• Kontakt
Friday, January 16, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Garancia sovrane, 7 kompanitë mediatike që aplikuan për kredi gjatë pandemisë

09/07/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Garancia sovrane, 7 kompanitë mediatike që aplikuan për kredi gjatë pandemisë
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një shkrimi i BIRN ka dhënë një listë me shumat e parave që kanë përfituar bizneset nga fondi i garancisë sovrane të qeverisë, i krijuar posaçërisht për përballimin e situatës pandemike të Covid-19.

Artikulli i gazetares Aleksandra Bogdanit, “Koncesionarët e qeverisë, përfituesit e mëdhenj të fondit të garancisë sovrane” thekson se në fillim të prillit, Këshilli i Ministrave miratoi instrumentin e garancisë sovrane me vlerë fillestare prej 11 miliardë lekësh, për t’u ofruar bizneseve në vështirësi kredi me interes zero për të përballuar pagat e punonjësve.

Në marrëveshje me bankat e nivelit të dytë, qeveria mori përsipër që të garantonte 100% kreditë e këtij instrumenti si dhe të subvenciononte plotësisht interesat e huave.

Një linjë e dytë e garancisë sovrane me vlerë 15 miliardë lekë u miratua më 13 maj, por qeveria mori përsipër të mbulonte vetëm 60% të principalit për kapital qarkullues dhe investime. Interesi i biznesit për programin e dytë të garancisë sovrane ishte i ulët.

Në këtë artikull përmendet se përfitues janë dhe kompanie të mediave vizive dhe asaj të shkruar në vend.

Pjesë nga shkrimi i BIRN

Në Shqipëri, një numër i madh mediash konkurrojnë në një treg të vogël audience dhe reklamash. Ashtu si bizneset e tjera, edhe industria e medias u trondit nga izolimi i shkaktuar nga pandemia e COVID-19, ku ndikimin kryesor e pati tkurrja e reklamave.

Mediat financohen edhe nga bizneset e tjera të pronarëve të tyre, ndërkohë interesat ekonomike dhe politike të pronarëve fajësohen për anësitë e forta në raportime dhe vetëcensurën e lartë.

Kompanitë mediatike kanë zënë një peshë të konsiderueshme në skemën e garancisë sovrane, ndonëse numri i aplikimeve të miratuara ka qenë i kufizuar.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, vetëm shtatë kompani mediatike janë kualifikuar për të përfituar kredi me interes zero në një vlerë të miratuar prej 144.5 milionë lekësh. Nga këto, kompanitë mediatike tërhoqën deri në fund të majit rreth 68.8 milionë lekë për pagat e punonjësve të tyre.

Vendin e parë në listë e mban televizioni TV Klan i Aleksandër Frangajt me 85.9 milionë lekë kredi të miratuar dhe 28.6 milionë lekë të disbursuara.

Kompania MTSC në pronësinë e Karlo Bolinos, që operon televizionin informativ Report TV përfitoi kredi me vlerë 20.3 milionë lekë –vlerë e disbursuar plotësisht deri më 29 maj 2020.

Edhe botuesi Ifran Hysenbelliu përfitoi një shumë të përafërt prej 20.5 milionë lekësh përmes tre kompanive të tij mediatike; Panorama Group, Focus Media Neës dhe Focus Press.

Kompania “Panorama Group”, botuese e të përditshmeve “Panorama” dhe “Panorama Sport” përfitoi kredi me vlerë 13.7 milionë lekë, nga të cilat disbursoi 8.9 milionë lekë deri në fund të majit.

Focus Media News, kompania që zotëron televizionin informativ News 24 përfitoi 5.8 milionë lekë kredi dhe i tërhoqi të gjitha ato, ndërsa kompania Focus Press me pronësi mbi të përditshmen “Gazeta Shqiptare” përfitoi dhe disbursoi rreth 943 mijë lekë.

Në total, kompanitë e Z.Hysenbelliu përfituan kredi me vlerë 55.7 milionë lekë dhe disbursuan 37 milionë prej tyre. Përveç kompanive mediatike, ai aplikoi në fondin e garancisë sovrane edhe me Universitetin Luarasi, Birrën Korça dhe kompaninë e ndërtimit, Erjoni sh.p.k.

Kompania TIBO shpk, partneri i rrjetit numerik Digitalb për transmetimet IPTV në të gjithë botën përfitoi gjithashtu dy linja kredie me 16.2 milionë lekë gjithsej. Nga këto, kompania tërhoqi deri në fund të majit vetëm 2.5 milionë lekë.

Pjesë e instrumentit të garancisë sovrane është bërë edhe televizioni argëtues, BBF. Ai ka marrë një kredi prej 1.5 milionë lekësh, vlerë të cilën e ka tërhequr të plotë.

Share200Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Foto e  pavdeksisë së gjenive  të skenës dhe ekranit në oborrin e Teatrit Popullor në Prill të vitit 1974

Foto e pavdeksisë së gjenive të skenës dhe ekranit në oborrin e Teatrit Popullor në Prill të vitit 1974

15/01/2026
Zyliha Miloti ” Mjeshtre e Madhe” festoi  ditëlindjen e…. Të paçim sa më gjatë në skenën tonë!

Zyliha Miloti ” Mjeshtre e Madhe” festoi ditëlindjen e…. Të paçim sa më gjatë në skenën tonë!

15/01/2026
Sot aktori korçar Marko Bitraku do të  festonte 75 vjetorin e lindjes

Sot aktori korçar Marko Bitraku do të festonte 75 vjetorin e lindjes

15/01/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In