• Kontakt
Tuesday, June 17, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Gazetari Anri Bala i përgjigjet Kryemadhit: Ça është “non grata”?! Eshtë gjëma Monika, që dënimi i Tahirit do t’iu duket lule… “qafirëve”

06/02/2022
in Aktualitet, Blog, Kryesore, Speciale
A A
Gazetari Anri Bala i përgjigjet Kryemadhit: Ça është “non grata”?!  Eshtë gjëma Monika, që dënimi i Tahirit do t’iu duket lule… “qafirëve”
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Anri Bala

Monika Kryemadhi, Sali Berisha, Ilir Meta, janë shumë aktiv nëpër mediat e gallatës, që vetëm media nuk janë.

Madje, aq shumë “hanë” publikisht, sa u kanë shterur llogjet dhe përsërisin çdo ditë të njëjtat gjëra, që nuk kanë asnjë lidhje me realitetin, duke ia kaluar edhe imagjinatës më të shfrenuar të strehës së të marrëve… spitalit psikiatrik.

Sali Berisha, ka gjetur një “lugat” me emrin Soros, që as nuk e di se ekziston një “askush” si Saliu, për t’i mbushur mendjen vetes dhe atyre, që nuk kanë mend as sa të ngrejnë poturet, se personi që e ka shpallur “non grata”, ështa një miliarder amerikan dhe Edi Rama, duke i dhënë këtij të fundit një fuqi “titanike” si manipulues i SHBA-së.

Kjo sigurisht është një gënjeshtër tepër e rëndomtë, që ia kalon edhe trillimeve të konpiraconistëve më të famshëm të botës fantastiko-shkencore për politikën e SHBA.

Ndërsa Monika me Ilirin, megjithëse u lodhën e u coptuan për të gjetur një “Soros” të tyrin, nuk ia dolën dot. Tani e kanë mbledhur mendjen dhe janë të vendosur, se ata as që duan t’ia dinë për Amerikën. Ata tashmë e kanë bindur veten, se kanë punë me ata që i “duan marrëzisht”, që i kanë përdorur si aset pasurimi… “popullin e tyre”.

Por se kush është populli i tyre vetëm ata të dy e shikojnë… me nuhatje, si njerëz me luhatje mendore?!

Realisht ata kanë humbur konceptin e perceptimit dhe vuajnë nga daltonizmi, që mirë që nuk dallojnë ngjyrat, por nuk dallojnë as fytyrat. Mjafton ta pështysh në surrat njërin nga bashkëshortët dhe pa asnjë dyshim je pjesë e “popullit” të tyre. Fatkeqësisht këtë perceptim kanë edhe për shtetin amerikan.

Janë vërtetë të çekuilibruar mendërisht, kur deklarojnë se me Amerikën i kanë marrëdhëniet “vaj”, paçka se zonja e parë e LSI dhe e dyta e presidencës bashkë me presidentin në shkarkim, kanë vite që i ka mbuluar mospërfillja fyese e administratave amerikane, si shenjë e ogurit të zi.

Trimërim i zonjës që bënë sikur nuk kupton dhe nuk dihet se kujt i drejtohet me ulërima se: “Ça pastaj? Ça do me thënë Non Grata?! Unë nuk jam shtetase amerikane. Ju mendoni se të qenurit “Non Grata” në Amerikë të bëjnë të mirë me njerëzit me të cilët jeton. Ti jeton me njerëzit e tu këtu”, të lë vërtetë pa fjalë.

Ndërsa bashkëshorti i çoroditur, por që i kanë ngelur dhe dy kokrra në degën e mendjes, deklaron se “Non grata” më bën për të qeshur dhe se ai i druhet vetëm qëndrimit të shqiptarëve dhe nuk pyet për të huajt, pra SHBA, sepse ai ka qenë gjithmonë korrekt”.

Por një sqarim se cili është fundi i tmerrshëm i personave non grata:

Personat e shpallur non grata përbëjnë kërcënim për sigurinë kombëtare të SHBA, konfirmohet edhe nga një njoftim i Shtëpisë së Bardhë të vitit 2017, ku sqarohet se njerëzit nga Ballkani të shpallur non grata “vazhdojnë të paraqesin kërcënim të madh për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të SHBA-së”. Pra, përveç minimit të demokracisë në vendet e tyre, DASH u ndalon hyrjen në SHBA politikanëve të korruptuar, duke i identifikuar si kërcënim për sigurinë kombëtare.

Në fund të vitit të kaluar, Shtëpia e Bardhë miratoi strategjinë në luftën kundër korrupsionit dhe një ndër elementët kyç të kësaj strategjie është edhe ngritja e departamentit që do të merret me sanksione ndaj të korruptuarve. Kjo do të thotë, se të gjithë personat të cilët janë “non grata” do të futen në skaner për pasuritë që mund të kenë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe llogari bankare dhe biznese, në vendet partnere dhe në vendet ku akuzohen të cilat mund të bllokohen më pas. Sipas strategjisë do të ketë një koordinator antikorrupsion vetëm për Ballkanin.

Pra ky është ligji për personat non grata dhe me këto që po dëgjojmë, nëse do i shikojmë, dënimi i Saimir Tahirit është lule krahasuar me fundin e tmershëm të Saliut, Monikës, Ilirit dhe gjithë qafirëve me e pa pushtet, por që i pret një fund i tmerrshëm dhe sot po jetojnë tmerrin pa fund! Marrja e pasurisë është marrja e shpirtit… dalëngadalë./Ekskluzive.al

Share197Tweet123


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Historia e panjohur e filmit “Dueli i heshtur”: Të tre marinarët, s’donin të arratiseshin, kishin dalë për qejf në det, por u vranë me njëri tjetrin

Historia e panjohur e filmit “Dueli i heshtur”: Të tre marinarët, s’donin të arratiseshin, kishin dalë për qejf në det, por u vranë me njëri tjetrin

17/06/2025
Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

16/06/2025
Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa  Bekim Fehmiun

Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa Bekim Fehmiun

15/06/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In