës. Janë persona të arrestuar për grabitje pronash, për dhunë, përleshje nëpër institucione, të gjitha të dokumentuara të përfolura dhe akuzuara nga mediat.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Sot dita e lindjes e ikonës së skenës dhe ekranit shqiptarë, “Mjeshtri i Madh”, “Artist i Popullit”, Sulejman Pitarka

Sot dita e lindjes e ikonës së skenës dhe ekranit shqiptarë, “Mjeshtri i Madh”, “Artist i Popullit”, Sulejman Pitarka

02/02/2026
Aktori Xhelal Tafaj festoi 73 vjetorin e lindjes! I urojmë gëzuar edhe shumë vite të tjera

Aktori Xhelal Tafaj festoi 73 vjetorin e lindjes! I urojmë gëzuar edhe shumë vite të tjera

01/02/2026
Në kujtim të “nënës së përrallave”  Vera Zheji, zëri simbol i Radio Tiranës sot në ditën e saj të lindjes

Në kujtim të “nënës së përrallave” Vera Zheji, zëri simbol i Radio Tiranës sot në ditën e saj të lindjes

01/02/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In