• Kontakt
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Gazetari: Gati të dëshmoj në SPAK për skandalin e Ilir Metës, kërcënimi ndaj meje mesazh për gazetarët

20/10/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Gazetari: Gati të dëshmoj në SPAK për skandalin e Ilir Metës, kërcënimi ndaj meje mesazh për gazetarët
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gazetari Adriatik Doçi shprehet se është gati të bashkëpunojë dhe të dëshmojë në SPAK për skandali i Presidentit Ilir Meta, me dhënien e nënshtetësive. “Shkelja është flagrante. Është dhunuar Kushtetuta, ligji për shtetësinë dhe është injoruar siguria kombëtare. Nuk e kuptoj se çfarë provash te tjera prek SPAK për ta nisur hetimet.

Jam gati te dëshmoj për SPAK për skandalin e Ilir Metës për shtetësinë. Nuk mund të kalojmë më skandale të tilla si më parë. Ka arsye të forta pse ka shkelur ligjin: E ka bërë për qoka, ndere klienteliste, pazare financiare, e ka bërë për vota apo për t’u dukur hero, kjo mbetet për t’u parë”, tha gazetari.

Doçi paralajmëroi publikimin e fakteve të tjera reja që rëndojnë pozitat e Presidentit. “Në vijim do të publikoj fakte të reja që komprometojnë rëndë pozitat e Ilir Metës dhe sipas mendimit tim e veshin me përgjegjësi penale. Do sjellim praktikën se si kanë vepruar Presidentët e tjerë me dhënien e nënshtetësive. Nëse ata kanë vepruar si Meta, Meta është i justifikuar. Nëse ata kanë zbatuar ligjin, që do të thotë se shtetësitë e veçanta i kanë dhënë me propozim të institucioneve shtetërore, Meta duhet të japë llogari për shkeljen e ligjit”, tha ai.

Gazetari komentoi edhe kërcënimet e Presidentit Meta, i cili ka thënë se do ta fusë në burg dhe do hakmerret. “Mesazhi kërcënues, duke u marrë më familjarë të tim, nuk ishte për mua. Mesazhi ishte për çdo gazetar në Shqipëri, që të mos guxojë të investigojë veprimtarinë e Ilir Metës si President”.

Gazetari shpjegoi procedurën e fitimit të nënshtetësisë shqiptare dhe shkeljen e Presidenti.

“Shtetësia shqiptare fitohet në dy mënyra:

1. Kur plotëson kushtet që janë; të kesh banuar jo më pak 5 vite në Shqipëri, të kesh banesë, të mos jesh dënuar dhe të mos përbësh rrezik për sigurinë kombëtare. Të kesh njohuri, të paktën fillestare, të gjuhës shqipe. Bëhet aplikimi në polici. Ministria e Brendshme përgatit dosjen për 6 muaj, bën verifikime. Ky afat mund të shtohet. Ia çon Presidentit, i cili ka 3 muaj kohë. Më pas merret vendimi. Procedura normale zgjat një vit.

2. Në raste shumë të veçanta. Kur je personalitet dhe Shqipëria ka interes madhor në fushën e kulturës, shkencës, ekonomisë etj. Por, edhe në këta rast duhet plotësuar kushti i sigurisë kombëtare, që do të thotë se duhet të kryhen verifikime nga institucionet që kanë kapacitetet e duhura. Rastet e veçanta parashikohen në pikën 7 të nenit 9 të ligjit për shtetësinë.

Nisa një investigim bazuar në disa dyshime. Së pari ishin fshirë dekretet për dhënien e nënshtetësisë në faqen e Presidencës. Së dyti, në tetor u botuar në Fletoren Zyrtare një dekret për dhënien e nënshtetësisë futbollistit afrikan Kubina. Ky person e ka marrë nënshtetësinë brenda disa orëve, akt i paprecedentë dhe skandaloz.

Në emër të interesit kombëtar u ka dhenë shtetësinë 419 si përjashtim nga ligji. Nga Ministria e Brendshme ka një sinjalizim se janë mbi 817. Ne kemi dokumentuar 429 raste.

Në listën e gjatë të emrave që Ilir Meta i ka pajisur me nënshtetësi në bazë të pikës 7 të nenit 9 të ligjit, ka disa personalitete shqiptare nga Kosova dhe Maqedonia që e meritojnë nënshtetësinë dhe justifikohet zbatimi i kësaj pike.

90 % janë, këngëtarë tallavaje, vrasës, njerëz të botës së krimit dhe korrupsionit, manipulues votash, vrojtues shpendësh, sekretare pushtetarësh, gjyqtarë dhe njerëz anonimë. Këta janë pajisur me nënshtetësi në emër të interesit kombëtar, si familjarë dëshmorësh dhe të shquar”.

Doçi tha se Meta bllokoi sa mundi ligjin e ri, për të vijuar qokat me nënshtetësinë.

“Bllokoi sa mundi ligjin e ri, duke me kthyer me dekret, pasi kishte hallin e pikës 7. Ligji i ri parashikon që në rastet të veçanta kërkuesit e nënshtetësisë do verifikohen nga një strukturë e posaçme në Ministrinë e Brendshme. Meta nuk e do verifikimin nga ministria”.(Shqiptarja.com)

Share199Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Sot dita e lindjes e ikonës së skenës dhe ekranit shqiptarë, “Mjeshtri i Madh”, “Artist i Popullit”, Sulejman Pitarka

Sot dita e lindjes e ikonës së skenës dhe ekranit shqiptarë, “Mjeshtri i Madh”, “Artist i Popullit”, Sulejman Pitarka

02/02/2026
Aktori Xhelal Tafaj festoi 73 vjetorin e lindjes! I urojmë gëzuar edhe shumë vite të tjera

Aktori Xhelal Tafaj festoi 73 vjetorin e lindjes! I urojmë gëzuar edhe shumë vite të tjera

01/02/2026
Në kujtim të “nënës së përrallave”  Vera Zheji, zëri simbol i Radio Tiranës sot në ditën e saj të lindjes

Në kujtim të “nënës së përrallave” Vera Zheji, zëri simbol i Radio Tiranës sot në ditën e saj të lindjes

01/02/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In