• Kontakt
Friday, July 24, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Diaspora

Gati krijimi i kabinetit të ri, sot votohet qeveria “Kurti 2”! LVV bashkon votat me listën joserbe, zbardhet emri i njohur kush është kryeparlamentari i ri

22/03/2021
in Diaspora
A A
Gati krijimi i kabinetit të ri, sot votohet qeveria “Kurti 2”! LVV bashkon votat me listën joserbe, zbardhet emri i njohur kush është kryeparlamentari i ri
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Vetëm pak orë na ndajnë nga votimi në Kuvendin e Kosovës së qeverisë “Kurti 2”! Seanca për krijimin e qeverisë do të mbahet sot në orën 10:00, duke shënuar mbledhjen e parë të legjislaturës së tetë.

Sipas agjendës së publikuar në mediat vendase, fillimisht do të duhet të formohet komisioni i përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve, më pas do të bëhen betimet.

Pasi të gjithë të zgjedhurit nga populli më 14 mars të betohen, do të bëhet edhe zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, post për të cilin Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Glauk Konjufcën. Deri më tani partitë e tjera nuk kanë zbuluar emrat e personave që do të emërohen si nënkryetarë të Kuvendit, ndërsa LDK-ja ka caktuar Kujtim Shalën. Post që e ka mbajtur edhe në legjislaturën e kaluar.

Në zgjedhjet e 14 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit fitoi 50.28 për qind të votave apo 58 ulëse të Kuvendit, nga 61 vota që duhet për të krijuar qeverinë. Publikisht lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është shprehur se qeverinë do ta formojë me partitë e komuniteteve joserbe, duke përjashtuar kështu partitë shqiptare dhe Listën Serbe. Por siç ia garanton edhe Kushtetuta, Partia që përfaqëson komunitetin serb ka të garantuara dy ministri.

Po ashtu kjo javë pra pritet të jetë finale për krijimin e institucioneve të reja në Kosovë, pasi është caktuar që të thirret një seancë edhe për presidentin. Sipas Kushtetutës, presidenti i Kosovës i propozon kuvendit kandidatin për kryeministër, i cili jo më vonë se 15 ditë pas emërimit, paraqet përbërjen e qeverisë para kuvendit për votim.

Për shumicën parlamentare; Lëvizja Vetëvendosje, Vjosa Osmani është personi që duhet të qëndrojë në postin e kreut të shtetit, megjithatë duhen votat për të miratuar zgjedhjen e tyre. Edhe pse në zgjedhjet e 14 shkurtit kanë marrë 50,28% të votëbesimit sërish LVV-ja nuk mund ta zgjedhë e vetme.

Osmani dhe Kurti javën e kaluar kanë mbajtur takime konsultative me të gjithë përfaqësuesit e partive parlamentare, duke iu kërkuar atyre edhe votën për presidentin e ri. PDK-ja është shprehur qartë dhe e vendosur se nuk do ta votojë Osmanin për presidente duke e konsideruar si figurë “përçarëse”, ndërsa AAK-ja e Ramush Haradinajt ia kanë lënë detyrë kandidates për presidente dhe Kurtit që t’i gjejnë vetë votat e nevojshme.

Ndërsa ish-partia e Osmanit, Lidhja Demokratike e Kosovës, ende nuk e ka një vendim të qartë. Megjithatë kreu i kësaj partie, Lumir Abdixhiku është shprehur publikisht se Kosova ka nevojë për një president mbi palët.

Deri më tani duket se dyshja Kurti-Osmani kanë siguruar vetëm votat e komuniteteve joserbe, sërish të pamjaftueshme.

SI ZGJIDHET PRESIDENTI NË KOSOVË:

Sipas Kushtetutës, që një person të zgjidhet president i Kosovës, në dy raundet e para të votimit duhet të sigurojë dy të tretat e ulësve në Kuvend, pra 80 kartona jeshilë nga 120 në total. Në raundin e tretë gjithçka lehtësohet, pasi president zgjidhet ai që merr shumicën e thjeshtë prej 61 deputetësh, por në votim duhet të marrin pjesë të paktën 80 deputetë. Nëse edhe raundi i tretë dështon, vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditësh.

Share201Tweet126


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“The Odyssey” bën histori, sukses i jashtëzakonshëm i filmit të Christopher Nolan mbi veprën e Homerit

“The Odyssey” bën histori, sukses i jashtëzakonshëm i filmit të Christopher Nolan mbi veprën e Homerit

21/07/2026
Ata që i bëri shumë të qeshin sot dolën me lot në sy! Fieri i jep lamtumirën aktorit Todi Llupi

Ata që i bëri shumë të qeshin sot dolën me lot në sy! Fieri i jep lamtumirën aktorit Todi Llupi

15/07/2026
Arti fierak në zi, ndahet nga jeta ikona e humorit, “Artist i Merituar” Todi Llupi! (Video)

Arti fierak në zi, ndahet nga jeta ikona e humorit, “Artist i Merituar” Todi Llupi! (Video)

15/07/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In